Berisha fton Bashën në takimet e tij: Po je burrë hajde këtu dhe thuaj mendimet e tua

15 Tetor 2021, 19:50Politika TEMA

Sali Berisha i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të shkojë në takimet me demokratët nëpër qytete dhe të japë mendimet e tij për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.

Kryetari përjashton deputetin nga funksionet. Pse? Sepse tha që je shprehur në këtë mënyrë në mbledhje. Ish-kryetari nuk vjen dot këtu. Hajde more zotëri këtu edhe thuaj të gjitha mnendimet.

Ju garantoj që pjekuria juaj politike është shumë herë më e madhe nga ajo që mendon kryetari. Çfarë duhet të bëjmë ne? Ne duhet të kemi një parti sovrane.

Në pushtet nuk vijmë kurrë në qoftë se nuk jemi forcë politike sovrane. Nëse vendimet për ne i merr dikush tjetër, ne nuk jemi forcë sovrane, jemi një lëvozhgë opozitë”, deklaroi ndër të tjera Sali Berisha.

2 komente në “Berisha fton Bashën në takimet e tij: Po je burrë hajde këtu dhe thuaj mendimet e tua”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Nuk ka përkrahës Berisha, ajo tufë halabakësh që shkojnë nga foltorja në foltore nuk e kanë fare për gjë ti kthejnë krahët nëse shohin që ligjërisht i tregojnë vëndin. Ndaj kot hezitohet, vëreni përpara përgjegjësisë dhe keni për të parë që tërë ata të cilët sot shfaqen si përkrahës të tij, nesër do jenë armiqtë më të egër të tij. Pas Berishës shkojnë vetëm interesaxhinjë, asnjë njeri me moral.

  2. Luan says:

    PD -Jja nuk eshte bajraku yt o Sali kerma , qe sillesh jashte cdo norme e morali , qe ne fakt nuk kane egzistuar kurre per nje kriminel e terrorrist si ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje