Kur burracakut na i dilka boja

16 Tetor 2021, 18:19Politika TEMA

Nga Alma Nikolli

Kur kam kohë lexoj ndonjë tip lajmi nga mediat shqiptare. E nganjëherë edhe kur s’kam kohë ndonjë lajm vjen “dhunshëm” para syve. Kryesisht lajmet me dhunë. 24 orëshin e fundit, kryefjala e botës virtuale rreth meje, ka qenë historia e dhunës ndaj gazetares së ashtuquajtur Paloma. Prej se lexova sa aty këtu ndonjë thërrime, më mbeti në mendje. E kam huq, kur diçka ma bluan mendja duhet patjetër të ulem të shkruaj dy fjalë.

Sot e pata të vështirë se më duket temë/realitet tejet delikat dhe i dhimbshëm, që e jetojnë shumë gra. Shumë gra nga ato që duket se i buzëqeshin jetës… E pak pasi rrihen e torturohen, ia hekurosin mirë e mirë këmishën burrit/burracakut e dalin në fotografi si familje e lumtur. Jo prej dëshirës, po prej frike e kryesisht: prej fëmijëve!

Palomën nuk e njoh si gazetare. Nuk ia njoh veprimtarinë. E kujtoj prej vitesh si ajo vajza ngacmuese e “Fiksit”, që nuk u shqitej politikanëve pa ua marrë një përgjigjie. Duke qenë më e re, mbase e kam idealizuar më shumë se sa duhet, por në këndvështrimin tim kategorizohej si një vajzë e fortë, luftarake dhe e gjallë.

Një gazetare që jo vetëm është zë i vetes, por edhe i zërave të mbytur. Por ja që jo. Ajo vajza paska fëmijë e burrë, ajo vajzë qenka grua dhe u dhunoka. Qenka dhunuar. Nga një tip burri i alkoolizuar, që vazhdoka të jetë burri i saj. Ama version i ndryshuar. Version i lënduar nga publikimi i historisë.

Nuk jam askush të gjykoj zgjedhjen e askujt. Kushdo ka të drejtë të besojë te ai që do. Çdo grua ka nevojë të jetë e lirë të gabojë për së treti, e për së njëmijëti…ama askush, askush nuk ka të drejtë morali, zemre e njerëzore të justifikojë një dhunues.

Lexoj komente që thonë: “Pse ia nxori bojën burrit?”

Bojën? Cilit burrë?

Një njeri, njeri i thënçin, tip burri, burracak nuk ka bojë, nuk ka ngjyra. Është skëterrë. Si një ushqim i shkrumbuar që nuk hahet më, e gjithë çka lë pas është tenxherja e pistë dhe era e keqe. Këta burra janë t’u nxjerrësh para ligjin më të ashpër e burgun, por shpesh shteti vepron pasi janë bërë vrasës së grave.

Shoqëri moralizuese, moral-keqe që të thotë mbyll gojën kur po dhunohesh e të qan kur dhunuesi të vret. Gra të forta, mos dëgjoni botën. Njerëzia flet përherë kollaj për punët tuaja, dhimbja juaj nuk i dhemb. Njeriu që ka jetën bosh mundohet të plotësoje hapësirat e tjetrit, ju lutem injoroni çdo njeri. Thuajeni të vërtetën tuaj, denoncojeni dhunuesin. Grua e fortë, jeta ka gjithmonë një rrugë që ka masë vetëm për hapat e tu!

10 komente në “Kur burracakut na i dilka boja”

  1. E verteta says:

    Jashtezakonisht shkrim i shkelqyer. Dhe nje burre qe dhunon nje femer, nuk eshte burre. Eshte nje kafshe è eger,jo kafshe shtepiake. Ju ke hapur syte femrave qe duan te kujtojne. Kush pranon te dhunohet nuk eshte me faj i kafshes qe e dhunon por faji i saj..

  2. Mos lesho gjuhen para mendjes. says:

    Ashtu bej dhe ti, kur ke plage ne familje qe po mbyllen merr shkopin e trazoi,mos lejo zere kore! Ajo u mburr qe e vuri ne rruge te mbare burrin dhe pastaj c ben,,,,,i ve shqelmin gjitheasaj sakrifice.Vetem nje njeri i ceket vepron keshtu. Ti dukesh po aq e ceket.
    Kauza e mire kuresesi nuk justifikon idiotllekun.Nje bashkeshort i mire para se te nise nje kauz merr aprovimin e bashkeshortit sidomos kur kauza lidhjet me “plage familjare”.Nese bashkeshorti nuk aprovon atehere duhet te zgjedhesh mes familjes dhe kauzes.

    Po sikur i shoqi ti thoshte :Ti ke nisur nje kauz, shume mire. Tani une do nis nje kauz kunder harbuterise dhe hipokriixise,sepse mendoj qe ti je e till dhe s do lejoj te tallesh me mua,familjen dhe publikun. Pa dyshim ajo do fillonte te qyrravitej se do ndjente qe po shkateronte ate qe po perpiqej te mbante me mishe thonj…..

  3. Desada says:

    Histori e Palomes? Nje perralle per te bere lojen e 100 milionshit. Sajese demode, pergatitur me nje skenar e regjisure te kujdesshme. Banalitet.

  4. Kola says:

    Bukur Alma! Te lumte mendja dhe dora! Dhuna, e çfaredo forme qofte, duhet te marre pergjigjen dhe denimin e merituar nga shoqeria dhe shteti pa asnje ngurrim e vonese.

  5. Sofi says:

    Nje shkrim pa analize e vetem nxites per prishje.Natyrisht dhuna eshte e pa tolerueshme dhe duhet te mos egzistoj.Ne rastet kur ka dhune ajo duhet denuar qe te mos behet mode.Martesa(bashkejetesa) jane marreveshje (kontrata) te pa shkruara te cilat kerkojne reciprocitet.Vetem kur keto marreveshje bazohen tek besimi ndersjellte jetojne gjate.Ne cdo bashkejetese duhet te kete edhe leshime,kur nuk cenojne parimet e bashkejeteses.Ndarja e divorci qe znj.Nikolli pozicionohet eshte gjeja me e lehte,jo vetem kur ciftet jane pa femije por edhe kur kane femije.Kete gje nuk do ta rekomandoja asnjehere pa shkaqe themelore sic eshte tradhetia bashkeshortore.Ne rastet kur cifti ka femije duhet menduar per traumat qe le tek ata,aq me teper tek mentaliteti i shume njerezvee quajne ish bashkeshortin “armik”.Pasojat dihen ,ku shume persona shkojne ne nihlizem dhe as duan t’ia dine per femijet e perbashket.Eshte e fresket ngjarja e vrasesit te policit ne Lezhe,se cfar u tha per rritjen e tij.Sidoqofte receta nuk mund te jepen.

  6. Besi says:

    Mos e nxirrni nga konteksti deklaraten e saj jo te rastesishme per problemet e saj me bashkeshprtin sepse arixhofka e BBrather ka deklaruar se loja ime akma s’ka filluar!Ndaj mos i beni antivlerat vlera o njerez!Paloma qe ate djalin (Arditin e etiketoi O Ardit o turi p….)!Sa turp qe merret per shembull nje antivlere qe te sherbeje si vlere!Paradoks shqipetar!

  7. Arberor Epiroti says:

    E kam lexuar ate shktimin e Palomës që e dhunoka burri. Së pari falenderoj Almen që më kujtoi se kjo Palomë qenka ajo vajza e shkathët e atyre mëngjeseve që na jepte kenaqesi me zhdervjelltësinê dhe temat që trajtonte. Në kujtim të atyre viteve respekte Palomë. Urimet më të mira për ju.
    Së dyti. Nëse është e vërtetë sa ajo ka treguat kam dy qendrime: a) shpreh keqardhje dhe Paloma largohu prej tij sa më parê. b) më fal Paloma, por të pyes ku i ke çuar ati energji, ato shkathtësi? Nuk mundet ta pranoj që Palima si dhtohzavalle të gaboje kaq shume dhe të pranojë prej vitesh një ndrydhheje të dhunshme. Nëse është keshtu ne mbetemi të zhgënjyer. Nëse ke rushtur ecejaket menghezore tê atyre biteve, kyhehu dhe shikoi. Pastaj i thuaj vetes: çpaske bërë.
    Respekte dhe uroj të të shohim në ekrane ashtu si Palomën e?atyre viteve që ishin vitet e shpresës sê madhe.
    Arbëror Epiroti

  8. Vilanova says:

    Nje shkrim nga nje feministe e dalur dore , gruaja kurre nuk ka pase me shume te drejta dhe kurre nuk ka qene me e keqe . Sot grate jane vetjake nuk duan kurrkend tjeter pervec vetes se tyre . Jane dembele, tane diten ne telefon , llafazane te tmerrshme nuk duan te bejne femije , shum prej tyre jane perbindeshe , nuk martohen sepse jane ne kerkim te burrit perfekt i cili duhet te jete sherbetor i saj 24 oret e dites me pretekstin se gruja eshte e forte. Grate marrin frymezim negativ nga mediat dhe mediat sociale , grate e kane cua familjen dhe shoqerine perendimore ne krize te thelle dhe drejt kapitullimit total.

  9. tony says:

    Alma te lumte se je njē psikologe e vertete pēr ti çjerre masken një fundrine qē pēr leke dhe pēr sencasion bēn çdo gjē qē tē vihet ne qēnder te vemendjes .Shkrimi jot eshtē njė analize per nje pseudo gazetare rrugesh qe del në rruge dhe i ben njerezeve të moshave te ndryshme lloj lloj pyetjesh te ndyra sexsuale sa disa ndihen shume keq dhe i largohennpa i dhene pergjigje, dhe tani na del viktime e viktamizuar.Ky eshte niveli i shume gazetareve tanē të cilet punen e tyre e kanē kthyer ne biznes të felliqur edhe nje here fl Alma

  10. Shqiptari says:

    Dhunen nuk e justifikon asgje por edhe te besh gjithshka per 100 milion eshte gjithashtu e pa falshme. Gazetarja Paloma duhet ta kishte filluar denoncimin kur bullizohej nga Aldo ne emisionin e tij te mengjesit ( veprim qe vazhdon ta bej edhe sot me koleget e Palomes ) Kur duron gjithshka per te mbajtur vendin e punes humbet te drejten morale per te folur. Kerkon qe ti bej nje gjyq publik bashkeshortit edhe pse ai ka mare pergjegjesine per te hequr dore nga perdorimi i alkolit qe e shikonin si shkakun e problemit te tyre. Po ti Paloma a more ndonjehere pergjegjesi kur shtype me makine xhxhain tim te moshuar ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje