Finalizohet nisma “Ballkani i Hapur”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

16 Tetor 2021, 15:41Politika TEMA
Finalizohet nisma “Ballkani i Hapur”, zyrtarizohet marrëveshja

Finalizohet me një dokument të nënshkruar nisma “Open Balkan”, e kritikuar nga opozita shqiptare dhe politika e Kosovës.  Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare.

Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes  së  mallrave,  me qëllim   eliminimin   e pengesave në tregtinë e ndërsjellë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të  kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit. “Autoritetet  doganore të  Palëve bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurojnë kushtet për të thjeshtuar procedurën e tranzitit  ndërmjet tyre, në masën më të gjerë të mundshme”, thuhet në marrëveshje, që nxit rritjen e qarkullimit të mallrave ushqimore dhe industriale.

Memorandumi do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa që në paragrafin e parë theksohet se 3 nismëtarët, do të mbajnë të hapur ftestën për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të Open Balkan,  për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit.

Objektivat e Memorandumit

2 komente në “Finalizohet nisma “Ballkani i Hapur”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev”

  1. Enver hoxha says:

    Tradhetar

  2. Per korrektese says:

    Per debilat qe do fillojnë te bertasin si gjoja patriotë, sepse na e dashkan shume Kosovën.
    Ketu nuk ka rëndësi se kush është Edi Rama. Sot eshte neser nuk.eshte. Historia do ta gjykojë per ato që ka bere apo nuk ka bere.
    Ketu kemi të bëjmë me marreveshje ekonomike Mrs shtetesh. Po qe se jepni argument Luften e Kosovës, lufta ka 20 vjet që ka mbaruar.
    Lufta e Dytë Botërore mbaroi ne 1945. Imagjinoni sikur anglezët dhe francezet ne 1965 t’i thonin gjermaneve: “Nuk bëjmë tregeti me ju gjermanët, sepse nu na vrate ne luftë, dhe keni ekonomi me te fuqishme nga ne.”
    Por natyrisht, ata nuk ishin dhe nuk Jane aq debila.
    Debil eshte Albin Kurti qe vjen verdalle si kurve e keqe dhe nuk ulet ne tavoline t’ja fuse Vuçiçit këmbët në një kepucë, por pret ta ulin te tjeret ne tavoline.
    Nga kush pret Kosova dhe Albin Debili qe t’ja zgjidhi problemin Kosovës?
    Se mos thoni Shqipëria dhe Rama, sepse Albini nuk bashkepunim me qeverinë shqipëtare. Nuk është se ka bere publik ndonje takim.me Ramën ku.ka kërkuar bashkerendim politikash, dhe Rama nuk i eshte pergjigjur. Ka dale hapur kunder Ramës me partine e vet.
    Ndersa Rama është kush eshte, eshte Kryeministri i Shqipërisë, dhe i ka bëre thirrje Kurtit te ulet ne tavolinat ballkanike si i barabarte me Vuçiçin. Por Kurti nuk.ulet ne tavoline po i tha Rama. Vetëm po i tha Berisha, Meta, dhe Putini.
    Lereni patriotizmin fallco, se nuk keni hedhur ndonje pushkë per Kosovën.
    Madje edhe ata që kane luftuar per Kosovën po i fusni ne burg me spiunlleqe Enveristo-fashiste. Dy heronjtë e Kosovës, Haradinaj dhe Thaçi, u perballen dhe po perballen me akuza fashiste nga ata që sot kane pushtetin në Kosovë dhe opozitën ne Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje