Southampton poston foton epike: Si e shikojmë Armando Brojën pas fundjavës së kaluar

20 Tetor 2021, 15:55Sport TEMA

Armando Broja ishte “heroi” i Southampton fundjavën e kaluar. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 që Southamopton mori ndaj Leeds në shtëpi.

Kjo ishte ndeshja e parë si titullar për Brojën që nuk zhgënjeu, por shënoi edhe golin e parë personal në Premier League dhe i dha 3 pikëshin e parë skuadrës angleze për këtë sezon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Southampton ka postuar një foto epike të sulmuesit Mohamed Elyounoussi dhe Armando Brojës. Norvegjezi e vështron në një mënyrë të veçantë Brojën dhe ky moment është kapur nga skuadra angleze që e ka postuar në faqen zyrtare.

“Si e shikojmë të gjithë Armando Brojën pas fundjavës së kaluar”, shkruan klubi anglez në postimin e tij.

How we're all looking at @armandobroja9 after last weekend ? pic.twitter.com/cVTk4y1xvz

— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 20, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje