Që prej nisjes së lëvizjes së Sali Berishës, Partia Demokratike është në një luftë të egër mes vetes, e cila tashmë ka zbritur edhe në bazë.
Deputeti Luan Baçi është shkarkuar si kryetar i PD në Fier, pas rreshtimit të tij me Sali Berishën. Në vend të tij është komanduar Agron Kapllanaj nga Ballshi.
Pork y vendim ka sjellë reagime të shumta, duke parë të shkuarën e tij.
Ibrahim Morina, ish-kryetar i degës së PD në Fier shkruan në rrjetet sociale se kjo nuk pritej nga Lulzim Basha.
Morina poston në Facebook formularin e vetëdeklarimit të Kapllanajt i cili rezulton i dënuar në Itali për vjedhje.
“Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali”, shkruan Morina.
Agron Kapllanaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Mallakstrës në 2015, detyrë që e mbajti deri në 2019.
Ndërsa në 25 prill ishte kandidat për deputet në Qarkun e Fierit.
Reagimi
Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale… “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj”. Çudia pas këtij lajmi bëhet edhe më e madhe, kur mëson se “Agron Kapllanaj, do të mbajë këtë detyrë deri në strukturimin e kësaj dege”.
Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali.
Edhe këtë e bërë o Lulzim Basha…?!
Çfarë të ka mbetur ti bësh më shumë asaj dege të PD-së…?!
Në qoftë se ky ishte më “i miri” për strukturimin e PD në Fier, kur imagjinoj ata pas tij më vjen të ulëri dhe t’ju bëj thirrje gjithë demokratëve të Fierit, “mos lejoni që Lulzim Basha të kënaqë oreksin e tij duke shijuar opozitën bashkë me frutat që i vjelë asaj.
Ajo degë ka emra pambarim, të cilët jo vetëm mund të bëjnë strukturimin e saj, por edhe të sigurojnë një rezultat shumë më dinjitoz në zgjedhje. Ndal tentativës së revanshit të Lulzim Bashës me të dënuar ordinerë si Agron Kapllanaj…
Ky është aq idiot , sa që , në darkë , nuk mban mend se çfarë ka hëngër e çfarë ka thënë në mëngjes .
Në mëngjes , me bujë gjoja dorëzon për diskutim e votim në parlament amendamente, që politika dhe administrata e shtetit duhet absolutisht të pastrohet nga njerëzit e inkriminuar dhe pa integritet moral .
Në darkë vendos të emërojë një ish të akuzuar e dënuar në Itali si kryetar të Degës së PD-së ne FIER .
A i besohet mo këtij trangulli . Ky është i hidhët qysh në lule .
Ene Xhozi thote diçka , por nuk ja ka qëllu tamon. “Luli të gënjen dhe për orën .
Jo mi Xhoz , jo .
S’mban mend mo fukarai .
Aq e ka trunin . Deri këty e shtyn triska . Tani ka fillu ene me bërtit , sepse ka frikë për vehte e kujton se mund tja kalojë frikën të tjerëve, si puna e atij abdallit që kur kalonte nëpërf pyll , prej frykës këndonte , fishkëllente e pëlliste sa kishte fuqi .
Ruajna zot .
Kaq copë copë e ka bo PD-në , pronën e vet Sali BERISHA , sa s’po del asnjë i zoti e i hajrit me e marrë në dorë e me ja ndryshu faqen .
Edhe Luan Baçi nje koqe kandari eshte.Mire ja ka bere Basha qe e shkarkoi.
Te paktën Agron Kapllani është nga zona po ti more pidh motre me mbiemrin Morina nga je
Yrra-byrra vete puna ne pede!
Keta jane te tere vjedhes, hajdute, horra, llapaqene, inatcore, hakmarres, falsifikatore, nepotike, shpifes me ne krye salisadistin, qe dikur konkuronte per kryetar me kampionin e veseve, azem hajdari, qe me pas u be viktima e tij dhe ”heroi” njekohesisht!
Sot lufta ka zbritur ne nje nivel tjeter: lufton ”baba” i politikes me ”birin e babes” ne post politik, i cili i ka hequr ”babes” pronesine!
Vetem nje gje eshte e sigurte: Neser keta birbot, qe do te mbeten ne partine e horrave, do te na ”vijne” ne pushtet, duke theksuar se Rama me 25 prill beri ”masaker zgjedhore”! Kjo parrulle ”i sjell vrasesit” e 4 protestuesve te 21 janarit 2011 ne qeverisje, qe te behen vrases edhe me te sofistikuar…
Larg qofte! Me mire djepi bosh se shejtani brenda!
Pse është hajdut dhe i njeh rregullat e rrugës mori tenderin në kavajë për bërjen e rrugës dhe sistemimin e ujrave të bardha.tubat e të cilave i vendosi mbrapsh dhe nuk la tuba uji dhe kabllo elektriku nën tokë e mbi tokë pa këputurNjeri rrugaç.
Ky veprim tregon sete te inkriminuarit jane kudo.Artikullshkruesi pse nuk e ka denancuar qe pa u zgjedhur Kryetar Bashkie i Ballshit po kujtohet sot?Nje fjale e urte thote:”Shkopi eshte i gjithe mut nga do qe ta kapesh do te behesh pis”
Sigurisht qe Agron Kapllanaj eshte i perzgjedhur nga krahu i majte i Bashes,ish ministri drejtesise Alibeaj pasi kane biznese te pista bashke,deri dhe tek bixhosi e llotosporti