Berisha: Kjo është një “pupël opozitë”, Basha përzuri njerëzit nga Shqipëria

15 Tetor 2021, 18:58Politika TEMA

Opozitën e Lulzim Bashës, Sali Berisha e konsideron një “pupël opozitë”.

Ai u shpreh se për shkak të opozitës së dobët të Bashës, janë larguar nga vendi edhe një pjesë e të rinjve për shkak se nuk shohin të ardhme.

Sipas Berishës, Lulzim Basha nuk arriti dot në gjithë këto vite që të ndërtonte figurën e liderit dhe të krijonte marrëdhënie të duhura me qytetarët.

Në mos suksesin tonë qëndron dhe përgjegjësia jonë. Po pse ky mos sukses? Në qoftë se do ishte një opozitë e fortë, jo një pupël opoizitë, Edi Rama s’mund të bënte kurrë këto që ka bërë.

Po pse ikin çdo ditë të rinjtë? Sepse s’kanë besim as tek ai as tek ne, se po të na shihnin ne si forcën e fitores nesër, do prisnin. PD këto vite për fat të keq kontraktoi një borxh të madh ndaj shqiptarëe. Në vitin 2021, diferencës në vota mes PS dhe PD është qartësisht më e madhe se në vitin 1997.

Votat që ka marrë PD janë 74 mijë vota më pak se në vitin 2013. Pse kjo? Sepse kryetarit aktual nuk i beson më shumë se 19% e atyre që votuan për ne. Ai nuk arriti të ndërtojë një figurë lideri të vendosur, por për fat të keq asnjë marrëdhënie të përshtatshme me ju. Ai ka një raport gjysmë të akullt me njerëzit dhe me qëndrimet.

A ka përgjegjësi Sali Beisha për këtë? Më shumë se të gjithë ju të tjerët këtu. Sepse e njoh më shumë se ju fushatën elektorale, thelbin e opozitarizmit. Pse unë kam toleruar? Dhe u kërkoj ndjesë për këtë. Ka patur vetëm një shkak, betimin tim që të mos kthehem. Më datën 26 Qershor 2013, unë jam zotuar se largohem pa kthim”, u shpreh Sali Berisha.

3 komente në “Berisha: Kjo është një “pupël opozitë”, Basha përzuri njerëzit nga Shqipëria”

  1. Salivirusi ppsh says:

    Ky eshte komuniste i keq
    Ne tallemi me kete lolo po ky genjene edhe veten , jetone ne nje bote tjeter
    Te gjithe ata qe e degjojne jane njerez me probleme mendore
    Berrisha edhe Basha jane njesoje njeri me pis se tjetri PD duhet ti largoje te dy dhe te beje nje rifreskim te partise

  2. american16al says:

    Ky eshte demagogu me i rrezikshem dhe tinzar, cfare beri ky maskara kur ishte ne pushtet, te na tregoje nje arritje pervec se korrupsionit, kjoskat qe Tirana te ngjante me lagjet e Bombeit te Indise apo Pakistanit…., cliroji dhe i vuri ne deture hajdutet etj. Ky eshte ndoshta unikal si antikombetare i hapur ne karieren e tij politike..

  3. fjala says:

    Se mos eshte bere dhe pedofil ky monstra qe merr me vete ngado shkon ca vajza te vogla; duhet verifikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje