Ndarja nga jeta e gazetarit Tepelena, Meta: Do kujtohet si shembull i duhur për gazetarët shqiptar

16 Tetor 2021, 11:39Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me koronavirusin.

Meta thekson se Tepelena dha një kontribut të pazëvendësueshëm në media.

“Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.
Të prehet në paqe0”, shkruan Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje