Ish-deputeti i PD: Berisha është e shkuara, “Foltoret” me 200 veta mbushen me naivë

20 Tetor 2021, 21:00Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat, aktualisht anëtar i Kryesisë së PD-së, Endri Hasa u kërkon demokratëve që të ndahen nga Sali Berisha duke e cilësuar të shkuarën dhe të vijojnë rrugën me Lulzim Bashën, që sipas tij është e ardhmja dhe rruga e duhur për të ardhur në pushtet.

Demokratët s’po zgjedhim mes dy botëve por mes të shkuarës dhe të ardhmes! Sali Berisha është pjesë e historisë së familjes tonë politike por asesi nuk mund të jetë rruga përmes së cilës ne duhet të shohim të ardhmen.

Këtë duhet ta kuptoj çdo demokrat përtej mjegullnajës së qëllimshme të krijuar nga ata që edhe 8 vitet e opozitës nuk i rehabilituan për të shpërlarë llumin e abuzimit me pushtetin kur ne ishim në qeverisje.

Sot është jo vetëm në interes të demokratëve por fillimisht të shqiptarëve që politika të gjej paqe dhe të pastrohet nga llumi i tranzicionit dhe nga njerëz që këto 30 vjet e kanë parë politikës si instrument për tu pasuruar përmes paligjsmërisë, abuzimit me pushtetin dhe bashkëpunimit me krimin e organizuar.

Të besosh se një autokolonë makinash apo flamujt me simbolin e familjes sonë politike që valëviten në salla me kapacitete prej 200 personash, është tregues se baza e demokratëve ka zgjedhur të kthej kokën pas, duke besuar se lavdia do t’i çoj drejtë pushtetit është t’i marrësh ato burra dhe gra të nderuar për naivë. Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto.

Demokratët i besuan 4 muaj më parë, Lulzim Bashës drejtimin e PD dhe përballjen me regjimin. Përtej mjegullës dhe shfrytëzimit të emocioneve, PD është dhe do të mbetet një e vetme dhe vendi do të eci përpara.

Praktikat e dështuara të 30 viteve tranzicion duhet të marrin fund.

Si do të marrin fund? 

Me fjalë?

Jo! Me vepra” shkruan ai.

3 komente në “Ish-deputeti i PD: Berisha është e shkuara, “Foltoret” me 200 veta mbushen me naivë”

  1. E thjeshte per tu kuptuar says:

    Z. Berisha dihet te thirret nga prokuroria per mos denoncim te personave qe jane ne arrest shtepia apo bejne thirrje anti kushtetuese ne fitoren e tij!
    So duhet te kuptoj se eshte non i barabarte para ligjit si cdo qytetar tjeter i Shqiperise!

  2. Sabriu says:

    Ky çuni Nuri hajdutit eshte shume i zgjut. Tamam si plonc i mbush me mut eshte. Apo ska dhe mbeshtetje t’modhe n’Elbasan?! Te gjithe mezi presim te na i sjelle Erjon Isufi perseri per deputet qe ta votojme ne bythe.
    Yyytttt rrace e mutit!!!
    Ky plonci punon ke selia e Pd, kushuriri pare i ketij punon po ke selia e PD (ilir dervishi). Kunati i ploncit nje tjeter bqim, Endri dhe ai, punon ne selia e PD. Kunata e ketij po ke selia PD. Paguani o demokrate paguani kuotat mujore.
    Tani me tregoni ke duhet te mbroje ky thesi me mut, Lul Baçen apo Sal Berishen.
    Ec Lul QR ! Sa mire e bone ket parti.

  3. Drini says:

    Endri del ne skene nga Basha per te shantazhuar Berishen lidhur me serverin e kryeministrise per vrasjet e 21 Janarit.
    Po Berisha ka nje as ne dore per kete Endrin: babai i tij, Nuri Hasa, ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje