Kupa e Botës çdo dy vjet? 12 federata gati të braktisin FIFA-n

21 Tetor 2021, 16:40Sport TEMA

Ideja e FIFA-s për të organizuar një Kupë Bote çdo dy vjet nuk është përkrahur nga pjesa me e madhe e sportistëve, sepse sipas tyre do ketë më shumë lodhje fizike dhe dëmtime për futbollistët.

Kundër kësaj ideje është edhe UEFA e cila e kundërshton fort planin e FIFA-s për Kupën e Botës, duke mbështetur lojtarët.

Sipas “Associated Press”, disa federata europiane ekzaktësisht 12 janë gati të braktisin FIFA-n. Bëhet fjalë për gjashtë kombet nordike të cilët kanë dalë me një vendim të përbashkët kundër planit për të organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet, ndësa nuk dihet ende se cilat mund të jenë gjashtë federatat e tjera.

Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda, dhe Ishujt Faroe, të cilat e  kundërshtojnë diçka të tillë dhe dalin kundër FIFA-s, dhe kjo mund të arrihet nëse ata njoftojnë 6 muaj para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje