Kriza e rezultateve tek Partizani, Olsi Rama-lojtarëve: Ore ça halli keni, se ua zgjidh unë...

18 Tetor 2021, 15:15Sport TEMA

Kanë kaluar 5 javë në Kategorinë Superiore dhe Partizani ende nuk e ka marrë fitoren e parë. Një skuadër që është ndërtuar sërish për titullin kampion, nuk e mendonte një nisje të tillë dhe kjo situatë ka shkaktuar disa pakënaqësi te drejtuesit.

Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, u pa të largohej menjëherë nga tribuna pas vërshëllimës finale duke zbritur poshtë në dhomat e zhveshjes. Për lojtarët e Partizanit u dha urdhër që të mos dalë asnjë nga dhomat e zhveshjes, pasi do të ketë mbledhje. I pranishëm ishte dhe drejtori Olsi Rama, si dhe trajneri Ilir Daja në një takim që ka zgjatur për rreth 1 orë. Por çfarë u tha në dhomat e zhveshjes së të kuqve?

Panorma Sport mëson se drejtori Rama i ka pyetur lojtarët se çfarë problemesh kanë, si dhe ku qëndron problemi që ekipi është futur në këtë ngërç? Madje, pyetjet e tij kanë shkuar deri aty sa ka marrë përsipër dhe zgjidhjen e problemit personalisht. “Ku është problemi, më thoni se e zgjidh unë?!”, mësohet të jetë shprehur mes të tjerash drejtori i të kuqve.

Sfida e radhës për Partizanin është derbi i kryeqytetit kundër Tiranës dhe në prag të një sfide kaq të rëndësishme, situata nuk duket aspak e qetë në kampin e kuq. Mungesa e fitores normalisht që e ka shtuar presionin psikologjik te lojtarët dhe te stafi teknik, që duket se për momentin janë në një ngërç.

3 komente në “Kriza e rezultateve tek Partizani, Olsi Rama-lojtarëve: Ore ça halli keni, se ua zgjidh unë…”

  1. Partizani says:

    Hahahahahahaaaaaaaaa e forteee

  2. Duka krimit says:

    Shkelzeni nr 2

  3. Partizoni says:

    Ata nuk kane asnje hall perderisa Daja del cdo jave dhe thote se luajtem shume mire dhe nuk shoh ndonje gabim dhe fillon na jep leksione futbolli ne interviste .Halli jeni ju qe jeni mesuar me kete tallje te dajes dhe nuk i tregoni vendin atij ,a thua se daja eshte guardiola (nuk e di si ja keni ngritur veshet kaq shume se me skenderbeun kampionatet i fitonte takaj me duken dhe jo daja,ashtu si gjici kur hoqi trajnerin gjoka se e kuptoi qe kampionatin e kishte mare gjici dhe jo gjoka).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje