Dhuna dhe mesazhet ekstremiste dhe raciste janë pjesë e tifozerive më të nxehta në Europë dhe kudo. Por pak arrijnë nivelet e grupit La Familia e Beitar Jeruzalemit, aq sa vetë presidenti i tyre ka vënë në shitje ekipin 6 herë fitues i kampionatit, nga dëshpërimi për pozicione traciste që shpesh herë degjenerojnë në dhunë.
Rasti i fundit, gjatë përballjes së Beitarit me Hapeol Tel Aviv, ku pjesëtarë të La Familia filluan një përleshje me tifozët e ekipit të tyre për shkak të blerjes së një lojtari me ngjyrë dhe mysliman, Youssouf Mara, ndërkohë që vite më parë u kërkua zyrtarisht nga grupi i organizuar që lojtari Ali Muhammed të ndryshonte emrin, sepse nuk mund të shkruhej në atë fanellë.
Një nga tifozët që u kanosën nga La Familia ishte edhe një grua me aftësi të kufizuara, e cila përfundoi në spital. “Në tifozerinë tonë nuk ka vend për gra dhe invalidë”, ishin fjalët përbuzëse që në logjikën e tyre ishte faji i vetëm i gruas.
Beitar Jeruzalemi ka qenë gjithmonë një ekip që ka mbledhur tifozerinë e ekstremit të djathtë në Izrael, ndërkohë që në origjinë ka përfaqësuar ekipin e hebrenjve mizrahi, më konservatorë.
Tifozët e Beitar ishin shkaku i anulimit të ndeshjes në Belgjikë ndaj Genk, ku portieri i belgëve mbeti i plagosur në kokë nga një fishekzjarr. Dhuna e ditëve të fundit u kritikua nga vetë qeveria dhe presidenti i klubit, Moshe Hoegg, prej kohësh po tenton ta shesë Beitar.
Ndërkohë, La Familia është shndërruar edhe në protagonisten e një dokumentari në Netflix, me një titull paradoksal aq sa të trishtë: Forever Pure, një rikthim tek një identitet ku gjaku “i pastër” është kusht, dhe që shkon padyshim ndesh me historinë e një kombi .
Zionizmi dhe Nazizmi i Hitlerit jane fiks e njejta ideologji. Krishterimi dhe Islami jane po ashtu ideologji ekstremiste por jo aq sa Zionizmi dhe Nazizmi hitlerian.
Interesante qe qenkan kaq rraciste sepse keta jane jevgj per vete.
Cifutet Mizrahi jane cifutet e Afrikes se Veriut dhe Lindjes se mesme.
Paradoks i madh .
Sikur i ka pjelle te gjithe GEBELSI ????!!.