Luan Baçi reagon pas shkarkimit nga Basha, si kryetar i PD në Fier

20 Tetor 2021, 20:09Politika TEMA

Luan Baçi ka reaguar pas daljes së lajmit se është shkarkuar si kryetar i Degës së Fierit dhe në vend të tij është emëruar Agron Kapllanaj.

Baçi thotë se nuk ka asnjë lloj njoftimi për këto lëvizje, por pranon se ka pasur një takim me Bashën i cili i ka kërkuar që të jepte dakordësinë për komandimin e dikujt tjetër.

Ai shton më tej se ka është dakord që të ketë lëvizje në degë por të vendosë Kryesia dhe jo me emërime.

“Nuk kam asnjë lloj njoftimi për shkarkimin apo emërimin e dikujt tjetër. Dje pata një takim me Bashën ku më kërkoi që të jap mbështetjen time për dakordimin komandimin e dikujt tjetër, pa më dhënë asnjë arsye. I thash nuk jap dakordësi në këtë drejtim pasi nuk shikoj ndonjë problematikë te dega demokratike e Fierit, një degë që ka dhënë rezultate të mira.

Unë jam i prirur për lëvizje, për mbajtjen e përgjegjësisë dhe jam i hapur që dega e PD Fier të bëhet më e mirë, me prurje të reja. Por në një situatë të tillë tollovie në anëtarësi, një veprim i tillë është i nxituar. Në mëngjes u ndodha para faktit ku mediat jepnin lajmin për shkarkimin tim dhe emërimin e dikujt tjetër. Mblodha kryesinë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që kishin.

Duhet të ketë ndryshime te kryetarë e degëve dhe më lart, por ndryshimi duhet të vijë në bazë të statutit, me zgjedhje. Nuk jam tifoz as me Bashën as me Berishë, PD është një parti që kryetarët ndërrohen ndërsa unë jam me PD. Unë jam për respektimin e statutit. Lëvizjet brenda PD i bëjnë mirë partisë. Nuk kam marrë pjesë në bërjen e listës së deputetëve.

Mbrëmë më thirri Basha për një takim. Jam kundër procedurës si veprohet dhe si funksionon. Komandimet, emërimet nuk janë asnjëherë rezultative. Unë e mirëpres lënien e vendit të kryetarit të degës, jam pro lëvizjeve, kam dy mandate si kryetar i degës, ka resurse që dega Fier të ketë kryetar të mirë, por kjo del me votën e Kryesisë jo me emërime bërje qokash.

Ky është problemi. Vendimet e pa mbështetura në statut që nuk marrin miratimin e kryesisë, na sjellin çrregullime dhe na çojnë në humbje pas humbje. Keqardhje që ne po merremi me veten tonë pas 25 prillit dhe jo me denoncimin e problemeve në vend. PD ka nevojë për një rithemelim, një ringritje për të qentë fortë përballë një armiku që ne kemi, Edi Ramës”,-tha Baçi

14 komente në “Luan Baçi reagon pas shkarkimit nga Basha, si kryetar i PD në Fier”

  1. lejlek says:

    Shuuuume e thjeshte!
    A jeni tani ish kryetari i partise ne Fier?! Dil dhe fole fshat me fshat e ne cdo lagje (bej nje foltore) dhe rrezoje kryetarin e ri!

  2. Pilo Lala says:

    Fieri te gjithe Kryetaret e PD, i ka pasur lepuj.
    Njerez pa nivel.
    Edhe ky Baci keshtu eshte. Kane Miljona, dhe kerkojne te qendrojne ne krye, te vjedhin me farefis.

  3. Iliri says:

    Kush eshte armiku o tru peshk i salehit ! Cfare marrezie! Enveri ka lene kelyshet prapa…..!

  4. Ari says:

    O gjëja ,qe rastesisht je politikan: nuk eshte armik Rama (se i bie qe edhe ai te thote se Basha eshte armik i tij), por Rama eshte kundershtar politik. Kaq o mish me dy sy.
    Se pastaj, serbet ( politika serbe, se popujt njesoj jane) mbetet te jete cfare? Apo edhe ajo armike e PD?

  5. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Iken nje hale turke dhe vjen perseri nje tjeter hale turke…….pune haleshe.
    Madje ki haleja e citon Ramen si armik!!

  6. Vranakonti says:

    Edi Rames t’i hani ate qe nuk thuhet ju te PD-ke se jini hale gomari. Sa per dijeni Edi Rama as ka vjedhur as ka bere krime e as ka vrar njeri,eshte shume i paster.Por ju te PD-ke kerkoni ta njollosni per te patur shok me vete ne rrugen tuajte krimit.Ju jini kriminela dhe jo Edi Rama.
    Luan Baçi eshte nje kungull me vrima.Ai asnjehere nuk ka patur rezultate te mira si dege e PD per Fierin.T’ju rroje e t’a kini me shendet Sali Berishen qe ne kurrizin e tij rendojn krime te medha.

    1. KCK Live ne Surrel says:

      O Vranak…i “Rama nuk ka vjedhur”! Ate Kullen ne Surrel me ato 3000 Euro pasuri te deklaruara e beri ky Rama yt? Po ato 120 milione te Gjobes Beketti mos po i paguan gje Kulla e Surrelit? Sa per te vrare, ka vrare qe c’ke me te ajo “Policia qe duam”, biles Diten e Rinise me 8 Dhjetor 2020 pas shpine ate 25-vjecarin qe po shkonte ne shtepi. Shko pi ilacet per sklerozen o i shkret.

      1. Vranakonti says:

        KCK,paske rrjedhur fare dhe ke ti nevoje te pish ilacet e sklerozes.Qenke per tu ngushelluar per mendjen qe te ka lene. Per Edi Ramen qendrojne ato qe kame thene dhe ato qe thua ti jane mbrockulla. Te te rroj ty Saliu dhe te fala Bashes,t’i kesh me shendet.

  7. Isuf says:

    Kush eshte ky armik, mor trap. Nuk je ne lufte or trap

  8. Fshatari says:

    Aaaaashtu!
    Ja, ka lezet. Kryetar partie ne rreth, luan baci, e gjen armikun tek Rama!
    Pikaaaaaaaaaa! Po perse, more leone, Rama po te shkarkon ty nga Partia?! Ju ne vetvete nuk keni asnje pergjegjesi? Jeni vrases, qe nga saliu deri tek lulziu, ku futesh edhe ti me grupin tend.
    As topi, as raketa s’e tund!
    Jeni parti e marre FUND!

  9. Martin says:

    Armik??? O ju qifsha mendjen juve! Ti qenke nivel vk. Po cdo presesh nga ju mor aman,

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Baci dhe Bacet e tjere qe shkojne ne ato Foltoret e Saliut e degjojne mallkimet e tij ndaj Bashes, nese do kene sensin me minimal te qytetarise duhet te dorhiqen vete nga postet qe mbajne ne partine e drejtuar nga Basha.

  11. Shqiptari says:

    Ç’thot kryerari bon Partia. Ç’thot Partia s’bon kryerari ?.

  12. Nje mergimtar says:

    Nga momenti qe ky Baci thote se “ARMIKU” eshte Edi Rama per mua ai nuk eshte shqiptar e jo me demokrat.Ky mendim eshte vazhdim i politikes percarese te PP-s per armiqte imagjinar te klasave.Zoteri ,Edi Rama ,eshte kundershtar qe me partine qe drejton ka nje mendim per ecien perpara te vendit e Lulezimi e partia qe drejton ka mendim e opsione te tjera.Ai qe i miration eshte populli.109-vite shtet i pavarur,31 -vite demokraci e perseri tek armikui klases.Gjate gjithe jetes ndasi.Armiqte e Shqiperise ne shekuj kane qene Romaket,Turqit,Greket,Serbet,Gjermanet e Italianet tek te cilet ne sot duam te behemi pjese. CIVILIZOHUNI,(behuni qytetare) e mos qendroni ne llogore lufte.Mendesia e PP-s nuk ndryshoka me kollaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje