Champions League: Man City “shuplakë” Brugge dhe merr kryesimin e grupit

19 Tetor 2021, 20:46Sport TEMA

Manchester City ka marrë tri pikë me vlerë në transfertë, me fitoren 1-5 me Club Brugge.

Për ndeshjen e tretë në grupet e Champions, të besuarit e Guardiolës kanë qenë vendimtar qysh në pjesën e parë, teksa shënuan dy herë.

Cancelo, Mahrez (2x), Walker dhe Palmer janë autorët e golave, ndërsa Vanaken gjeti golin e flamurit te belgët vendas.

Pas xhirros së tretë, City kryeson me gjashtë pikë grupin A, në pritje të sfidës mes PSG dhe Leipzig.

Nga ana tjetër, në sfidën e Stambollit mes Besiktas dhe Sporting, portugezët kanë fituar 1-4 për grupin C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje