Nga Rama, Ahmetaj e Ardi Veliu, lista e personave që do thirren për të dëshmuar për “25 prillin”

18 Tetor 2021, 17:41Politika TEMA

Komisioni Hetimor për hetimin e krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të thërrasë për të dëshmuar 24 funksionarë publikë.

Ata do të japin sqarime në lidhje me disa pika të përcaktuara nga komisioni i drejtuar nga demokratët.

Lista ka emra nga kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuesin dhe ish-drejtuesin e policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Ardi Veliu e deri te dy gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Kryetari i këtij komisioni Enkelejd Alibeaj deklaroi në mbledhjen e sotme se hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike.

“Hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Hetimi do të hetojë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, cila janë subjektet që janë detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë autorët për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor sa i takon shpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Cilat janë subjektet që i kanë shkelur detyrimet ligjore dhe cilat janë arsyet që i kanë shtyrë për kryerjen e këtyre shkeljeve, Cili është kuadri ligjor që rregullon dhënien e lejeve të legalizimit gjatë procesit zgjedhor. Cilët janë subjektet e ngarkuar nga ligji për dhënien e lejeve. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë subjektet e mësipërme për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor që rregullon punësimet në administratën publike.

Detyrat e komisionit janë kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve për mbledhjen e informacionit. Kontrolli i veprimeve të organeve publikeve sa i takon dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, dhënien e ndihmës ekonomike.

Do të hetohet numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe fazën e hetimit të tyre. Komisioni hetimor do të përdorë të gjitha metodat e hetimit, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse. Në përputhje me nevojat gjatë hetimit do caktohet ekspertë”, tha Alibeaj.

 

Lista e personave që do të thirren për të dëshmuar:

Edi Rama- Kryeministër

Arben Ahmetaj – Zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Bledi Çuçi- Ministër i Brendshëm

Belinda Balluku – Ministre Infrastrukture

Ogerta Manastirliu- Ministrja e Shëndetësisë

Emirjana Sako- Kryetare e Bashkisë së Durrësit

Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Arben Kraja- Kreu i SPAK

Olsian Çela- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme

Ardi Veliu- Ish-drejtor i Policisë së Shtetit

Gledis Nano- Drejtor i Policisë së Shtetit

Artan Lame – Kreu i Kadastrës

Lindita Karçanaj – Kreu i AKSHI-t

Shkëlqim Hajdari- Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit

Rejda Kashta – Drejtoreshë e Agjencisë së Prokurorimeve Publike

Sokol Zaimi – Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit

Bledar Doracaj- Drejtor i Gjendjes Civile

Albana Koçiu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike

Adrian Çela – Administrator i OSHEE

Laert Duraj – Ish-drejtor i Postës Shqiptare

Besnik  Dervishi – Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Erinda Ballanca – Avokati i Popullit

Armand Shkullaku – Gazetar

Andi Bushati – Gazetar

1 komente në “Nga Rama, Ahmetaj e Ardi Veliu, lista e personave që do thirren për të dëshmuar për “25 prillin””

  1. wake up mero !! says:

    nese eshte e vertete kjo

    po perseritet 2 prilli 1991

    dhe

    8 maji 2011

    zoti Mero nese do behet realitet sa me siper

    ose nxirre shpaten ose mbyll gazeten

    nese ka segmente ne Amerike dhe Europe

    qe bashen e mitrovices serbe dhe shtepise verdhe do ta bejne Kapedan si ne 8 maj 2011

    dhe nga ana tjeter Haxhim Thaci eshte ne burg dhe Ramen do ta largojne si qen

    atehere le te diskutojme kur eshte data e pushtimit dhe poshtrimit shqiperise pas 1991-it

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje