Të premten më datë 15 tetor Federata Shqiptare e Futbollit ka mirëpritur në Shqipëri një delegacion të UEFA-s, për një aktivitet që kishte të bënte me një program për këdo që punon në një organizatë futbollistike e që dëshiron të rrisë nivelin e menaxhimit dhe performancës.
I pranishëm ishte dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili ndër të tjera preku dhe incidentet e ndodhura në sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë, ku për shkak të organizimit skandaloz të kryer nga institucioni që ai drejton, takimi u ndërpre pas hedhjes së shisheve të ujit në drejtim të lojtarëve të polak.
“Ngjarje me të vërtetë e turpshme, që nuk na nderon, njollos futbollin, por që të gjithë ne duhet të ndjejmë përgjegjësi, të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi për të ardhmen dhe jo të drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri, pasi të gjithë ne jemi fajtorë, që nga ne si organizatorë, ata që duhet të na ndihmojnë apo tifozët në shkallët e stadiumit. Është vërtetë mëkat kur 22.000 tifozë në stadium krijuan një atmosferë shumë të mirë, por nga disa individë të njollosemi apo të penalizohemi”, u shpreh Armand Duka i cili kyçi gojën për menaxhimin skandaloz që i bëri atij takimi të rëndësishëm të kuqezinjve.
Nëse ka një përgjegjës kryesore për turpin e ndodhur është pikërisht Armand Duka dhe gjithë njerzit që e rrethojnë, të cilët me paaftësinë e tyre kanë bërë që futbolli shqiptar të bëhet lajm vetëm për akte të turpshme.
Kjo ndodh për shkak se reputacioni dhe institucioni i FSHF-së ndodhet në gjëndje të mjerueshme, pasi dhuna vijon të mbetet një fenomen që jo vetëm nuk po largohet, por përditë shtohet akoma dhe më shumë.
Gazeta TemA ka publikuar sot pamje të tmerrshme se si dhuna është shtrirë edhe tek skuadrat e moshave (ky nuk është rasti i parë) dhe Federata e Dukës është totalisht inekzistente për të ndaluar të tilla ngjarje. Ngjarja është mbajtur e fshehtë ku Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur të heshtë duke mos folur për asnjë masë ndëshkimore.
Futbollistët e lënduar nga përplasja kanë pësuar fraktura të rënda në disa pjesë të trupit.
Këto ngjarje vetëm përsëriten dhe kjo ndodh pikërisht se nuk kanë frikë nga ndëshkimet që mund të marrin nga FSHF-ja e cila toleron dhe arrin kompromise për interesa personale.
Futbolli shqiptar ka vite që rrënohet, ndërkohë në muajt e ardhshëm do zhvillohen zgjedhjet e radhës dhe duhet të jetë një këmbane alarmi për presidentet dhe këdo që voton për të zgjedhur ringritjen dhe jo më rrënimin.
Për 20 vite e kanë votuar të njëjtin person dhe zgjedhja ka rezultuar fatale. (TemA)
Mjaft bete propagande se na keni ca trapin!
Qekur Duka eshte bere president i FSHF jemi denuar nga FIFA dhe UEFA pothuajse cdo ndeshje qe ka luajtur kombetarja. Jemi denuar ne ndeshjet ndaj: Itali,Spanje,France,Maqedoni,Izrael,Zvicer,Bjellorusi,Lihtenshtein,Danimarke etj. Jemi denuar per hedhje te sendeve ne fushe,per ndezje dhe hedhje flakadanesh, per fishkellim te himnit te skuadres kundershtare dhe me qesharakja nga te gjitha jemi denuar ne ndeshjen miqesore ndaj Luksemburgut per aktivizin te nje lojtari qe kishte marre 2 kartone te verdhe(Kaçe). Duka eshte nje deshtim total ne organizimin e ndeshjeve te kombetares ashtu sic eshte nje deshtim total ne organizimin e kampionateve kombetare te futbollit qe jane kthyer ne kompionate boksi,karateje dhe hedhje guresh. Nqs gara per kreun e FSHF nuk do ishte nje farse (Shakohoxha eshte nje kandidat fallco) atehere mund te kishim shprese qe gjerat mund te ndryshonin ne te ardhmen por fatkeqesisht gjerat do vazhdojne te behen edhe me keq me Don Duken ne krye.
Duk Bolemadhi ,njeriu me i suksesshem ne Shqiperi e mori nj popull 2 milion dhe e dergoi ne kamoinat europian dhe per pak edhe ne botror,mos degjoni Brace katnarin apo Mero qimeshelliren se katnaret nuk e durojne suksesin e zengjineve asihere.