Dënimi i FIFA-s pas dështimit të FSHF-së, Armando Dukës i djeg gjoba më shumë se sa tifozët  

22 Tetor 2021, 21:35Sport TEMA

150 mijë franga dhe ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve kundër Andorrës, është dënimi që FIFA mori këtë të premte ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ndëshkimi i UEFA-s vjen pas dështimit skandaloz që FSHF-ja e Armando Dukës i bëri organizimit të ndeshjes me Poloninë, ku paaftësia e institucionit të futbollit shqiptar solli ato incidente në shkallët e stadiumit.

Kompania e kontraktuar nga Federata për mbarvajtjen e ndeshjes dështoi që takimi të mos kishte incidente, pasi ata lejuan qindra tifozë të futeshin në shkallët e stadiumit me sende jo të lejueshme.

Ajo që vihet re dhe që i ka djegur më shumë FSHF-së së Dukës në vendimin e FIFA-s është gjobja e majme prej 150 mijë frangash.

Kjo gjobë ka shqetësuar më shume së denimi i tifozëve institucionin e futbollit shqiptar që në njoftim e saj thekson se do e ankimojë vendimin me shpresën me një ulje gjobe.

Kjo tregon se kush është më prioritare nga FSHF-ja në dënumin e FIFA-s gjoba apo tifozët dhe ata kanë zgjedhur hallin e lekëve.

Dhe ta mendosh që ato para do i paguajnë po me lekët që përfitojnë nga tifozeria duke i shpërfilluar këta të fundit. (TemA)

4 komente në “Dënimi i FIFA-s pas dështimit të FSHF-së, Armando Dukës i djeg gjoba më shumë se sa tifozët  ”

  1. Mondi says:

    Nuk ka njeri me te poshter se sa ky,,,, kur do e largoni kete mortje

  2. Tull says:

    Do vazhdoj te postoj te njejtin koment pasi asnje gazetar ne Shqiperi nuk ben nje analize te deshtimit total te Dukes ne organizimin e ndeshjeve te kombetares. Ka 20 vjet qe Duka eshte president i FSHF dhe jemi denuar nga FIFA dhe UEFA pothuajse cdo ndeshje qe kemi luajtur. Kemi paguar me milliona euro ne gjoba per shkak te inkompetences se Armand Dukes.Kemi paguar gjoba te medha edhe ne ndeshjet ndaj Italise,Frances,Zvicres. Kjo eshte lista jo komplete e ndeshjeve ne te cilat jemi denuar( ndaj disa ekipeve jemi denuar me shume se 1 here): Itali,Spanje,France,Zvicer,Izrael,Danimarke,Maqedoni,Luksemburg,Lihtenshtein,Bjellorusi,Serbi,Poloni etj.

  3. Eduart says:

    Duka ashtu si hyri ne FShF duhet nzjerre nga tifozet ta konsiderojne non grata si ssbotues te sportit shqiptar qe nuk po’ jep asnje rezultat ai duhet detyrar te jape d’oreheqjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje