Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj në një prononcim për mediat nga selia blu theksoi edhe njëherë rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese të propozuar nga të djathtët.
Duke folur për vettingun e politikanëve, Rushaj tha se pavarësisht rezervave që kanë për SPAK, ky proces është shumë i rëndësishëm që të bëhet.
“Unë nuk shoh dualizëm, Basha është shprehur qartë edhe dje, cili është qëndrimi i PD. Ne kemi rezerva me punë e SPAK, nuk kemi lëvizur nga ai qëndrim. Por nuk kemi asnjë merak kush e bën vettingun. Duke qenë një proces publik, prokurorët e SPAK që do merren me këtë duhet ta bëjnë vendimarrjen e tyre publike. Standardi duhet të jetë publik. Nëse kjo bëhet publikisht do jetë gjykimi më i mirë,” tha ai.