Përfaqësuesja e Anglisë do të jetë e detyruar të luajë të paktën një ndeshje pa praninë e tifozëve për shkak të incidenteve që shkaktuan huliganët anglezë në sfidën finale të Europianit përballë Italisë. UEFA
UEFA ka urdhëruar FA-në, organin drejtues të futbollit anglez, që një ndeshje të radhës ta luajë pa tifozëve, si dhe e ka gjobitur 100 mijë euro për skenat kaotike që u panë në finalen e Kampionatit Evropian.
FA reagoi sot se është “shumë e keqardhur” që huliganët ishin në gjendje të hynin në stadium dhe theksoi se ajo vazhdon të punojë me autoritetet për t’i vendosur para përgjegjësisë.
Ndeshja e Anglisë që do të luhet pa tifozë, në fakt, nuk do të jetë ajo e radhës ndaj Shqipërisë në 12 nëntor, por në Ligën e Kombeve qershorin e ardhshëm, pasi dënimi është për kompeticionet që organizohen nga UEFA (eliminatoret e Botërorit organizohen nga FIFA).
Anglia mund të luajë pa tifozë ndaj Francës, Spanjës, Italisë ose Belgjikës.
Lereni Angline e merruni me Shqiperine se jemi per te qare hallin.Nje kerkese per gazetaret shqiptare qe kane zgjedhur te mbyllin syte perpara inkompetences se Armand Dukes ne organizimin e ndeshjeve te kombetares.Nqs keni deshiren te hulumtoni dhe te beni nje liste te te gjitha ndeshjeve qe jemi denuar nga FIFA dhe UEFA do te shihni qe qekur Duka eshte bere president i FSHF (gati 20 vjet ) jemi denuar pothuajse cdo ndeshje. Totali i shumes eshte shifer stratosferike(Jemi denuar gjithashtu te luajme pa tifoze). Denimet jane ne pjesen me te madhe per hedhje te sendeve ne fushe,per ndezje te flakadaneve, per fishkellim te himnit te ekipit kundershtar dhe denimi me qesharak per aktivizim te nje lojtari qe nuk duhej aktivizuar per shkak kartonash(Kaçe ne deshjen miqesore me Luksemburgun).Lista jo komplete e ndeshjeve ne te cilat jemi denuar(ndaj disa ekipeve jemi denuar 2 here) : Itali,Spanje,France,Zvicer,Izrael,Maqedoni,Lihtenshtejn,Luksemburg,Bjellorusi,Danimarke,Serbi etj.
P.