Nga Skënder Minxhozi
Është ndoshta pyetja më intriguese në Tiranën politike aktuale. Madje është bërë një pyetje me rezonancë kombëtare që kurse kanë nisur Foltoret. “Ja ka marrë partinë Bashës apo jo?” Përgjigjen për këtë pyetje sa të thjeshtë aq edhe komplekse, nuk e ka as vetë Sali Berisha, autori i sfidës më të madhe vjeshtore në politikën shqiptare.
Nëse dëgjon entuziastin e kritikëve të Lulizm Bashës të cilët numërojnë me sy më shumë dëshirë popullin që mbush sallat e Doktorit, pa harruar të konstatojnë se “Luli kaq s’i mblidhte as në fushatë” – pra nëse merr për bazë këtë kategori personash, loja tashmë ka mbaruar. PD ka rënë, Berisha ka fituar dhe enigma qëndron jo më tek fitorja, por tek përdorimi i fitores. Pra, në atë se çfarë do të ndodhë me një Berisha-bis në krye të Partisë Demokratike.
Por ka dhe një kategori tjetër, më të heshtur, por jo për këtë arsye të parëndësishme, në këtë betejë të hapur e plot nerv. Janë ata që thonë se Lulzim Bashës i mjafton të ketë pas krahëve Amerikën dhe gjithçka ka mbaruar. Nën zë pranojnë gjithashtu se edhe Rama do të donte t’i jepte fund historisë së Berishës dhe se kjo e ndihmon qoftë edhe indirekt Lulin.
Në fakt përplasja Berisha-Basha është realisht intriguese dhe plot surpriza, sepse është një konflikt që po konsumohet me tetë vjet vonesë. Nuk pati një sqarim të vërtetë palësh në ditën kur u dorëzuan çelësat e zyrës së kryetarit të PD dhe pasoja qenë tetë vite të gjata zvarritjesh, dilemash e ulje-ngritjesh bilbike. Basha u kthye në një Sizif me gurin në krah, që kurrë nuk e çonte dot në destinacion.
Kjo opozitë e zgjatur dhe agonizuese ka prodhuar një luftë të dëshpëruar për të kontrolluar partinë, me produktin më të pamendueshëm dhe absurd që mund të imagjinohet: Basha sot sfidohet nga një thuajse 80 vjeçar që kujtohej se po merrte rrugën e pakthyeshme drejt daljes nga politika aktive. Do të ndodhte me shumë gjasë kështu po të mos ishte rrufeja amerikane që e detyroi të reagojë Sali Berishën, pas një qëndrimi thuajse pasiv (në aspektin publik, jo pas perdeve), gjatë tetë vjetëve të qëndrimit të partisë së tij në opozitë.
Sot Sali Berisha nënkupton më shumë sesa flet hapur për të rimarrë partinë. Tregohet enkas i mjegullt në synimet e tij, duke përsëritur deri në mërzi se i kanë bërë padrejtësi duke e shpallur non grata në SHBA, por pastaj kritikon edhe Bashën për gjendjen e mjerueshme ku e ka lënë partinë. Nuk foli as në 25 prill, as kur Luli u rizgjodh kryetar, por doli të bëjë fushatë në vjeshtë, atëhere kur zgjedhjet për parlamentin por edhe për kreun e opozitës, ishin mbyllur që të dyja!
Se cili fiton sot mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka pak rëndësi në vetvete. Jo se ky është një detaj që s’ka peshë politike, por sepse ajo që do të pasonte në rast fitoreje të njërit apo tjetrit, duket shumë më e rëndësishme dhe e paparashikueshme në afat të shkurtër dhe të mesëm.
Një fitore e Bashës do të konfirmonte rilindjen e tij (çfarë ironie ky term për kryeopozitarin), në raport me postin dhe partinë. Qysh tani, edhe pse i trembur në palcë nga Foltoret e Berishës, Lulzim Basha nuk harron të përsërisë mes rreshtave se ka ndërmarrë një gjest që nuk ishte as i lehtë dhe as pa pasoja. E vërteta është se ka të drejtë në atë që thotë. Më mirë vonë se kurrë.
Një parti e drejtuar edhe më tej nga Basha do të kishte mbështetjen e hapur të SHBA dhe do të sillej me sovranitet në qëndrimet ndaj qeverisë. Basha do t’i kishte duart të lira të forconte opozitarizmin e tij, çka po fillon të duket qysh tani, ose edhe të ulej me Ramën për reforma të mëdha si ligji elektoral, ndryshimet kushtetuese etj. Askush s’do ta qortonte dot se nga selia e kryeministrit do të shkonte tek kulla Coin për të certifikuar negociatat me Berishën. Më në fund Luli do të jetë vetvetja. Ah sikur të ishim në vitin 2014!
Ata që kujtojnë se fitorja e Lulit zgjidh krizën duhet të kujtojnë gjithashtu humbjet e tij. Ky njeri di vetëm të humbë sapo sheh një kuti votimi. Kujdes demokratë, mund të jeni duke zgjatur qëndrimin në opozitë edhe përtej murit të rëndë të 12 viteve! Veç në i besfoshi fabulës së shishes së qumështit që Basha ka vënë në derën e pushtetit që në vitin 2013.
Në anën tjetër një fitore e Sali Berishës do të ishte situata më surreale në të cilën do të ndodhej Partia Demokratike që nga themelimi i saj. Përfshirë edhe vitin 1997. Sepse Berisha nuk ka sot vetëm hallin e marrjes së partisë, as vetëm problemin e pastrimit të njollës amerikane, por edhe të gjetjes së një formule ku rrëzimi i Bashës të dukej jo thjesht si një hakmarrje e verbër e Doktorit, por edhe si një fazë e re pozitive për partinë, bazuar mbi një set të ri rregullash që do të forconin demokracinë e brendshme. E habitshme, por e vërtetë: Berisha flet për demokracinë e brendshme të partisë!
Një PD me Berishën do të ishte një sfidë e hapur ndaj ligjeve të politikës, e nëse doni edhe të fizikës, kimisë e matematikës bashkë. Do të ishte një akt i çmendur, ku regresi shfaqet si progres, ku e vjetra mbyt më të renë në emër të “rinovimit”. Do të ishte me shumë gjasë një fund më i shpejtë dhe më dramatik sesa agonia e zgjatur opozitare e Lulit. Do të ishte një nga ato rikthime që si precedent të famshëm kanë 100 ditët e kthimit të Bonapartit, të cilat siç e dimë, kanë si finale Vaterlonë.
Zaret janë hedhur. Na mbetet të shohim cili do të jetë fituesi, megjithëse një gjë e dimë edhe pa mbaruar loja: kjo punë nuk ka ardhur për mirë. Sidoqoftë fundi, po projektohet një PD edhe më pa peshë, edhe më në krizë, edhe më e vogël sesa kjo që doli nga zgjedhjet e prillit.
No comment!
Po fitoi krimineli sali,cdo te ndodhe me griden qe lexon eseninin me saliun,cdo te ndodhe me salianjin qe ka deklaruar se po fitoi saliu une dorzoj mandatin….
Cdo te ndodhe me ata qe heshtin, as me lulin e as sali komunistin…
Po mesila palma burri kelit cmendim ka ?
Analiza per sa i perket te dyve Bashes e Berishes ishte deri diku e sakte.
Por per te qene shqiptar i mire duhej thene se ka dhe rruge te trete.
Opozita shqiptare eshte vlere e domosdoshme dhe shume e rendesishme e gjithe shqiptareve.
Eshte thene se qeverisja eshte pasqyre e opozites.
Ky duhet te jete shqetesimi i cilitdo per problemin qe ka sot opozita. ( Per rjedhoje qeveri jo demokratike)
Cilido qe don Shqiprine, duhet te jape zgjidhje ne dobi te forcimit te opozites, indirekt ne te mire te permisimit te qeverisjes.
Qe do te thote pertej ketyre dy emrave Bashes e Berishes, opozita nqs vertet don te reformohet, te demokratizohet, ka qindra te tjere opozitare te cilet nqs do shihnin se reformimi, demokratizimi i Pd eshte real do perfshiheshin ne kete beteje, ne sherbim te atdheut.
Mendoj qe analistat kete zgjidhje duhet te rekomandojne per problemin e opozites dhe jo te perligjin si zgjidhje o Bashen o Berishen.
Kushdo qe deshiron dhe paraqet si zgjidhje keto te dy, punon kunder demokracise, kunder Shqiprise.
Kjo opozite qe pretendojme eshte zene keq qe ne fillimet e saj se u formua, nga kriminelet, hajdutet dhe shkaterruesit e Shqiperise dhe ashtu ka vazhduar deri me sot. Prandaj, kjo eshte mire te shuhet, po fare me fare e me fis. Duhet opozite konstruktive qe ti sherbej vendit dhe shoqerise, pa fjalor te qelbur si eshte kjo dhe me reputacion ne te gjithe popullin dhe kete e krijojne njerez me prosperitet dhe perkushtim per te drejten dhe shtetin ligjor, jo alabaker si deri tani. Sa me e forte te jete opozita ne mendim dhe veprim, aq me e forte behet Shqiperia dhe permiresohet jeta e shqiptareve. Opozita duhet ta kete pikesynim pushtetin, jo mbi bazen e intrigave dhe fjalorit te ndyre, por mbi bazen e programit dhe paraqitjes se zgjidhjeve konkrete dhe te besueshme nga qytetaret. Vete shqiptaret duhet ti therrasin mendje dhe te bejne nje bilanc te kesaj opozite qe ne fakt ka qene nje organizate terroriste qe nga 1991 e deri me sot dhe se fundmi tu mbushet mendja qe pse po behet lufte brenda opozites per Shqiperine dhe shqiptaret apo per Sali Berishen dhe Lulezim Bashen. Me duket se tani s’ka me qorra, vetem ca psikopazte njerez qe i vene prapa Sali Berishes dhe ca idiote qe ruajne Lulezim Bashen nga qoshja e murit se ç’rruge do te marre. Ne jemi mesuar me shkaterrimet e tyre dhe krimet e tyre ne 1992, 1994, 1996, 1997, 1998, 2000, pastaj kur ish vete ne pushtet me Gerdecin, 21 janarin apo dhe marrjen e bashkise Tiranes nepermjet Arben Ristanit. Shqiperise i duhet opozite konstruktive qe te marre persiper pergjegjesite e vendit; keta jane shkrire si kripa ne uje dhe po te vendoset nje shtet ligjor, nje rruge kane; ne shtepi pa qira dhe sekuestrim te te gjitha asetetve dhe pasurive ose vetegjyqesi fundi i fundit.
Çere partie Luli thu ti mre Minxhozo .
Unë të dij ne për t’mençëm gja , dhe , me gjithë këtë eksperiencë 28 vjeçare si gazetar e opinionist akoma nuk e paske msu, që PD-ja është pronë e Sali Berishës .
Ai ja pat lonë në përdorim Lulit , por Luli luajti jo vetëm nga llafja, por dhe nga fiqiri . I ke vonë men si ka fillu me ulërit , sha e brit , se e din që tek PD-ja i ka mërdhif morrat , por thotë ishalla s’do më gjëmojnë mo kur t’hiki në Hollandë .
TUNG Minxhoz djali .
Po fitoi Berisha Minxhozit i duhet te gjeje bythen e duhur per vazhdimesine e lepirjes.
????
O cuna a goca qe punoni te Tema, “ia ka marre” jo “ja ka marre”. “Ja” perdoret ne rastet: ja ku erdhi, ja cfare ndodhi apo ja kjo na ben si e zgjuar etj. Eshte trajte e bashkuar: i + e = ia. Aman se jane gjera te vogla qe dhjesin gjuhen tone te bukur dhe unike. Pastaj nuk dua ta besoj qe vete Minxhozi ta kete shkruar gabin.
O Zoti Kasem!
Eshte e vertete qe opozita eshte pasuri kombetare, por kur eshte opozite e vertete, dhe jo si opozita e Saliut dhe e Ilirit.
Si thua ti, a dine keta te bejne opozite te vertete? Po, dine, dhe shume mire, por nuk duan! Keta duan te shkaterrojne Shqiperine, dhe per kete nuk u duhet opozite, por shkaterrime, kaos, molotove dhe mundesisht raketa, po te kene mundesi te gjejne.
Sa per ndonje emer tjeter, jo se nuk ka, por ku te lene keta te dy Saliu dhe Iliri, si dhe Liria me Moniken nga mbrapa),
i duan te gjitha per vete. Prandaj, PD duhet te vdese, sikurse ka vdekur edhe LSI. Ke degjuar ndonje lajm nga Monika e LSI-se keto kohet e fundit! PD duhet te vdese bashke me Saliun dhe Lulin qe te dale nje PD e vertete!
Me Berishen apo me Bashen bla,bla bla.PD eshte shume vjeter aktualisht per vendin si ne frame ashtu edhe mentalitetin politik.Rruga e vetme eshte krijimi I nje Opozite te re me program te ri politik e rregulla te reja per demokracine e brendshme.Kjo eshte ne interes te vendit.Nese doni ti beni makeup nje plake e ta nxirni per ta martu me pushtetin do jete hap prapa per shoqerine shqiptare.Nese ju mashtrojne daullet e foltoreve berishiste vendi do shkoje mprapa si zhvillim politik,economic e shoqeror.
Shkelqyeshem.
Sigurisht nje opozite me e forte do te na gezonte te gjitheve, se do te ishte per te miren e vendit. Por qe te shptresosh qe kjo do te ndodhe me Saliun, eshte njelloj si te shpresosh se ujkut do ti dalin krahe dhe do te flututroje si zog!
Ngjarja e sigurte dhe ngjarja e pamundur.
Po luante kryeministri Edi Rama dhe kryetari aktual i opozites Lulezim Basha. Hidhnin kubin. Kubi kishte numrin 1 ne nje faqe, numrin 2 ne nje faqe, numrin 3 ne nje faqe, numrin 4 ne nje faqe tjeter, numrin 5 ne nje faqe tjeter dhe numrin 6 ne faqen tjeter. Duhet te zgjidhnin disa numra njeri dhe disa numra tjetri. Kur e hidhnin kubin, kujt i binte numri qe kishte zgjedhur, ai fitonte. Kryeministri Rama foli i pari:
Luli, une po zgjedh 1, 2, 3 ,4 ,5 ,dhe 6. Ti zgjidh cfare te duash te tjere, se keta i zgjodha vete.
Luli zgjodhi disa te tjere, psh 7, 8,…..
E hodhen zarin ra nje nga numrat 1, 2, 3, 4 ,5, ose 6. Fitoi Rama.
Ta hedhim prape tha Luli.
E hodhen prape. Fitoi prape Rama.
Ta hedhim prape tha Luli.
E hodhen prape. Perseri binte 1, ose 2, ose3, ose 4, ose 5, ose 6. Perseri fitonte Rama.
Luli vazhdon ta kerkoje ende fatin me kete loje…
Skender , flet për partinë e Lulit , Luli s’ka patur ndonjë herë parti dhe as ka , këtë e tregon dhe foltorja e Berishës , flet për rilindje të Lulit , pra të Lulit si kryetar , ai s’ka lindur akoma si kryetar , nuk ka mundësi të rilindë !