FOTOT/ Partizani merr "armët", tek Tirana buzëqeshin: Si po përgatiten ekipet para derbit...  

21 Tetor 2021, 21:25Sport TEMA
FOTOT/ Partizani merr "armët", tek Tirana buzëqeshin: Si po

Edhe pse fillim jave, e hëna do jetë e gjitha një ditë vëmendjen më të madhe do e marr derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani që do luhet në “Air Albania”.

Një sfidë mjaft e rëndësishme ku objektivi i vetëm, në cilëndo gjëndje të jenë ekipet, është vetëm marrja e fitores.

Partizani ende nuk e ka arritur suksesin e parë në këtë sezon të ri futbollistik dhe derbi shihet si një mundësi e artë për tu rikthyer dhe ngritur lart moralin e ekipit.

Ambjenti në klubin e kuq paraqitet mjaft e qetë dhe shumë optimiste. Stafi teknik ka zero presion edhe pas paraqitjeve jo të mira në këtë fillim sezoni dhe ai që ka vendosur normalitetin para këtij dueli është presidenti i Partizanit Gaz Demi.

Ky i fundit shuajti çdo aludim të qëllimshëm që po bëhej në studiot sportive kundër Partizanit dhe trajnerit Ilir Daja, duke deklaruar prerazi se tekniku i të kuqve do jetë timonieri i ekipit dhe në rast se skuadra humbet derbin e së hënës.

Këtë të mërkurë lojtarët kanë pasur një ditë mjaft të veçantë duke u argëtuar me “Paintball”. Një mënyrë argëtuese që bën bashkë dhe ç’tensionin situatën në prag të duelit ndaj bardhebluve.

Ndërkohë dhe tek Tirana mbizotëron qetsia dhe optimizmi, sidomos pas tre pikëve të arta të marra ndaj Teutës.

Bardheblutë që janë pritës kanë një plus të madh, pasi numri i tifozëve që është mjaft i rëndësishëm në këto ndeshje do jetë në favor të tyre.

Tek 25 herë kampionët e vendit kanë janë duke ruajtur qetsinë duke vendosur dhe heshtje shtypi, në mënyrë që e gjithë vemendja të jetë tek ndeshja e 25 tetorit. (Përgatiti Fatjon Baze – TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje