Pakti i prishur Basha-Berisha që hapi luftën civile në PD

18 Tetor 2021, 10:25Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Mjafton të dëgjohen apo lexohen deklaratat e Sali Berishës pas shpalljes Non Grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në maj, për të parë e kuptuar realisht konfliktin e tij të sotëm me Bashën.

Si në intervistat që zhvilloi breshëri, por edhe në konferencën e shtypit që mbajti të Rogneri, Sali Berisha kërkoi hapur që Partia Demokratike duhet ta mbronte atë.

Në atë kohë u bënë shumë shkrime, komente, reagime që ishin të nxehta e të shpejta, pa reflektimin e kohës që ne e kemi sot një luks.

Dikush foli për provat, për thelbin e vendimit të DASH, dikush për pasojat, dikush për atë që do të sjellë etj e tj, e pak kush u mor, me atë q ëish-Presidenti e ish-Kryeministri i kërkoi Lulzim Bashës.

Vendimi i majit solli siç dihet edhe periudhën paszgjedhore edhe kohën e para pushimeve, kur dhe ndodhi nëj deklaratë e fortë e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila i foli Lulzim Bashës për punën që ai duhet të bëjë për pastrimin e listave. Askujt s’i shkoi mendja për Berishën, përveçse kur në Tiranë mbërritu zyrtari i lartë i DASH Philipe Reeker, i cili foli hollësisht me element e grupe të interesit të opozitës për të sqaruar vendimin për Sali Berishës.

Ata u takuan madje edhe me nipin e Ahmet Zogut, si një symbol politik i së djathtës së vjetër, por edhe me rivalen e Lulzim Bashës për kryetare Bashkie Edith Harxhi. Një emër që sot është thuajse e larguar nga të gjitha hapësirat mediatike pranë opozitës.

Më pas erdhi paralajmërimi i ashpër për “barin” që më pas solli atë që solli. Largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar nga Lulzim Basha, i cili e quajti “vendimin e jetës”.

Pse ky vendim është goditje politike për Sali Berishën? Sepse ai sot nuk është larguar nga strukturat e PD-së, ku është edhe anëtar i Këshillit Kombëtar, ex- ufiçio. Por atij nuk i duhet fare këshilli kombëtar, por i duhet grupi parlamentar dhe strukturat e PD-së në Kuvend.

Nëse nesër do të vijë nga SPAK një kërkesë për të hetuar Sali Berishën, duke mos qenë anëtar i grupit parlamentar të PD-së, do të jetë më e lehtë një lëvizje politike e Lulzim Bashës por edhe deputetëve të tjerë të PD-së që me fjalë do të ulërasin në mbrojtje të doktorit, por që nuk mund të bllokojnë dot as Konferencën e kryetarëve, e as komisionet.

Pikërisht këtë ka dashur Sali Berisha, pas vendimit të SHBA që e tha hapur, që PD ta mbrojë jo me fjalë, port ë bëhet digë që në çdo rast doktori të ketë më shumë kohë e hapësirë për të përgatitur lëvizjet e tij. E Lulzim Basha nuk ja dha, madje e deklaroi hapur se “PD-ja nuk do të jetë asnjëherë bunker për interest personale të askujt”. E këtu duhet parë realisht përplasja dhe prishja e paktit mes Bashës dhe Berishës.

Sali Berisha, sado sot po nxit një lëvizje jo shumë të orientuar për ta rrëzuar Lulzim Bashën, ai nuk e ka atë pozitë që e kishte deri para vendimit të qeverisë amerikane për ta shpallur Non Grata.

Kjo është diferenca reale e fuqisë së tij politike, që e thënë në gjuhën popullore: e “kanë thyer ne mes”…

 

2 komente në “Pakti i prishur Basha-Berisha që hapi luftën civile në PD”

  1. God-less Commies says:

    Pakti Basha-Rama, nga Cadra e Ku… dihet.Cdo fleterrufe tjeter ne Tema qesharake.

  2. fjala says:

    E thyen ne mes Amerika kur nuk i intereson me ( Arvziu tha dikur “burre shteti”) , por nuk e ul dot ne bythe Tirana se i mungon drejtesia per te cilen betohen politikanet: kur flet drejtesia, ne duhet te heshtim! Drejtesia nuk flet per krimet monstruoze dhe per vjedhjet e tradhetite kombtare te Sali Berishes dhe ne duhet te heshtim apo te ulurijme, duhet te heshtim apo “te marrim cfurqet” , duhet te heshtim apo te marrim armet dhe kunder kujt, kunder Sali Berishes apo kunder drejtesise?!!! KJo eshte dilema jone. Po ka ndonje te mençur te na tregoje rrugen e zgjidhjes, te na e thote, llafet e teperta jane fukarralleku yne qe na ka zene .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje