Nga Aranit Muraçi
Shqipëria po planifikon të shkojë vitin tjetër në hapësirë. Me dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” kryeministri Edi Rama paralajmëroi së shpejti udhëtimin historik të vendit tonë, në orbitë. Megjithëse, sot jemi vendi më unik në botë: me hekurudha dhe pa trena!
Ndonëse është pritur me mosbesim, humor dhe shaka ky premtim, një objektiv i tillë nuk është as çudi, as edhe aq i pamundur.
Aktualisht në hapësirë ndodhen mbi 4 mijë satelitë. Sipas madhësisë dhe teknologjisë ato kushtojnë nga 10 milion deri në 400 milion dollarë.
Nuk është e thënë që Shqipëria të ketë austronautë, as të prodhojë mjete që do të mund të udhëtojnë në hapësirë. Në fakt, ne si vend nuk prodhojmë as biçikleta dhe shumica e shoferëve që zotërojnë automjete e kanë marrë patentën pa bërë asnjë muaj kurs. Ata zakonisht nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, shkaktojnë shpesh aksidente të evitueshme, duke marrë jetë njerëzish.
‘Shkencëtarët’ tanë nuk janë në gjendje të parashikojnë sot, nëse nesër do të jetë shi apo diell. Edhe meteorologët tanë nuk bëjnë matje në terren. Ata i vjedhin të dhënat nga vendet fqinje.
Edhe një ndër të vetmet kompetente të studimeve hapësinore që kemi, Mimoza Hafizi, e konsideroi fanta-shkencë idenë e kryeministrit.
Por, megjithatë, këtë shërbim mund t’ia afrojë Shqipërisë një shtet tjetër. Për shembull për ngritjen e kompanisë ajrore “Air Albania” nuk ishte e thënë që Shqipëria të prodhonte avionë. Edhe për pilotë, nëse nuk kishim, mund të pajtonte të huaj. Po ashtu, edhe çdo shërbim për teknologji dhe arritje të tjera shkencore që nuk i kemi, mund t’ia siguronte një vend tjetër.
Siç u tha qëllimi i dy satelitëve është për një kontroll sa më të mirë të territorit shqiptar. Përdorimi i mjeteve hapësinore, siç theksoi Rama, do të jetë për çështje që ka të bëjë me punët civile të vendit dhe mbi luftën kundër krimit të organizuar, apo për kontrollin e lëndëve narkotike.
A do të munden satelitët të ndihmojnë Shqipërinë, në këtë drejtim?
Ndoshta do të ishte më e nevojshme që të investohej në drejtime të tjera me qëllim pajisjen e vendit me mjetet e duhura, për të përballuar siç duhet fatkeqësitë natyrore, në raste tërmeti, përmbytjesh, zjarresh etj.
Gjatë zjarreve që u ndezën gjatë verës së fundit, Shqipërisë i mungonte qoftë edhe një helikopter për të shuar flakët.
Sateliti mund t’i identifikojë hapësirat e djegura, por nuk mund të ndihmojë për shuarjen e tyre.
Sa shanse ka për të identifikuar kriminelët dhe trafikantët, me qëllim për t’i parandaluar ata?
Do të ishte fantastike nëse satelitët do të identifikonin korrupsionin, së pari në sistemin e drejtësisë, për parandalimin e këtij fenomeni kaq të përhapur në vendin tonë.
Me aq sa është thënë, disa nga investimet e mëdha në infrastrukturë siç është Rruga e Arbrit kanë mbetur pa përfunduar në kohë, për shkak të mungesës së financimeve, ndërsa Shqipëria zyrtarisht po përgatitet që të kërkojë së shpejti edhe 700 milion euro borxh në tregjet e huaja.
Prandaj edhe nëse realizohet fluturimi në hapësirë, ai mund të jetë thjesht një aksident. Kujtojmë se vendeve të zhvilluara iu dështojnë shumë misione hapësinore, mirëpo ato kanë burime të mjaftueshme financiare për të testuar aftësitë e tyre shkencore.
Përtej ëndrrës së ndonjë fluturimi në hapësirë, aktualisht sfidë për vendin tonë mbetet përballimi me sukses i krizës energjitike ose i ndonjë fatkeqësie natyrore të stinës së dimrit, siç mund të jenë përmbytjet.
Turkoshqipfoles dtejt….. hapsires/allahit!?
Do te shkoi muti ne qiell/gju…… gezuar ramazonin.
Do i dergojme satelitet sapo te ndertojme nje qerre kozmike.
Te cojene cfare te duan vetem te qine pak aman!
“Ndofta do të jetë një aksident…” Po a nuk po përmbytemi nga aksidentet aq sa nuk bëjnë më përshtypje?! Ne jemi vend aksidentesh, le të ndodhë edhe një më shumë. Të paktën ky “aksident” nuk merr jetë njerëzish në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjithë ato që quhen mrekullitë e botës janë jetësuar duke ngrënë mijëra e mijëra jetë, për të cilat nuk kujtohet askush nga ata që mrekullohen prej tyre e para tyre. Përherë jetët paraardhëse jepen për “mrekullimin” e jetëve pasardhëse. Në histori nuk ka vend as për qesëndisësit as për qaramanët. Në histori mbeten vetëm veprat e guximtarëve, që shpesh në kohën e tyre duken qesharakë. Don Kishoti vetëm guxoi dhe mbeti në histori pa realizuar asnjë nga ëndrrat e tij fantastike. Ç’do të thuhej për të sikur të kish realizuar një pjesë të tyre? Fantazia, duke qenë fluide, nuk preket kurrë prej goditjeve të rënda të çekanit prej çeliku të injorancës.
Aksideni i vetem ne kte Bote jane kjo rrace muti qe ndyjne hapsirat e Medies ne Shqiperi .
S’e mora vesh ku ishte ideja e ketij artikulli. Mos bli satelit por helikopter? Atikull idiot
Mos u cuditni,. Rama do ta bente pa problem. 20- 30 milione euro si ka per gje. Per nje kapriço flaku 120 milione me Beketin. Nuk do te duheshin per asgje pasi satelitet jane vetem nje pjese e nje sistemi te tere kompleks rrjeti antenash, radaresh e softueresh qe sigurisht duan edhe nje “ushtri” specialistesh qe nuk I kemi por propagandes se Narcizit do ti hynin ne pune pasi delet qe e votojne do tu duket se u barazuan me ShBA- ne dhe Rusine.
Specialistet jane, Ata jane femijet e emigranteve te cilet jo vetem qe do te drejtojne satelitet por do vijne te drejtojne dhe shtetin shqiptar, qe te ardhurat e familjeve te tyre qe dergojne ne shqiperi mos te mbushin me xhepat e politikaneve te pa afte dhe hajdute , por tashme kur keta emigrante mbasi te kene mare drejtimin e partive politike dhe pushtetet ekzekutive do ti menaxhojne shume mire keto te ardhura te familjeve te tyre , ne investime pse jo edhe per Satelitet. Kjo qe thote Kryeministri me len te kuptoje se diaspora ,( jo ajo diaspore e para viteve 90 se keta nuk e kane ndihmuar shqiperine) por emigrantet mbas viteve 90 jane tashme te pergatitur dhe te afte te drejtojne vendin dhe seshpejti me ftesen e kryeministrit do ti hapet rruga te kapin majat e poltikes shqiptate…..
PS ka shume vite are e ka nis reformen brenda saj si dhe po i ap rrugen per emigrantet qe te vijne dhe te drejtojne PS, po keshtu dhe PD sapo ka nisur reformen e saj dhe mos te shpresojne qe nga kjo reforme te perfitojne te gjithe ata qe jane sot ne kupolat e te dy partive, frutet e kesaj reforme do ti shijojne emigrantet sepse Ata kane kontribuar me shume pet Shqiperine por fatkeqesisht kontributet e tyre kane shkuar ne pasurimin e nje pakice politikanes te te dyja kraheve……
Një lypsar me lekët që ka mbledhur shkon të drekojë në një restorant luksoz.
Pse gjithnje shifet gota gjysem bosh?! Eshte dicka shume e mire nese perdoret ne te gjitha aspektet e sherbimeve dhe avantazheve qe jep.
Teknologjia sot eshte mjaft e rendesishme, dhe te mendosh qe eshte vetem ne fillimet e veta. Te investosh ne komunikimin satelitor, do te thote te permiresosh shume sherbime teknologjike qe kane nje impakt mjaft te larte si ekonomik po ashtu edhe kulturor. Teknologjia ne vetvete eshte deflacionare, keshtu qe cdo sherbim i lidhur me te, do te kushtoj me pak nga sa kushton sot. E rendesishme eshte qe te perdoret ne kapacitetin e plote te saj. Dhe jo sa te behet nje tender, te cohen satelitet te flen gjume ne hapesire ?
Artikull simpatik dhe gazetari qe e shkruan ka pen dhe humor te lezeçem rrespekte .
Na duhet nje anije kozmike per te cuar emigrante ne mars para se ate ta zene amerikanet dhe te na kerkojne te aplikojme per azil.
MIre e ke ti, se pastaj edhe Sala nuk shkon dit se do te jete “non grata” edhe ne Mars.
Si dallohen sahan lëpirësit e pushtetit? Ja si A.Muraçi. Edhe sikur pordhë të bëjë Ramsesi, do dalë Araniti të mbrojë pordhën. Do hanë bukë të gjithë, s’ka faj i shkreti!
Tersi i Pojanit shqiptar eshte. Shtetet qe kane satelite ne hapesire, i kane per hobi, jo se u duhen, u kane dale ca leke teper dhe i hedhin ne atmosfere e ca ne stratosfere. Budallalliqe qe na i meson bota.
O murac, qenke si mur qerpici me argumentat qe jep.
Po mire o zoteri, ajo Hafizi qe merret me hapesiren i quan lodra kalamajsh ato 4 mije e ca satlite???!!! Hajde mendje ndritur hajde. Merru me gjera te tjera qe merr vesh letua satelitet budallenjve.
Turkoshaket ashtu sic marin patentat pa kurse adhtu mund te marin edhe patenten per raketa e satelite pa kurse e pa njohuri se jemi populli me i zgjuar i botes,dhe zgjusrsia na ka lene me te prapambeturit r botes
Jeni qorra e driteshkurter.kjo qe thote Rama eshte e ardhmja e afert..e do ti sherbeje njerezeve per te permiresuar jeten..vetem njerezit qe mendojme per sot flasin e shkruajne keshtu…pas pandemie lipset qe te behen ndryshime thelbesore ne organizimin e jetes te te gjithe shoqerise e per te shfrytezuar tere kapacitetet shkencore e teknollogjike se do ndihmoje qe shume leke qe shpenzohen per sherbimet e vrojtimet te shkojne per vepra publike shkolla ,rruge,spirale,etj..llogarisni se punen qe do bej satellti do duheshin shume forca njerezore ,kohe ,para ..prandaj para se te flasim,shkruajne,kritikojme shajme ti mendojme e bluajme gjerat
Jeni fandaksur pas gomarlleqeve te gomarices akademike qe shitet per shkencetare se shef henen naten me teleskop loder. Kontrolli me GIS eshte e ardhmja e afert, o idiote katunare leshi.
Hedh nje budalla nje gur ne uje… budalla dhe i rrezikshem, shef ndonje film, i fut nja 2 viza dhe hopla sputniku ne ajer
Qifi, Qifi, Qifi paske dale edhe ketu?
Jo, mua me beri pershtypje qe e vetmja ne Shqiperi si shkenctare qenka Mimoza Hafizi; kuku nene, thone ata andej larte. Po Mimozes Edi Rama i dha shansin qe te publikohej dhe ajo u pleks me Blushin duke formuar parti me libra (besoj libra te fizikes kane qene!) dhe ne fund u zu dhe me Blushin e iku nga partia–e ç’te te theme me per shkenctaren Mimoza hafizi ! Mer per nje e plas per tjetrin.
Ky eshte tamam rasti kur mund te thuhet; hedh budallai nje gur ne lume dhe shkojne ta kerkojne 50 te mencur.
Me fal, ne te vertete eshte: del nje psikopat qe bon sikur hedh nja dy satelite mbrapa baçes dhe nja 300 – 400 debila bertasin shpetuam nga gjith problemet.
KJo qe thot Rama ka mundesi te realizohet por jo nga kapacitetet tona inteligjente . Mos harroni se ne jemi antaret me besnik te NATOs . NATO ka shume plane ne Ballkanin perendimor .Asaj i intereson per te marr nje informacjon me te shpejte e te sofistikuar ne kete rajon. Ndoshta eshte zgjedhur vendi yne per te realizuar, si baze nisje te satelitve ,kete qe thot Rama .Padyshim qe kjo dote kryhet nga Aleatet tane.Emri i satelitve dote jete Al-1 e Al -2. Une nuk shikoje dicka qe s’realizohet .Teknikishte jo nga ne .
Shqiperia nuk parashikon te shkoje vitin tjejer ne hapsire, mendoj une, por eshte plotesisht e mundur, sot, qe Shqiperia te dergoje ne hapsire dy satellite per interesa te shtetit shqiptar.
Jane me shume se 100 shtete ne Bote qe kane aktualisht satelite ne hapsire, nder ta jane: Algjeria qe ka gjashte satelite, Bangladeshi ka 1, Azerbajxhani ka 2, Laosi ka nje, Maroku ka 2 e keshtu me radhe. Qysh nga viti 1957, kur ish BRSS leshoi Sputnik, qe ishte edhe sateliti i pare i bere nga dora e njeriut, hapsira eshte populluar me 60 deri ne 100 satelite ne vit deri ne vitin 2010. Nga viti 2010 e ne vazhdim numeri i sateliteve te leshuar ne hapsire eshte rritur me here. Ne vitin qe jemi (2021) deri ne shtator jane leshuar 1400 satellite.
Nese 10 vet me pare demokratizimi i hapsires ishte nje qellim, sot mbipopullimi i hapsires mund te kthehet ne nje problem. Rritja e numrit te entiteteve (launch service provider (LSP)) qe ofrojne leshimin ne hapsire te sateliteve, rritja e fuqise se rraketave dhe sidomos futja e teknologjive te riperdorimit te rraketave e ka ulur ne menyre drastike koston e leshimit ne hapsire te sateliteve. Po ashtu avancimi i teknologjise ka bere te mundur uljen e peshes se sateliteve the per pasoje cmimin e leshimit te tyre ne hapsire.
Nese para 15 vitesh kosto e leshimit te sateliteve ishte 54000 dollar per kilogram sot ajo mund te shkoje deri ne 1400 dollar per kilogram dhe synon qe brenda 4 ose pese viteve te ardhshme te shkoje 10 dollar per kilogram. Nuk eshte per tu habitur pse sot ne hapsire ka edhe satelliet te hedhur per llogari te universiteteve te caktuara. Jetojme ne kohe te tjera.
O Lipe, nuk po tallet njeri me Ramen sepse leshimi i sateliteve eshte i pamundur, as per faktin qe do te jemi nga te rrallet qe do te leshojme satelite, puna eshte se ne kete vendin tone te mrekullueshem ka shume nevoja te tjera per te zgjidhur perpara se t’i vije rradha sateliteve. Me nje fjale eshte ceshtje prioritetesh, por keto i vendos qeveria dhe kur ne krye te qeverise eshte nje egomaniak qe vuan nga mania e madheshtise dhe cdo gje e ka ne funksion te formes dhe jo permbajtjes prioritetet reale shkojne per lesh. Eshte si puna e asaj familjes ku kryefamiljari i le kalamajte ba buke, rroba e libra dhe shkon i prish paret neper gostira dhe ahengje andej ketej me argumentin se edhe fqinjet e tij shkojne neper gostira dhe ahengje.
Zoti Muraci!
Menyra juaj e te shkruarit, opozita juaj brilante me formen sesi i paraqesni argumentat per te vene ne udhen e arsyes administruesin kryesor te parave publike eshte ushqim jo per kete forum. Si lexues, une pergezoj sinqerisht Mero Bazen qe ju ka dhene mundesi te shpreheni ne kete site online. Para pak kohesh lexova edhe nje shkrim brilant nga Gezim Basha me titull “Rebusi rus ne Tirane”. Keto tregojne perpjekjet qe po bene Tema per te rene ne duart e intelektualeve te vertete. Por eshte e cuditshme prapambetja mendore e shume komentuesve ketu. Jane mesuar vetem me sharje dhe fyerje te drejtperdrejta, ndjehen te ngazellyer kur poshtrohet pafundesisht ARMIKU. Njeansheria e tyre e skajshme eshte vertete turperuese per qellimin editorial qe Mero ka marre persiper te shfaq me kete gazete.
PA INRASTRUKTURE ;PA HEKURUDHA;PA RRYME ;PA UJE TE PIJSHEM 24 ORE VENDI ME I VARFER NE EVROPE HHHAAA
Surreli we have a problem!
Roger!
Na mbaroj e bardha.
Ka mçef lala nai kile posht lavamanit te hales.
Pse jo,satelitet sherbejne per te mbajte serverat qendror e te pergjthshem per regjistrue te gjthe transaksionet financiare ne te gjitha Bankat qe operojne ne Shqipni dhe me Bankat e hueja.Lufta kunder korrupsionit dhe fiktivitetit financiar ne orbite bahet ma e plote dhe pa pase nevojen e gjithe asaj armate punonjesish financiare si taksat,tatimet etj. Regjistrimi hipotekar e te tjera sherbime shtetnore.
hedhja e sateliteve behet me kerkesen e NATOS per interesa te saj o rrota kari qe s”dini cfar shkruani. Ju eshte bere Rama si gogoli qe ju trembnin loket kur ishit femije ,ju del dhe ne gjume
Artikulli i shkruar per kete teme eshte mjaft i sakte por calon ne mos besimin se edhe Shqiperia mund te hedhi satelite ne hapsire per qellime ekonomike ose mjdisore etjera.. Qe te leshohen satelite ne hapsire sot nuk eshte ndonje problem i madh dhe nuk mund te jete fantashkence sic e ka quajtur Znj.Mimoza Hafizi.. Une jetoj ne Amerike dhe pak a shume jam i njohur me keto probleme.Nuk e besoj te duhen shuma te medha dollaresh per te realizuar kete objektiv. As nuk e mendoj qe Shqiperia duhet te kete kozmonaut per ti derguar ne kozmos.Mjafton qe qellimet per te cilat do hidhen te jene me leverdi.Uroj qe kjo te realizohet dhe te mos komplikohet me duke futur politiken ose xhelozine brenda..
Analize e goditur Aranit Muraçi. Nevojat per investim per raste termeti ,zjarresh dhe permbytjesh jane me emergjente se sa te ndotesh atmosferen me satelitet qe prishen vazhdimisht ne hapesire dhe i shkaktojne dem te pallogaritshem planetit tone.