VIDEO: Një eurogol nga ekipet e moshave, talenti Leo Petro realizon në mënyrë spektakolare 

20 Tetor 2021, 17:46Sport TEMA

Një eurogol ka ardhur këtë javë në ndeshjet e skuadrave të moshave U17.

Sapo filloi loja, në sekondën e tretë të takimit për moshat U17, Skënderbeu- Football Republic, mesfushori i talentuar Leo Petro Kaleshi, realizon një gol spektakolar nga 60 metra largësi.

Goli i shënuar nga talenti përmetar i ka mahnitur të gjithë të pranishmit në kompleksin sportiv, duke e duartrokitur për realizimin perfekt.

Talenti dhe vullneti i këtij i futbollistit Leo Petro tashmë është i njohur pasi dhe më herët ai ka realizuar gola spektakolar.

Petro është cilësuar nga shumë specialistë dhe trajner futbolli si një lojtar me të ardhme të madhe.

Ndiqni më poshtë golin e realizuar prej tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje