Spektakël në "Loro Boriçi", Vllaznia “shkatërron” 6-3 Dinamon 

18 Tetor 2021, 21:46Sport TEMA

Një ndeshje spektakolare, më e bukura deri tani në Abissnet Superiore e ndoshta do të mbahet mend gjatë gjithë këtij sezoni. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia dominon dhe shkëlqen me fitoren e thellë 6-3 ndaj Dinamos në një ndeshje ku shkodranët treguan forcën dhe karakterin edhe pse fitorja u vu në diskutim në disa momente.

Spektakolare nisi sfida teksa Ibraimi shënoi që në minutën e pestë duke i dhënë avantazhin miqve.

E menjëhershme përgjigja e Vllaznisë me Diagne me kokë në 16’ teksa ne 35’ ishte Gjurgjeviç që I dha avantazhin ekipit të Brdariç që përmbys rezultatin brenda fraksionit të parë.

Pjesa e dytë nis vrullshëm serish për Vllazninë ku Latifi i papërmbajtshëm jep asist dhe shkodranët shënojnë me Aralicën por Dinamo merr një penallti të diskutueshme dhe Ibraimi 67’ rihap ndeshjen.

Nuk ka fund spektakli pasi Aralica shënon sërish në 70’ e pas 2 minutash i përgjigjet Dinamo që shënon me Skukan.

Për të vulosur ndeshjen mendon Jonuzi me një perlë nga jashtë zone që vendos dhe rezultatin 5-3 ndersa Mustedanagic shenon edhe golin e 6 për Vllazninë që ngjitet në renditje në kuotën e 9 pikëve.

 

 

2 komente në “Spektakël në “Loro Boriçi”, Vllaznia “shkatërron” 6-3 Dinamon ”

  1. Iliri says:

    Normale do fitonte Vllaznia me nje skuader qe drejtohet nga nje trainer deshtak kuda ku ka drejtuar.Duhet hequr urgjentish ndryshe kthehet ku oshte ne kategorine e pare.Shkembi eshte totalisht i pa afte

  2. Blerti says:

    Nendetésja+arbitrat= Fundoset!
    E fundos Mbreteresha e futbollit te bukur, me te gjithe kunder, Federate etj!
    Golat e Dinamos skandaloze.Goli i pare, pozicion jashte loje. Goli i dyte vijoj nga nje faull, dhe goli i trete nga vijimi i aksionit qe duhej nderprere per fair play!
    Na hapet barkun me nendetsen e bythes! Shkoni merreni ne fund te detit!
    Forca Vllaznia me futbollin me te bukur ne Superlige!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje