Një shkencëtar i Universitetit të Harvardit ka ndarë teorinë interesante ku thotë se universi ynë u krijua në një laborator nga “klasa” më e lartë e formës së jetës.
Sipas medieve të huaja, Avi Loeb, autori me shitje më të mëdha dhe ish kreu i departamentit të astronomisë në Harvard, shkroi këtë javë një artikull në Scientitif American duke parashtruar se universi mund të ishte formuar në një laborator nga një “civilizim teknologjik i avancuar”.
Nëse kjo teori vërtetohet, ai thotë se historia e origjinës do të unifikonte idenë fetare të një krijuesi me idenë laike të gravitetit kuantik.
“Meqenëse universi ynë ka një gjeometri të sheshtë me një energji neto zero, një qytetërim i avancuar mund të kishe zhvilluar një teknologji që krijoi univers fëmijë nga asgjëja përmes tunelit kuantik”, shkroi Loeb.
Një nga idetë interesante të paraqitura në një artikull, është edhe sistemi i klasifikimit të qytetërimit.
Jam dakord
Jo more eshte krijuar ne Hollywood!!!
Nuk eshte per ta anashkaluar deri diku ka te drejte por ajo perzierja me intrigon .
Në artikulkullin e rradhës do të mësoni se si lindi qyteterimi i avancuar teknologjik, në laboratorin e një qytetërimi edhe më të avancuar teknologjik.
sigurisht qe e pa ne enderr teorine dhe ju duk vetja Moisiu i ri
Kjo kohe e sotshmja eshte e njeriut te civilizuar por te semure menderisht ku te gjitha teorite lidhen ne nje forme te nje halucinacioni . U ka dashur shtate dite qe te formohej universi fjale qe gjenden ne librin e shenjte dmth pafundesia qenka krijuar ne laborator per nje jave sepse nuk mundet te ndryshen gjerat nga pseudo enciklopedistet e sotshem cfare zbulimi kaluar Albert Einstein i cili shprehesh se Bibla eshte nje rrefim si nje perralle per femije. Por cfare eshte me interesant eshte se ky shkencari i madh qenka edhe koka e shkences kreu i astronomise nuk eshte cudi se edhe Nicja filozofi me i madh nihilist ne fund te jetes u paralizua nga mencuria e tepert. Perpara qyteterimit katolik jane njohur totemisme primitive religjion , Animisme
religjioni i Egjyptit, Religjioni i Indise budismi me i vecanti ne detajet e universit te psikologjise dhe te depertimit ne te pa njohurat sekrete nga i cili 500 vjet perpara eres tone u influencuan te gjitha religjionet e botes se bashku edhe me teorine e famshme te Hipokratit betimi per ti sherbyer njerzimit pa dallim social dhe origjine. Ne gjuhen tone Shqipe te bukur dhe te rralle gjejme fjalen se inteligjenca eshte afer krisjes mendore dhe fjala Krisje psh e qelqit apo e xhamit nuk gjendet ne asnje gjuhe tjeter te botes ne fjalor.