Basha e vendosi në lista, deputetja e Korçës shfaqet në takimin e Berishës: Ju kërkoj rrugëzgjidhje

15 Tetor 2021, 20:00Politika TEMA

Sorina Koti, deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, është shfaqur sot në Foltoren e Sali Berishës me demokratët në Korçë.

Deputetja Sorina Koti i ka kërkuar Sali Berishës që të gjejë një rrugëzgjidhje për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike për debatin mes tij dhe Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër, Berisha është përgjigjur duke thënë se zgjidhja është votimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Sorina Koti: Jam këtu si deputete e Korçës, si anëtare e PD. Bashkë me gjithë këta burra dhe zonja që ndodhen këtu në sallë, ne kemi qenë 8 vite në protestë bashkë, jemi përballur me regjimin e Ramës me gjithë makinerinë e pushtetit të tij, me gazin lotësjellës, me dhunën, me korrupsionin, me terrorin dhe me çdo presion që kjo qeveri i ka bërë çdo demokrati.

Ne kemi qenë të gjithë bashkë, e ku ndodhemi sot. Jemi në opozitë, në pikën tonë më kritike, më delikate. Jemi në një debat të brendshëm. Nuk do doja që sot demokratët e Korçës, demokratët e gjithë Shqipërisë, të ndodheshin në këtë situatë. Është vërtetë pikë shumë e vështirë. Po ju kërkoj ju, si themelues i PD, si një nga njerëzit të cilët e keni udhëhequr këtë forcë në vitet e suksesit të pushtetit të vetë.

Ju kërkoj të gjejmë një rrugëzgjidhje, një rrugëdalje, një forcë pozitive për të ringritur Partinë Demokratike në pushtetin e saj. Të gjithë ne këtu sot besojnë në atë logo, në Partinë Demokratike. Besojmë në vlerat demokratike, besojmë në vlerat tradicionale dhe në vlerat konservative. Forca jonë është bashkimi. Partia Demokratike është më e rëndësishme se çdo gjë.

Sali Berisha: Të falenderoj për praninë tuaj këtu dhe shqetësimin e drejtë që shprehe. Në qoftë se më pyet mua se nga duhet t’ja nisim ne për të kapërcyer këtë situatë, nga gjithë eksperienca ime 30-vjeçare unë mund të them se ne mund t’ja nisim vetëm nga vota.

Në ç’kuptim? Në qoftë se kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk pati integritetin për të dhënë dorëheqje, çka është standardi më normal, pas kësaj ai ndërmorri vendime të cilat kurrë nuk mund t’i merrte. Sepse statuti shkruan ndryshe.

Ne kemi një Kushtetutë dhe ne do zbatojmë Kushtetutën tonë. Çfarë do bëjmë? Pikërisht mund të mblidhej Këshilli Kombëtar, por meqënëse u krijua kjo klimë e paprecedentë, kur jashtë çdo lloj norme ai merr një vendim që s’e ka absolutisht kurrkund kompetencë, atëherë thamë të mbledhim Kuvendin. Se Kuvendin kemi ne forumin më të lartë dhe të përcaktojmë disa rregulla.

10 komente në “Basha e vendosi në lista, deputetja e Korçës shfaqet në takimin e Berishës: Ju kërkoj rrugëzgjidhje”

  1. biks says:

    E mor Lyl sa here te kam thene mos u merr me kurva se ta lene ne dere….

    1. LALA says:

      …..dobiçin…

  2. Koti nazeraj says:

    O sorìna koti po je kot fare.te dhj….. mu ne parti.pd nuk behet se e ka zene purtha.

  3. New York says:

    Sala nuk vrapon lartë e poshtë për të miren e Pd, por për të shpëtuar bythën e vet, se për Pd flaka ti dalë. Salës nuk i bënë derman as perendia. Po të futi Usa në thep shqekëz aha ke mërdhif, përpëlitu sa të duash….

  4. Edmond says:

    Zonje e nderuar,une nuk besoje fare ne ato qe besoni ju.Qe te vishe ne pushtet duhet te keni nje program dhe te krijoni ,tu jepni besim njerezve. Deputete e re por dukesh shume evjeter nga fjalori qe perdorni (regjimi, dhuna, korrupsioni)e ju flm shume keto ishin dhe atributet e PD kur ishin vete ne pushtet.Dua te degjoje nga deputete e rinje dicka ndryshe, nga te gjitha partit,mos u beni si te vjetrit.

  5. Vranakonti says:

    Eshte per t’u çuditur.Keta myteberet e PD-ke ankohen se ne protestat e dhunsheme jane perballur me gazin lotsjelles nga policia.Pse nuk thon keta maskarenje pse hodhi policia gaz lotsjelles? A nuk jane huliganet e PD-ke madje te paguar shtrenjet qe te hedhin bomba molotov,shashka,shishe me benzine derisa kryeministria mori flake,dera e saj u shkaterrua,e shume institucioneve u vu flaka,e gjithe Tirana flake tym nga te gjitha anet.Atehere policia,sipas ketyre te bente sehir dhe t’u thoshte beni çfarte te doni?.Jo more jo,PD-ke nuk e kupton dot kete dhe kurre nuk ka per te ardhur ne pushtet.

  6. Tirona says:

    Tra la la me bishta prasi.Partia mbi te gjitha,dhe sigurisht Sala.Kur lexoj keto hartimet,me kujtohen vitet para ’90.Njelloj,partia,bashkim,te ecim perpara,liri demokraci e futja pordhes.

  7. Fat man says:

    Z. “biks” te me falni, por Lulja (tranvestitja) eshte vete kurve dhe me kurva do te merret.

  8. Psikologu says:

    Nga syte duket e pafajshme , idiote enderimtare . Receta : Ne film per kalamaj para e pas buke .Rikuperim pas 200 vjetesh , I garantuar .

  9. Patronazhisti says:

    “Jemi perballur per 8 vite me Edi Ramen, me gjithe makinerine e pushtetit te tij, me gazin lotsjelles, me dhunen”,
    Ke harruar molotovet, zjarret, dhe sigurisht shurren e malokut Flamur Noka ne lulishtet e Tiranes.
    Qenke me te vertete nje “korçarke” e bukur, por me blete te ikura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje