Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, kryetaren Mimi Kodhelin dhe zëvendësin Tomor Alizoti.
Ambasada e SHBA bën me dije se është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.
“Ambasadorja Kim u takua sot me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetaren Mimi Kodheli dhe Zëvendës Kryetarin Tomor Alizoti. Ata diskutuan rrugën në vijim për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.
Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vendimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të ofruar përkohësisht një strehë të sigurtë për qytetarët e shpërngulur afganë. Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen e SHBA për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke theksuar deklaratat e fundit të Sekretarit Blinken, ku ai bën thirrje për hapjen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.
Ambasadorja Kim, Kryetarja Kodheli dhe Zv. Kryetari Alizoti ranë dakord për të punuar ngushtë së bashku për të çuar përpara zbatimin e reformës në drejtësi; forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe aftësive të Shqipërisë si anëtare e NATO-s; dhe rritjen e tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve tona. Ata ranë dakord se, qoftë në Tiranë apo Uashington, rëndësia e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë i tejkalon politikat partiake”, thuhet në postim.
Kush ishin kto tre zonjat?
Juri Kim per Kryminister, lol
Mimi qeke shnosh te ka pri klima. Pse jo me pune kot dhe qyl robi ska ca te boj.