Werner dhe Lukaku dëmtohen: Tifozët e Chelsea duan kthimin e menjëhershëm të Brojës

21 Tetor 2021, 16:47Sport TEMA

Chelsea fitoi në mbrëmjen e djeshme ndaj Malmo në shifrat 4-0, por londinezët kishin edhe dy humbje të mëdha. Werner dhe Lukaku janë dëmtuar që në pjesën e parë duke dalë nga fusha e blertë.

Sulmuesit do të mungojnë për disa ndeshje sipas Tuchel, ndërsa Chelsea ka mbetur pa një sulmues të mirfilltë. Tifozët e londinezëve kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm të Brojës nga Southampton.

Ky i fundit shkoi te klubi tjetër anglez dhe u huazua për një sezon. Mediat britanike tregojnë se me rregullat e Premier League, dëshira e tifozëve të Chelsea-t nuk mund të plotësohet.

Londinezët mund ta kthejnë Brojën vetëm në janar dhe nëse gjejnë dakortësinë me Southampton.

1 komente në “Werner dhe Lukaku dëmtohen: Tifozët e Chelsea duan kthimin e menjëhershëm të Brojës”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Dhëntë Zoti që djali mos t’i lexojë idiotësi të që shkruani dhe stisni ju mender gazetarët tanë, sikur tifozët paskan qënë aq idiotë që nuk e dinë se një kthim i cili nuk mbështetet në rregullat e vendosura është i pamundur dhe kërkojnë kthimin urgjent të Bojës si shpëtimtar. Dhe shpëtimtar i kujt? I Çelësit!!!Kjo mënyrë të shkruari veç mund t’a nxjerrë nga binarët atë fëmijë 20 vjeçar. Por shyqyr, thuaj,që nuk ka kohë t’i lexojë gomarllëqet tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje