“Enveri jetonte në luks me gjithë familjarët, ndërkohë shtirej sikur ishte një kursimtar i madh“. Në kujtimet nga periudha e punës në kabinetin e Hoxhës, Vahid Lama i kushton një vend të veçantë mënyrës përrallore të jetesës së kreut të regjimit.
Gazeta boton sot pjesë e re të kujtimeve të sekretarit personal të Enver Hoxhës. Ai shkruan se kishte krijuar një bllok brenda Bllokut, të cilit në biseda mes miqsh i thoshim “Sulltanati i Hoxhatëve”. Duke iu kthyer privilegjeve të familjes, Lama nënvizon se shteti harxhonte ilegalisht mijëra dollarë për të siguruar veshje dhe bizhuteri nga më të shtrenjtat për vajzën dhe nuset e djemve të Hoxhës.
Sakaq, vë në dukje ai, çdo fundvit e në vigjilje të ditëlindjes së diktatorit, ambasadorët e Shqipërisë të vendeve perëndimore viheshin në garë për t’i dërguar “perandorit” dhuratën më të çmuar. Episodet në vijim të kujtimeve të juristit që ka punuar 13 vite në paradhomën e Enverit, zbulojnë një pjesë të intrigave të diktatorit në raportet me krerët e institucioneve shtetërore, ku shpesh i përçmonte pa shkak dhe i vinte në lojë si të ishin kukulla në dorën e tij…
SULLTANATI I “HOXHATËVE”
Në kabinetin e Enverit kishte një përkujdesje të madhe për të përzgjedhur kujtimet dhe opinionet e të tjerëve për figurën e tij. Veçanërisht ato të dashamirësve të qerthullit që e paraqisnin diktatorin të thjeshtë e të virtytshëm, ishin nga më të kërkuarat nga Hoxha. Një periudhë vërshuan si me komandë mjaft impresione puthadorësh që e shfaqnin Enverin duke bërë jetë modeste, larg luksit e privilegjeve borgjeze.
Mënyra si vinin në duart tona të tilla gënjeshtra, ishte sa e çuditshme, aq dhe misterioze. Shumë herë teksa i shfletonim, na vinte për të qeshur, por aty për aty përmbaheshim nga zori. Enveri ishte një diktator. Thjeshtësia, kjo dhunti e njerëzve të mirë, nuk ka qenë kurrë karakteristikë e diktatorëve. Hoxha nuk mund të ishte një përjashtim. Ne që punonim me të, kemi parë nga afër mënyrën përrallore si jetonte ky “sulltani” ynë. Çdo fundvit, ambasadorë shqiptarë të vendeve perëndimore viheshin në garë me njëri-tjetrin, kush t’i dërgonte Enverit dhuratat më të çmuara e suveniret më të shtrenjta për Vitin e Ri. Ky ritual përsëritej me rastin e ditëlindjes së diktatorit.
Hoxha jo vetëm nuk i refuzonte, por i priste me kënaqësi dhe i quante “peshqesh i fatit”. U botua asokohe një libër i njërit prej bashkëpunëtorëve të përmalluar të Hoxhës, që rrekej të na mbushte mendjen se diktatori përdorte kostumin e qepur me stofin e kthyer mbrapsht, vishte çorape të arnuara, mprihte brisqet e rrojës për t’i përdorur disa herë dhe, pasi hante bukë, mblidhte edhe “kokodashet” që mbeteshin në tryezë
(Mirë që s’i shkoi mëndja të shkruante që edhe këpucët i vishte të grisura!).
Askush përveç këtij të çarturi nuk e ka parë Hoxhën të veshur me vjetërsira. Unë kam punuar disa vite pranë diktatorit dhe dëshmoj pa hezitim se ai vishej bukur e me shumë elegancë. Madje jo vetëm kaq. Në shtëpinë e tij paguhej enkas një zonjë e mësuar, që kujdesej për hekurosjen, veshjen dhe paraqitjen e hijshme të Hoxhës.
Po çfarë përralliste bashkëpunëtori i përmalluar i diktatorit?
Çfarë e shtynte Hoxhën në pleqëri, në mesin e gjithë të mirave e begatisë, të vishej si varfanjak dhe të mblidhte thërrimet e bukës si Harpagoni? Ata që jetonin në Bllok e dinë mirë që deri edhe uji i pijshëm për të importohej me valutë nga jashtë, ndërkohë që Shqipëria kishte burime të mrekullueshme uji të shëndetshëm.
Përse duhej të vishej e ushqehej më keq se shërbëtorët e vilës së tij luksoze?
Vërtet që Hoxha, sipas këshillës së mjekëve-dietologë, mbante dietë dhe ishte i përkorë në të ngrënë, por këtë nuk e bënte për të kursyer. Jo vetëm Hoxha, por edhe familjaret e tij, kurdoherë visheshin bukur, me veshje e këpucë të shtrenjta, të porositura sipas modës së fundit në Perëndim. Për gjithë këto, punën e “furnizuesit” e bënte vazhdimisht “maxhordomi” i shtëpisë, që bridhte botën sa herë t’i tekej.
E vërteta është se diktatori dhe familjarët e tij bënin një jetë mjaft komode, me të gjitha salltanetet e privilegjet. Ai që i ri, tregonin ata që e kishin njohur, binte në sy për pamjen fizike dhe veshjen me sqimë. Si mund të mendohej se bënte jetesë modeste njeriu që krijoi Bllokun për t’u furnizuar me mallra të shtrenjta, që populli as i ëndërronte?! Ka qëlluar që këto i kanë denoncuar me kohë edhe vetë shokët e Enverit, por u përplasën në burgje e internime.
NJË EPISOD NGA KONGRESI VII
Ishte bërë rregull që në kongreset e Partisë, në këto spektakle politike ku demonstrohej “madhështia” e Hoxhës, thirreshin me ftesa të veçanta familjarët dhe krushqit e tij. Ata në një farë mënyre ishin pjesa e “VIP”-ave që nuk shfaqeshin në tribunë, por duheshin aty vetëm për paraqitje. Prania e tyre jo rrallë kishte krijuar probleme për delegatët që nuk i njihnin. Më ka mbetur në kujtesë një episod nga Kongresi VII.
Njëra nga delegatet, ish- partizane, punonjëse veterane e aparatit të KQ që qëndronte në sallë pranë vajzës dhe nuseve të djemve të Enverit, një moment i mori për të huaj pjesë të ndonjë delegacioni të ardhur nga jashtë dhe, aty për aty, iu shpesh shoqes në krah:
-Ama edhe këta të huajt e teprojnë me këto veshjet ekstravagante! Nuk e kuptojnë se këtu jemi në kongres Partie dhe jo në sfilatë mode?! Dridhen e përdridhen, saqë s’lëvizin dot lirshëm nga takat e holla dhe fundet e ngushta. Po këta shokët tanë nuk u kanë thënë se tek ne nuk honepsen këto veshje “ala” perëndimore?
-Mos kështu moj lumëmadhe, se s’janë të huaja, po nuset e djemve të shokut Enver, – e qortoi shoqja me zë të ulët që të mos e dëgjonin të tjerët. Sakaq, delegatja veterane shtangu ne vend, kafshoi buzën dhe u mënjanua nga frika, duke dashur të harrohet. Lavdi Zotit, qëlloi me fat, pasi ata që e dëgjuan, u gajasën së qeshuri dhe e mbyllën me kaq, se po ta dëgjonin “Hoxhatët” me siguri partizanen e vjetër do ta çonin në ndonjë kamp riedukimi bashkë me të deklasuarit e tjerë “revizionistë”.
Kur u takova pas disa vitesh me ish-kolegen që ngatërroi fëmijët e Hoxhës me të huajt e degjeneruar, duke i kujtuar këtë episod, i thashë se kishte shpëtuar për hiçgjë. Jo tamam ashtu, ma bëri ajo dhe më tregoi se disa vite më vonë dikush nga kolegët e punës në një rrethanë kritike e kishte riaktivizuar çështjen në një nga mbledhjet e organizatës së partisë në aparatin e Komitetit Qendror. Unë nuk e dija dhe nuk kisha si ta dija, pasi në periudhën për të cilën bëhej fjalë, isha larguar nga pallati i “perandorit” dhe isha kthyer në banor të skëterrës së Qafës së Barit…
Hoxha ishte i pamëshirshëm me punonjësit e kabinetit, veçanërisht kur bëhej fjalë për të dokumentuar aktivitetin ditor. Veç rutinës së përditshme, ne pak njerëzve që ishim aty, na duhej të punonim për orë të tëra për të zbardhur nga magnetofoni ligjëratat e tij në mbledhje, takime, biseda të lira etj.
NJË NGATËRRESË E KOTË
Enveri ishte maniak për zbardhjen e bisedave, sidomos porosive që jepte ne takime e mbledhje zyrtare. Ky ves i tij shpesh më vinte në pozitë të vështirë, pasi jo vetëm duhej hedhur në letër çdo fjalë e tij, por duhej t’ia ktheja të zotit të redaktuar për ta miratuar. Kjo procedurë që më zinte një pjesë të mirë të kohës së punës, shumë herë bëhej shkak për përplasje të ndryshme me miq e njerëz me karakter të fortë. Një e tillë më ndodhi me të ndjerin Bilbil Klosi, asokohe sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Hoxha kishte porositur që kur fliste në Presidium, incizimi i nxjerrë nga magnetofoni të dërgohej në aparatin e KQ, të redaktohej aty me kujdes e t’i rikthehej procesverbalit të mbledhjes.
Shpesh, kur Hoxha lexonte materialin e zbardhur nga punonjësit e Presidiumit, thoshte se ishte jo i saktë dhe pretendonte se në mbledhje kishte kumtuar të tjera gjëra nga ato që ishin stenografuar. “Ke biseduar ndonjëherë me Bilon (kështu i fliste shkurt Bilbil Klosit) për vërejtjet e mia lidhur me mungesat e procesverbaleve të Presidiumit?”, më tha një ditë teksa më thirri në zyrë i nevrikosur.
“Jo, iu përgjigja, tani që po më autorizoni, do bisedoj menjëherë”. Sa dola që aty, mora në telefon Klosin me të cilin njihesha mirë. E vura në dije ni për vërejtjen e Hoxhës. Aty për aty ai u habit dhe mori përsipër ta verifikonte. U dëgjuan të gjitha incizimet nga magnetofonat dhe u krahasuan me procesverbalet e nxjerra prej tyre, për të parë ku mund të ishin bërë gabime eventuale. Plot pas tri javësh, Klosi që kishte ndjekur nga afër këtë procedurë verifikimi, më telefonoi nga zyra.
“Nuk ka asnjë ndryshim në fjalën e shokut Enver, më shpjegoi, e pamë me kujdes dhe çdo gjë ishte shkruar saktë. Ne s’kemi redaktorë aq të kualifikuar si ata që keni ju dhe ndoshta shoku Enver shikon dallime në redaktim, por thënie të ndryshuara absolutisht nuk ka. “Nuk e di, ia ktheva. Për këto që po më sqaroni do të vë në dijeni të zotin e punës”. “Jo, kundërshtoi Klosi me njerëzillëk, lëre hë për hë, se do ta sqarojë vetë kryetari i Presidiumit, kur shoku Enver të vijë në mbledhje. Do jetë më e arsyeshme të veprohet kështu. Dëgjomë mua!”.
PLEQËRIA, KJO FËMIJËRI E DYTË
U takova rastësisht në rrugë me Bilbilin pas disa ditësh. Ai me një qëndrim të ftohtë, që nuk ishte i natyrshëm për marrëdhëniet tona, m’u drejtua disi vrazhdë: “Si ishte ajo punë me atë çështje inekzistente? Shoku Enver ka sqaruar se nuk kishte pasur shqetësim për procesverbalet. Ç’ishte ai rrebesh që më derdhe në telefon, apo ndërroi mendjen shefi? Hapi sytë mirë se me atë që punon nuk mban ujë pilafi e një ditë mund të përvëlohesh. Ta them miqësisht e ruaje midis nesh”… Një moment u ndjeva keq dhe, ashtu siç isha përballë tij, fillova t’i shpjegoj gjerë e gjatë historinë e vërejtjeve të Hoxhës.
“Në rastin konkret, i thashë, vetëm u transmetova një porosi të shefit. S’kisha pse të sajoja diçka që jo vetëm s’më hynte në punë, por më nxirrte telashe. Nuk më hynin në punë të tilla aventura pa kuptim e me zarar të madh. Ato që të thashë, i dëgjova nga goja e shokut Enver. Habitem që të ka thënë se s’paska pasur ankesa për pasaktësi në procesverbalet e Presidiumit! Të ishte kështu, shefi do më ndëshkonte mua, që kam ngritur një problem të paqenë, madje duke përdorur edhe emrin e tij. Ju e dini që shoku Enver nuk të fal për këto punë. Unë do ta sqaroj pozitën time sa më parë. Këtu bëhet fjalë për ndershmërinë time dhe kjo nuk është pak”… Klosi po më vështronte i çuditur.
Këmbëngulja ime deri në zemërim e çliroi nga mëdyshja dhe u bind që kisha të drejtë. Aty për aty shprehu keqardhje dhe, për t’i vënë kapak bisedës së pakëndshme, m’u drejtua me dëlirësi: “Ti o miku im, je ende i ri dhe nuk e ke provuar që pleqëria është një fëmijëri e dytë. Të moshuarit edhe mund ta harrojnë atë që kanë thënë më parë, prandaj më mirë të mos e zëmë më në gojë këtë muhabet. Le ta hedhim pas krahëve e të bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë. Kështu është më mirë”. Kaq tha Biloja me atë urtësinë e tij dhe u ndamë si dy miq të vjetër. I mërzitur jashtë mase, nuk e vazhdova rrugën për vizitën ku isha nisur. Duhet të kalonte një kohë e gjatë derisa të më lironte pezmi që më kishte kapluar. Përse vallë ta kishte sajuar Enveri këtë problem të paqenë?! Enigmën do ta zbuloja më vonë. Ajo lidhej me maninë e diktatorit për t’u shprehur i pakënaqur me zbardhjen e porosive të tij në mbledhje zyrtare e takime informale.(panorama)
Ne Qaf Bari ka qene dhe ky
Po per ate qe pallonte ky miku atje ne zyre dhe u be shkak per te perfunduar brenda ka shkruar gje ky krutani?
Ketij i lejohej te shkelte cdo moral, se punonte shume.
Keta jane hipokrit, genjeshtar.
Te jesh sekretar i Enverit, do te thote te kundershtosh idete, veprimet, luften e klasave, jo te merresh me kravatat, xhaketat, corapet e Enverit.
Ky e paska pase hak burgun, njeri imoral.
Sa poshte qe keni rene more njerez te mire. Mjafton qe dikush te tregoje eksperiencen personale te tijen me diktatorin Hoxha dhe juve qe vdisni per “udheheqesin e madh” hidheni ne sulm.
Vahid Lama nuk ia ka idene se si jetonte Enveri, sepse nuk kishte asnje kontakt me te, Vahid Lama e ka inatin me te kaluaren nga burgu qe ka bere, por po te ishte burre i ndershem (qe nuk eshte) inatin duhet ta kishte me megallomanine e mendjelehtesine e tij, pasi ai ra fut ne burg sepse i hante goja shume mut mu ne mes te komitetit qendror, ai ishte edhe kandidat i komitetit qendror, por nuk ishte disident, ishte nje koqe kandari qe perfundoj ne burg per idiotesite qe fliste me te tjeret, thoshte ne xhiro qe veprat e Enverit i kishte bere ai, sepse Enveri nuk ishte i zoti te lidhte 2 fjale … tani gjykoni vete, se ishte Enveri qe nuk arrinte te lidhte 2 fjale, apo megallomani Vahid Lamaj idiot!
Ky Gjëja tani u kujtua? Apo do dhe ky nje vend ne….histori?!!!!
Futja pordhes or trap. Mos e ngateron Enverin me Lulzimin o shoku?
Aman, o te kegjen xha Kasemi , se mos harron e nuk na shkruan perseri si ky shkrim,sepse na permallove me keto qe tregove per “diktatorin.” Valle sa ke vuatur aty tek paradhoma e Enverit. Po ate dha ndoje shishe a bidon me uje perndimor ,apo tu tha gurrmazi ? Se duart dihet qe jane bere me kallo kur duartrokisje. Kam vetem nje merak? Eshte e vertet ajo qe shkruan komentuesi ” Zalo ” qe qenke “torturuar” aty brenda ne dhome me nje femer dhe u denove kot se koti ? Ke patur te drejte se nuk i thonin kote ” Koka e vogel ha koken e madhe ” Dhe halli tjeter eshte pse na u kujtove kaq vone per te treguar keto veshtiresi qe paske patur? Rrofsh se na e mbushe mendjen .
Ik mor sharlatan.Po keto gjera per thjeshtesi nga ju plehra dilnin se donit kush te ishte me bythe lepiresi.Apo tani vraponi kush te dali me i virgjer ju plehra.
Me kanal nentoksor e importonte !?
Jo, shkonin doktoret rekomandues: Isuf Kalo e Sali Berisha qe ia nderronin shurren me uje ne Paris.
Sa per Harpagonin, mos na ginje . Harpagoni mblidhte leket e jo therrimet. Harpagoni ishte kurrnac e i pangopur ne leke. Eshte e vertet qe “Diktatori ” te cilit i paske sherbyer 13 vjet e pastaj paske shkuar tek 7 penxhereret, thote qe therrimet e bukes i mblidhnim e e i benim kokodashe ,por thote per kohen e tij te feminise e jo kur ishte “Diktator ” e ta bente ty koken si kokodashe. Edhe neraste se ta ka bere koken si kokodashe e ke patur sikletin vet nga kokodashja e vogel.
Çfare po bejne Sheiket e Shqiperise sotme me shume se Enveri mor KAZAN ?!
Ndryshe nga keo VIPAT ..me fal RRIPAT e satem ai i fha shume te mira pupullit tej.
Por mor KAZAN qe sigurisht merr q300 lekdshin je Ok
Zoti ga prufte mbare ne punen tuaj fisnike .
Nuk mbarojne shushojat! Tani mund te trillojsh edhe endren si te vertete!
O Mero Baze, mos i sill te tilla shkrime ketyre bylmezave te tu enveriste qe ngazellehen pas teje pse shkruan kunder Saliut se po u solle shkrime te tilla per Dull Laverin te bejne hasha ty e Temen tende e te padisin te Rama…Ahahahaha
Sa me shume kalojne vitet aq me shume degjojme mbrockulla nga te gjithe te perkedhelurit e Enverit!
Sa paskan vuajtur te shkretet!
Kot ankohen malesoret,minatoret,kufitaret,peshkataret,ndertuesit e hidrocentraleve etj se kane punuar shume,por si keta gjeneralet,joooo kurre nuk kane vuajtur!
Po si more ju te shkretet,qe nuk ju shkelte kemba ne balte e ne shi paskeni dale te persekutuar tani?
Po ju paskeni qene shume,o te flamosur dhe si nuk e rrezuat qe atehere Enverin,qe te na kishit shpetuar nga Berisha,Rama etj?
Tani dalin ambasadore,gjenerale,mjeke pa hesat,aktore,kengetare te palluara pra skene,hetuesi i pergjithshem,pupupupupuuu kur doli dhe Qemal Lame desident mos ngelte njeri!
E po paska qene i forte Enveri,qe jo vetem i beri ZAP te gjithe,por jetoi si trim deri diten e fundit,kur edhe keta te ZGJEBOSUR mbushen shamite me lot dhe qurre kush e kush me shume se tjetri!
Dhe tani ju duhet desidenca se do ushqehen!
Po keta bllokmenet e sotem,jo vetem ujin e sjellin nga jashte,por edhe ushqimin per qente dhe macet.
Sa harxhonin ish bllokmenet ne vite,keta i harxhojne ne ne nje dite…
Ilke hajduti i hipen avionit dhe shikon ndeshjen dhe ben si budalla,dhe ju shqetesoheni per kuajt e ngordhur se hanin mish pa tallona dhe nexhi denohet per kafe nga saliu me pasuri sheikesh
O, K… me nyje , ka qene Uje Selite
Pse nuk thote per cfare e cuan ne sketerre, ndoshta edhe ai ka qene disidente dhe ka dashur ti luftoj nga brenda.
Keto kujtime pas 30 vjeteve mbajne ere, se Bilua me te tjeret kane vdekur.
Qe ishte I rrepte me procesverbalet e mbledhjeve nuk ishte keq, se sot te tilla nuk ka me dhe nuk ke si kerkon dhe jep llogari.
Aq me shume qe sot pislliku I dokumentacionit eshte konceptoi, kur ne fakt gjithshka diktohet nga lart. Dhe sipas dokumentave gjithmone denohen te paret specialistet, kur ne fakt ata Jane te detyruar te “konceptojne” dokumentat sipas “porosive” te shefave ose I heqin nga puna minimumi.
Ky Miku pa din e iman u servilos duke demtuar dhe koleg te tjere , dhe per aresye morale nje , per mendiemadhesi e pergoim si te ishte ordiner per aftesite intelektuale te Enverit , e larguan nga pozicioni i sekretarit .Ne te gjithe Boten kuptohet qe punerat rutin ne zyrat e politikaneve qendrore e udheqesve te shtetit i kryejne sekretaret .Pikerisht nje nga thashethemet e Krutanit ishte : Enveri sben gje po ja bejme neve , pra sekretaret .Idiot bajraktar se ti thuash kooperativist ofendon njerezit e punes .Perfundimisht Legen burre .
Po me bythqir burr qe qenke o Vaid leshi , po puna per parat qe ka vjedhur pse nuk permendet o bythqir burr , se nuk ka çtethot askush , ku ishte kjo jeta perrallore o i degjenerum , po blloku ne at koh kishte tubacionet e selites ne rrubinet , uj qe nuk e gjen ne as nje vend te botes , me kte tubacion furnizohej ter tirana ato vite ishe uj qe ne mes te gushtit te hapje çesmen se mbaje dot gishtin nje minut ne uj , pse genjen o pusht i pa cip o burr pa byth e krakter , ti e kupton qe nuk te beson njeri per genjeshtrat qe thua , furnizimi udheheqies ne at koh behej nga shtepia pritjes o legen te ishte evertet kjo qe thua ti do e kishin thn te tjer me par , o vemje o burr kurv pa moral e dinjitet , kan mr kot bythqiret dhe vemjet pa shtyll kurrizore si nuk kan turp genjen tjetri si gomar , kurr se kemi degjuar emrin tend o dobiç , na myten mashtrusit ka 30 vjet e moren me qaf kte popull e kte vend , yyyt pler .
Sa vjeç eshte sot Vait Lama dhe sa para ka marre nga Dashnor Kaloçi qe te pohoje keto qe shkruan Dashnori ne emer te tij? Koha e maskarenjeve s’paska qene vetem ne kohen e Ali Asllanit, por eshte dhe sot. ..
Haroi ky sekrekari që dhe ajrin ja sillnin nga jashtë , po këtë fakt ,do t’a denoncojë në një artikull tjetër .
pse habitesh ti,enveri edhe rrezet e diellit i merrte nga greqia,si nje shtet eurpopjan qe ishte,ishin rreze diellore te kontrolluar nga perendimi,duke i cuar enverit rrezet sipas temperaturen e trupit qe kishte,askush tjeter ne bote nuk i kishte keto rreze diellore kaq shume te kontrolluara per trupin sa enveri,po shiun,kur donte shi e merrte ne fillim nga vendet tropikale,por kur e pa qe shiu ishte me i mire nga vendet perendimore u kthye ketej nga gjermania,jepte lek me thas,leket e popullit shqiptare,dhe blinte shi per bythen e vete,ne te shkretet si popull rrinim pa shi,vetem enveri kishte,mos te flas pastaj per eren,naten,diten,malet fushat i gjith universi ishte i enverit,popujjt jetonin ne pronen e enverit,kjo eshte historia,ka te drejte autori,ai nuk genjen,eshte njeri realist,si une,i tregoja te gjitha,mqs ra fjala behem i presekutuar une tani qe demaskova keto hordhite e enverit,kete katastrofe qe ka bere me keto blerje nga buceti i shtetit qe ishin leket e popullit shqiptare,nqs behem ku te drejtohem se mbase perfitoj edhe une si keta plerat e tjere mashtrusa,un te pakten thash dicka te vertete.
Kujt i duhen kete lloj pacavuresh dhe keto genjeshtra nje zot e di . E kam pasur [ dhe e kam ] shtepin te dera e ish institutit te projektimeve . Drejtori Klementi kishte nje fiat polak , te institutit , kurse Pranvera 90 % te diteve vinte dhe ikte nga puna me biciklet .Edhe nje here nje pyetje per Teme-n.ku eshte arsyeja dhe kuptimi qe botoni shkrime te tilla ?
Mero bytha
Ngatrroni enverin me sojin tuaj
Me juve ketu me siper u plotesua lista e enveristeve, qe jepnin “jeten” per diktatorin.
Juve more miq me mire kerkoni azil politik ne Korene e Veriut se nuk ju rrihet pa patur nje lider qe ta adhuroni.
Keto qe tregohen ne vitet e fundit per Enverin, jane fjale qe qarkullonin qe ne kohe te komunizmit, por problemi ishte se nuk kishte asnjeri qe ti botonte ne gazeta se perfundonte ne hotelet e Qaf Barit, Bulqizes ose ne rastin me te keq, me ndonje plumb mbas kokes si tradhetar i popullit.
Enveri per popullin punonte, packa se e la popullin te rrinte ne rradha qe menate qe te blinte 1 liter qumesht e 5 kokrra veze ne jave, me kusht qe te blinte edhe nja dy kile domate te kalbura.
Ju qe lexoni e komentoni duhet te medoni se Vaid Lame ka 10 vjet qe eshte ne boten e pertejme.
Qe d.m.th.se komentuesit goje c’thurur ( ish hetues,ish sekretar,ish veterane komuniste ) dijne per ekzistencen e dyqaneve brenda territorit te bllokut me mallra te jashtme e ushqime PA TOLLON.Te leme menjeane sherbetoret , e ruajtjen me dhjetera ushtare per 24 ore .Jo per ndonje gje por ‘thjeshtesia ‘ e jetes se diktatorit e krejt Bllokut pasqyrohet dhe me vilat ne vendet me te bukura ,te Shqiperise.Volorekun,plazhin e Durresit ,ate te Vlores, Dajtin .Pra nostalgjike ,para krimit qe kreu ai Bllok,ajo qeverisje heshtni .Pasi burreri te kerkoni falje s’keni..
Rita-komenti yt eshte me i miri.
Keta qe lavderojne Enverin kane qene pikerisht ata qe thoni juve; sahanlepiresit e diktatorit, qe u “bente” nenen dhe e quanin babe. Pune debilash, s’ke se cfare te thuash me shume per njerez pa personalitet, qe per fat te keq jane jo pak.
Ankohen se Demokracia i hoqi privilegjet qe u beheshin langonjve te PPSH-se dhe se zanati i tyre i spijunit, sot nuk ha me buke.
Ketyre tipave, kurre ndokush nuk u ka thene puna e mbare, pasi punen e kishin zet dhe meqenese, sic thote nje fjale e vjeter, “huqi del me shpirtin”, sot e kalojne kohen neper kafenera e forume duke share mbare e mbrape demokracine dhe duke folur me nostalgji per kohen e merhumit. Harrojne se fajin per gjendjen ku ndodhen e kane vete me dembelizmin e tyre.
Ia rrofshi topet Enverit,siç ia rruat per 50 vjet!
Avni-ti me siguri duhet te jesh berberi qe i rruante hallatet Enverit. Goxha pozite ke pasur,nuki thone shaka.
Na mbyten komentuesit enveriste.
Pa dyshim qe se Shqiperi duket se kane mbetur njerezit ma tru shperlare ne bote , shiko si kundershtojne ato qe tregon ai qe i ka pare me syte e vet , pa e kuptuar qe idhulli i tyre ishte nje njeri i pa shpirt , gjakatare , i pa bese , i pa parashikuar , racist , e ma e keqja narcisit deri ne maksimum ja shikoni shokun Kim ne Kore se ne çfare luksi jeton , vetem se tashti po ben dieta mbasi vendi po ka shume probleme ekonomike …nejse tru shperlaret nuk mund te ndryshojne kurre ….
God bless .. Rita Ben , komentet tuaja jane ma se briliante ……kurse per tru pjerdhurit çfare te shtosh, shiko se çfare shkruan tru m…ti Avni Rrustem Gjata ……
O Rr. k. O shpellar, i pa lar! O kok. k. Po ku mer vesh ti o analfabet, qe ke mbetur ne kurbet. Lan halet e padronit, e lepin koqet e bibironit.
Nga doli ky lame lamashi qe na tregon perrallat e shpellarit Sali. Te na tregoje sa eshte paguar ky katundar analfabet nga kriminelet.
Eshte marrezi te flasish gjera nga deshira personale per te paraqitur ne gazete nje artikull te pa vlere plotesisht per lexuesit . Fjala diktature apo shtet i diktatures pranohet por gjepura te qendisura me injorance eshte e tepruar. Te gjithe njerezite qe udheheqin shtetet e kane jeten e tyre te nje niveli te larte, ne kujtesen kolektive eshte vetem nje udheheqes boteror i mbetur ne legjende Mohandas Gandhi, i cili kurre ishte ne lufte ideologjike me pushtuesit kolonial Anglez u vesh si nje budist me rroba te thjeshta. Por ne te vertete ai ishte nje avokat i formuar nga shkolla e kohes dhe ne moshen e re kurre ishte ne Afriken e Jugut edhe ai ishte i veshur me kostum si cdo zyrtar i shkolluar. Veshja e tij e thjeshte erdhi nga ndryshimet e medha ideologjike mendore per te qene ai bashke me popullin kunder nje shteti shfrytzues kolonial ishte nje sakrifice e nje heroi, qe mbeti nje legjende ne bote ,eshte i vetmi ne historine e shekullit 20 qe luftoi per nje shtet me thjestesine e mendimeve te tij te forta. Por edhe pse nuk eshte e vlefshme te diskutoj personalisht per jeten e dikurshme qe e kam jetuar ne Shqiperi , une ne kohen e diktatures u rrita mes njerezve ku gjeta shoqerine dashurine dhe respektin e njerzve qe me rrethonin. Sot kurre mendoj te vij ne Shqiperi duhet te jem i vemendshem qe te gjej nje njeri qe e meriton te flas me te eshte e mundur por vetem me njerzite qe i kane kalur pesedhjete vjet dhe kane nje kulture te trasheguar, dmth ne kohen e sotshme duhet te kesh gjyslyke ne mendje dhe nuk je i sigurte per jeten tende ne Shqiperine e demokracise.