Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i është bashkuar marshimit sensibilizues dedikuar ‘tetorit rozë’, me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të kancerit të gjirit, dhe aktivistë komunitetesh.
Me broshura nëpër duar dhe tullumbace, vajza dhe gra kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit për të shpërndarë informacion dhe për të ndërgjegjësuar qytetarët për rëndësinë e shëndetit të gjirit.
“Për të 13-in vit rradhazi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara me krenari ka mbështetur këtë aktivitet dhe fuqizimin e grave nëpërmjet shëndetit. Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit përqëndrohet në rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më shpejt dhe të jetojnë jetë të shëndetshme”, shkruan ambasada e SHBA.
Kim i kujtoi pjesmarrësit se kjo sëmundje nuk do t’ia dijë sa e pasur je, nuk do t’ia dijë ku jeton, nuk do t’ia dijë nëse je e lumtur apo e trishtuar, ajo i ndodh të gjithave ne, mund t’i ndodhë të gjithave ne.
“Prandaj shpresoj që të gjitha ne do ta bëjmë mamografinë. Nuk është e këndshme por duhet ta bëni! Dhe shpresoj që të gjitha ne të nxisim mikeshat tona, mamatë tona, motrat tona, gjyshet tona, vajzat tona që të bëjnë një mamografi”, u tha Ambasadorja Kim.
Ndergjegjesues apo sensibilizues?
Kushtuar apo dedikuar?
Ju jeni thjesht leternxires
Sikur ligji te kishte vepruar ndaj teje o palo president, me siguri me lart do ishim. Akoma nuk me fshihen pamjet filmike te ketij banditi duke vjedhur pasurite publike. Ik ore kriminel.
Pune dreqi, shikoj ca nga keto sharabajgat si i ngjiten ambasadores me shprese se keshtu mund te shpelajne historine e dhjere qe kane.