Ish-lojtari i Man City elozhe Armando Brojës: Ishte i shkëlqyer, mori shpërblimin për punën e palodhur

18 Tetor 2021, 15:03Sport TEMA

Armando Broja  po jeton “ëndërrën” e jetës. Paraqitjet e tij kanë bërë që të flasin të gjithë për sulmuesin shqiptar.

Pas ndeshjeve fantastike me Kombëtares e Shqipërisë, erdhi momenti që të tregojë aftësitë e tij edhe me klubin e tij të Southampton, në Premier League.

Në ndeshjen e parë titullar me Southamptonin në kampionatin anglez arrin të debutojë me gol, i cili më pas do i jepte edhe tre pikët skuadrës. Paraqitja pozitive të tij në  fundjavë kanë marrë edhe vlerësimin e Micah Richard.

Sipas “BBC sport”, ish-lojtari i Manchester City-t, tashmë analist në studiot televizive, ka thurur elozhe për 20-vjeçarin shqiptar, duke e cilësuar atë jë sulmues të shkëlqyer dhe se gjithçka ishtë shpërblim për punën e palodhur.

“Broja ishte i shkëlqyer. Vetëm 20 vjeç dhe në huazim nga Chelsea. Chelsea ka një akademi të madhe, me të vërtetë e ka. Broja vendosi ritmin që nga fillimi i ndeshjes. Ai po punonte shumë për skuadrën që ta kthente topin dhe disa njerëz mund të mendojnë se është e thjeshtë, por ajo vendos ritmin. Ai merr shpërblimin për të gjithë punën e tij të palodhur.

Ishte te Vitesse sezonin e kaluar ku shënoi 11 gola, shënoi për Shqipërinë edhe në mesjavë. Ishte një gol i bukur kundër Leeds dhe kjo është ajo që i nevojitet.

Koha e duhur, vendi i duhur. Besimi u rrit, ai po vraponte prapa. Kur i sheh sulmuesit tuaj që kthehen pas për të marrë topin kjo i bën tifozët të ndizen dhe kjo është ajo që i duhej Southamptonit”, deklaroi Richard.

2 komente në “Ish-lojtari i Man City elozhe Armando Brojës: Ishte i shkëlqyer, mori shpërblimin për punën e palodhur”

  1. Shkodrani says:

    Kur maloku ban gola nuk ndiheni me e than nji fjale te mire.

  2. L says:

    SA te jete Reya trajner e duka president broja vec rezerve ka per te qene te Shqiperia.
    Te luaj.manaj e te rri Broja ne stol vec te me ndodh.
    Na Ka dhene 6 pike me vetem 40 minuta qe Ka luajtur ne kombetare.
    Gjynah qe do digjet kot si talent duke ngrof stolin e shqiperise.
    KY cun 20 vjec ,lun ne Angli ,ai 90 minuta loje I Ka vec per nxemje.
    Hiqe ate manaj e hysaj bashke,Beni cuna te rinj si broja te.luajne e te bejn nje ekip persmari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje