"Boll me barsaleta", Gaz Demi shuan thashethemet e studiove sportive: Daja s’ikën nga Partizani dhe nëse humb derbin  

21 Tetor 2021, 11:11Sport TEMA

Emisionet sportive në vendin tonë janë kthyer në një arenë ku mbizotëron gallata dhe jo analizat, informacionet e sakta dhe ballafaqimi i fakteve për atë çka ndodh.

Në disa studio sportive gazetarë apo dhe ish trajner jo shumë të spikatur kanë vënë në shënjestër klubin e Partizanit dhe veçanarisht trajnerin Ilir Daja.

Kjo gjë ndodhi dhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” ku Partizani dhe Ilir Daja ishte në qendër të sulmeve në prag të ndeshjes derbi qe do kete me Tiranën.

U desh ndërhyrja e presidentit të Partizanit, Gaz Demit, për të vendosur pikat mbi i, i cili deklaroi se Daja nuk largohet nga Partizani dhe nëse humb duelin me Tiranën, mëgjithse Z. Demi tha se synimi do jetë marrja e fitores.

Numri një i presidencës së kuqe foli dhe për ndërtimin e kompleksit të ri sportiv i cili do jetë një ndër më modernit në Shqipëri dhe jo vetëm

“Ore kam qëlluar dy emisione të tua që i kam ndjekur. Sula më njeh më mirë. Edhe kjo fjala tifozëri është e madhe. Kemi bërë një akord me trajnerin Daja. Unë s’jam specialist teknik. Tani bëjeni në studiot tuaja barcaleta, jo do ikë Daja, për të mos përmendur një fjalë tjetër. Jemi në fillimin e garës.

Edhe qorrat e kanë parë që i kemi humbur ndeshjet për faje individuale. Nuk ka asnjë problem mes meje dhe drejtorit. Drejtori është njeriu që merret më shumë me Partizanin. Unë kam dhe gjërat e tjera. Po i bëj dhe dhuratën tifozëve, atë stadiumin që do ta shihni se çfarë është bërë.

Daja? Ka suportin tim. Sot e uroj për ditëlindjen. Po dal te analiza para tre ditëve. Daja ka përkrahjen time brenda rregullave që ka loja, ka përkrahjen e drejtorit. Të themi ne, ka probleme apo s’ka. O vlla, futbolli është familje. Jemi në fillim të kampionatit. Nëse doni barcaleta, më merrni mua ose drejtorin. Ilir Daja është më i miri, fati s’e ka ndihmuar. Edhe mua s’më pëlqeu ndeshja me Kukësin. Daja s’ka asnjë problem.

Derbi, rezultat negativ? Kjo e Tiranës, e kam thënë edhe një herë. Sa të jem unë, nuk fiton Tirana. Kjo është ndeshje radhe. S’ka ndonjë çudi të madhe, të humbë apo të fitojë. Po nuk është çudi e madhe, s’është ndonjë qamet po nuk fitoi. Besoj se këtë herë do të na fitojë edhe fati.

30 përqind fati? Ne s’kemi pasur fare fat. Do të kishim 1 pikë më shumë nëse Junior do të bënte penalltinë me Teutën. Me Kukësin në minutën e fundit, s’u bë dot gol. Tani çfarë do të bëjmë. Me Dinamon, ju e patë s’futej goli. Fat që barazuam. Kështu që nuk ka një çarje mes klubit. Sa për tifozërinë, tifozëria e mbështet Partizanin. E di çfarë presidenti ka.

Kompleksi? Kompleksi është gati brenda nëntorit. Stadiumi ka përfunduar. Në mes të nëntorit do të nisë stërvitja. Dijeni që nuk heq njeri kollaj unë”, u shpreh presidenti i Patizanit Gaz Demi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje