Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës

21 Tetor 2021, 10:38Politika TEMA

Pëllumb Binaj, kryebashkiaku socialist i Selenicës, është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga një 57 vjeçar nga Vlora. Policia njofton se sulmi nga kryebashkiakut të Selenicës ka ardhur për shkak të detyrës së tij, ndërsa është arrestuar autori.

“Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë”, njofton Policia.

Materialet për rastin i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa 57 vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje