Shkrimtari Visar Zhiti ishte sot në Top Talk në një diskutim se si e sheh ai ndryshimin e Shqipërisë në 30 vitet e fundit.
Zhiti si një njeri i cili i ka vuajtur pasojat e diktaturës edhe duke qenë i burgosur, tha se Shqipëria ka bërë shumë përparime por është ende larg asaj që duhet të ishte.
Duke krahasuar pritshmëritë e viteve ’90 me Shqipërinë e sotme, ai tha: ‘90 ishte e bukur për të gjithë ra muri i Berlinit, një mur që ndante botën më dysh, njeriun, ishte shpresë e madhe. Pastaj u krijuan kushte që ra komunizmi dhe sigurisht edhe në Shqipëri kjo gjë do të vinte, shpresa ishte e madhe, nisi një rrugë që se dinim se ku do shkonim”.
E besoni se gjithë procesi i tranzicionit ishte organizim apo i natyrshëm?
Mund të ketë pasur një përpjekje të tillë nga ata që po binin për të mos rënë. Tani ka rëndësi nisja, se ashtu do të vazhdosh.
A jemi ne sot me prenë e pikënisjes së mashtrimit, pasi shumë personazhe që ishin atëherë, janë dhe sot për të mbajtur pushtet?
U bë një përpjekje që diktatura të ikte me sa më pak humbje, që ata që bënë diktaturën të bënin tani dhe demokracinë, kjo është karikatura e demokracisë sonë, se po bëhej po me ata që bën diktaturën, që nga armiq të pronës u shndërruan në pronar të mëdhenj dhe oligarkët më të rëndë sot.
A jeni të kënaqur me progresin e vendit sot?
Dhe vetë pakënaqësia është për tu kënaqur. Diktaturat janë ato që të detyrojnë të shohësh se çfarë po bëhet, po bëhet një hidrocentral, një hekurudhë, nuk hap dot gojë së të dënojnë. Ndërsa demokracia ka një veti tjetër, jemi të prirur të shohim atë që mungon, por nëse mendohemi pak më thellë, sidomos për ne që kemi qenë në burg, janë bëra gjëra që ne nuk i kishim menduar fare brenda telave. Është një Shqipëri pluraliste në një farë mënyre, pavarësisht se ata e përdoren keq, është një Shqipëri e hapur që shkon ku të duash, është një Shqipëri me zhgënjime të mëdha, që ti lejohesh të jesh i zhgënjyer, sepse dikur me dhunë duhet të ishe patjetër i lumtur dhe trushplarë. Ka ndryshime për më mirë, por jemi shumë larg asaj që duhet të ishim.
Çfarë duhej bërë që të ishim më ndryshe, çfarë mungon që s’prodhon një parlament që të krijojë progres?
Parlamenti, më vjen zor ta them, ka një katandisje që nuk është përfaqësues i popullit, por i partive.
Këto të fundit kanë interesat e tyre. Ajo se çfarë ju pyesni që nuk u bë mirë, është Shqipëria që nuk diti të ndahej mirë me të kaluarën e saj, nuk e dënoi dot së pari, por e vazhdoi me forma demon-kratike dhe kështu duke mos u ndëshkuar e kaluara ajo të vjen të përsëritet prapë në të ardhmen.
Rama sot konsiderohet si i fortë, arrogant dhe autokrat. Si dhe Berisha, doja të pyesja, pse prodhojmë ne autokratë, pse kemi nevojë ne për këta?
Ndoshta ne jemi mësuar kështu. I bindemi atij. Unë besoj që kemi një kulturë demokratike. Ne kemi ideatorë të Europës së bashkuar dhe në këtë përvojë jo vetëm që nuk e njohim por e lëmë në harresë . Shqipëria ka fille të mendimit demokratik, ka dhe përvojë të një jete demokratike, por duke i humbur ato ne veprojmë në mendësi diktatoriale edhe në demokraci.
Çfarë do bëjë ndryshe po të ishte ti kryeministri?
Shqipëria s’është pronë e askujt dhe është e të gjithëve. Ajo që ndiej unë, është se na mundoi mungesa e drejtësisë, ne erdhëm nga një sistem që s’kishte ministri drejtësie dhe hoqi avokatin. Dhe me pronën u sollëm keq, nuk ditëm ta çojmë kujt i takon.
Çfarë mund të jetë Shqipëria pas 20-30 vitesh?
Më e mirë se sot, jam optimist. Unë besoj shumë te të rinjtë. Kjo është shpresë.
U kthye ky nga Vatikani? Gam gam gam tere jeten ky dhe ankohet pse e pallojne pastaj.
po ky kush eshte ?
Shume e vertet kurre se kisha besue nga nje djale I edukume? Dhe që ka jetuare ne Evropa si Edi Rama të behet nje Erdoganist i shpifure.. Po Shqiptare nuk kane nga tja mbane prandaje voten per Edi Ramen edhe pse ky njeri eshte kthyer komplet ne nje Turke Otomane lindore nga menyra e qeverisjes dhe e propagandese dhe te ndertimit te xhamive dhe marren e votive te ekstremistet islamike… Kurse Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha Jane puro komunista hajdute kures Saliu eshte Edhe vrase
Qenke zhyt o zhit qe I fut ne nje thes.Ke frike ti ndash se te hap dosjen birisha.
Fjalet e titullit te shkrimit nuk i ka thene Visari. Ato jane fjale te pyetjes se bere nga intervistuesi. Truk gazetaresk i njohur ne te gjithe boten e medias.
Ju mund të shpresoni për më mirë , por duhet të jeni objektiv në këtë thënie .
Një pjesë e mirë , inteligjentë , mësimdashës , punëdashës dhe me pikpamje e aspirata si Artjoni e të tjerë , ose po shuhen nga mungesa e RREGULLIT dhe shtetit demokratik , ose po largohen me tufa , nga që ky vend nuk po krijon kushtet dhe s’i mban dot . Këtu po ngelen KRISTALISTA , që kanë mbush kafenetë e shumta , DROGISTA dhe Hajdutë ordinerë . Por , duke patur jo pak dhe HAJDUTE MODERNE , që krijojnë gradualisht një kastë të fuqishme e mjaft të rrezikshme Oligarkie të veshur me pushtet , më vjen keq , por shpresa për atë që ëndërroni Ju po venitet përditë e më shumë .
Pushteti është aq i ëmbël e i dashur , sa këta kanë rënë në dashuri dhe nuk e lëshojnë më kurrë veçse me dhunë e me gjak , mbasi edhe ata po me dhunë e me gjak po luftojnë me e mbajtë , duke degjeneruar popullin , demokracinë , jetënb e gjithçka .
Pse me dhunë ?
Sepse këtu, nuk ka më Demokraci dhe Zgjedhje demokratike , por vetëm shko për me bo adetin tek kutia e votimit , e kështu ka shitblerje e vjedhje votash për me kap pushtetin . Këta e kanë pru punën deri në atë derexhe , që shfrytëziojnë e vjedhin votat gjoja të ” elektorateve të veta ” , të majtë apo të djathtë , sa që edhe po nuk shkoi njeri me votu , i mbushin e i numrojnë po vetë .
I nderuar VISAR , emër të cilin nuk e harroj dhe e kam të dashur , sepse e ka pasë mbajtë babai im si pseudonim në kohë të LANÇl , kjo që po instalohet në Shqipërinë tonë të dashur dhe në shumë vende të tjera e ka emrin: FASHIZEM MODERN .
Mund te themi c’te duam por nje gje kurre nuk duhet te krahasohet Edi me Salen! Sala ka qene dhe eshte Sadist,spiun dhe tradhetar! Rama eshte dikush qe edhe une por edhe shume nga shoket e mi e kishim zili per arritjet e tij ne vitet e findit te 80 por edhe fillimet e 90tes! Saliu eshte nje fshatar -malesor i pagdhendur, pavaresisht nga njohurite e shumta qe ka! Nje produkt i aleances se kllases puntore me fshataresine dhe mentalitet medioker,urrejtje,percarje lufte,tradheti,servil dhe katil!