Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë të fjalimit të djeshëm nga bashkëbisedimi me gazetarët, ku flet për Vettingun në politikë.
Sipas tij është në interesin e të gjithëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëzit që e kanë mbajtur për 30 vite duke u pasuruar.
Pas këtij postimi, mbështetësit e Berishës kanë shpërthyer në komente kundër Bashës, të cilin e kanë cilësuar si “llumin e politikës”.
“Ik o i pabesë. Ti je llumi i politikës. Duhet filluar nga ti duhet pastrimi i politikës! Ik ik”-shkruan një komentues.
“Po kush do e bëjë këtë Vetting? SPAK-u i Edi Ramës ? Ju të dy do dilni të larë?”, shkruan një tjetër.
Ndërsa një tjetër shkruan: ”Do fundosni Sali Berishën? Se për këtë po e bën ë? Tradhëtar i pabesë. Sali Berisha paska mbajtur gjarprin në gji”.
Per shqiperine mendoj qe politikanet 30 vjeçare nje per nje te lene politiken dhe te ndertojne nje stil tjeter te jetuari.
Per ata qe kane bere shkelje ligjesh te merret gjykata si per te gjithe pa perjashtim.
Keta duhet ti mbajne duarte larg nga hedhja e benzines ne zjarrin qe digjet perbrenda se kombi shqiptar humbet shume.
Lerini menjane te keqijat per kete komb qe i kini dhe i dini me shumice.
Afroni me shpirt doren e pajtimit te vertete se do beheni me te mire per vete per famijen tuaj dhe per shqiperine.
Hiqni dore nga leku dhe pasuria marramendse se nuk mund te improvizoni nje varr aq te madh sa ate pasuri ta fusni brenda.
Me ne fund dhe mbas shume te tjerash njerzit dhe bota do tju kete ZILI dhe vete do vdisni te kenaqur.
Te semure mendor ka plot ne Shqiperi.