A do bëhet Shqipëria si e gjithë Europa, me moton: Kush grabit më tepër ai është usta dhe kush nuk plaçkit është krejt budalla!

23 Tetor 2021, 13:22Blog TEMA

Nga Aranit Muraçi

Është ‘pasqyra’ sot e gjithçkaje që nisi mbrapsht 30 vite më parë, pas rënies së komunizmit, si një ndër modelet më të shëmtuara ekonomike dhe politike të mundshme në botë, për “ndërtimin” e shtetit demokratik.

Mashtruan dje kur thanë se e nisën “ndërtimin” e Shqipërisë, duke shkatërruar dhe vjedhur pasurinë e përbashkët, atë publike, që u ngrit me shumë mund dhe djersë për 50 vjet nga shqiptarët. Mashtrojnë edhe sot dhe nuk thonë asnjë fjalë përse dhe si i zhdukën veprat e mëdha, të ngritura pa asnjë borxh, duke shfrytëzuar edhe punën vullnetare.

Politik-bërësit e një kohe të mbrapshtë ngritën si të vetmin model ekonomik vjedhjen dhe grabitjen e pasurive kombëtare të shqiptarëve, duke shkelur mbi djersën dhe sakrificat e pupullit që për 50 vjet vuajti një ndër sistemet më totalitare në Europë.

Më të ndershmit, më punëtorët, më të drejtët, shumica dërrmuese e shqiptarëve të cilët punuan dhe besuan se vetëm me punë pavarësisht sistemit ndërtohej dhe zhvillohej vendi, jo vetëm nuk fituan asgjë, por mbetën spektatorë të grabitjes së djersës së tyre nga hajdutët, trafikantët, falsifikatorët, të paudhët, mashtruesit, kriminelët dhe frymëzuesit e tyre, të cilët sot prezantohen si të suksesshëm, të paarritshëm, njerëz të zotë, madje, madje shiten edhe si më patriotë.

Frymëzuesit e disa prej grabitjeve të shumta dhe të bujshme ishin pra, ata politikanë, të cilët ngritën dhe mbajtën si model zhvillimi sistemin ekonomik piramidal. U grabitën paratë njerëzve të ndershëm, para që ata i fituan me po aq mund e djersë, në vitet e para të emigracionit. I grabitën shqiptarët, pasurinë dhe të ardhmen e tyre, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

I vunë vulën dhe njollën e turpit grabitjeve të pasurive kombëtare në ’97, duke djegur Shqipërinë, dhe vepruan me të njëjtën strategji sa herë që plaçkisnin pa pasur asnjë turp, për të fshehur gjurmët dhe mëkatet. Fatkeqësisht nuk e ndalën kurrë modelin e tyre: atë të grabitjes. Grabitën gjithçka, derisa nuk u mbeti ndoshta asgjë më për të grabitur, veç pushtetit politik dhe juridik që kërkojnë ta mbajnë me çdo kusht, me qëllim për të mbrojtur pasurinë e vjedhur.

Me të njëjtën demogagji, se faji i prapambetjes historike-ekonomike i mbetet komunizmit, edhe për shkatërrimin e grabitjen e pronave dhe të pasurisë kombëtare, që nga bregdeti, hekurudhat, fabrikat, uzinat, pyjet, fushat, minierat, dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi, shumë prej tyre shiten sot si “ekspertë” të ekonomisë, model suksesi, progresi, premtojnë drejtësi, zhvillim, integrim.

Ata si të vetmin model suksesi që kanë, grabitjen, e shohin ende sot zhvillimin pa punë, pa treg, pa dije (me vetëdije), pa garë, pa një sistem drejtësie, pa të cilin nuk mund të ekzistojë një demokraci normale, funksionale!

Edhe vargjet e famshme të Nolit vërtetojnë se historikisht në Shqipëri nuk ka ekzistuar demokracia mbi parime shtet-formimi, sepse e djathta ka munguar, ose ka ekzistuar përmes një modeli: Kush fitonte më tepër, ai ishte usta,

dhe kush nuk plaçkiste ish krejt budalla.

Prandaj për grabitjet nuk mbajti kurrë përgjegjësi askush, për asgjë. ‘Drejtësia’ që ata ngritën si model pati vetëm një: grabitjen.

Sot Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa shërbim hekurudhor, edhe pse me hekurudha vlera e të cilit shkon në 30 miliard dollarë. Nëse do të bëhej një rivlerësim i tërë pasurisë kombëtare pas rënies së komunizmit, ajo besohet se kapte shifra prej qindra miliard dollarësh. E tëra e grabitur, ose e shkatërruar!

Ekonomia nga e çentralizuar normalisht duhej të kalonte dhe të përshtatej dalëngadalë në një ekonomi tregu, përmes një procesi të ndershëm privatizimi, me sektorë prioritarë si bujqësia, turizmi apo edhe industria e lehtë (vetëm kështu do të mund të tërhiqte investime të huaja dhe do të inkurajonte shqiptarët të ktheheshin për të investuar në Atdheun e tyre).

Çfarë ndodhi në 30 vjet? Cilët janë përgjegjësit e vërtetë të shkatërrimit të ekonomisë sonë?

Pyetje që e bëjnë më së shumti mes tyre vetë shqiptarët, ende pa një përgjigje!

(Shqiptarët i mësuan që të vidhnin edhe telat e telefonit apo shinat e hekurudhës për t’i shitur për skrap si kjo foto, gjatë grabitjeve në Lezhë, 1993).

 

 

 

13 komente në “A do bëhet Shqipëria si e gjithë Europa, me moton: Kush grabit më tepër ai është usta dhe kush nuk plaçkit është krejt budalla!”

  1. ILYRIA says:

    Zoti Aranit Muaci……
    Fajet dhe gabimet kane Emra……..
    Analiza juaj eshte mese e njohur nga te gjihte ata qe e njohin Shqiperine para e pas 90-tes…..por mungon thelbi…
    Pse ???? Sepse Shteti shqipetar me mbeshtetjen e UDB-se dhe EYP-se greke nuk ekzistoje me .
    Popullit teper te varfer shqipetar ju komunikua se cdo gje qe kishte ekzistuar ne Shqiperi ishte komuniste dhe duhej te shkaterrohej , vidhej, minohej……….dhe shqipetaret kujtuan se ky ishte momenti qe duhet ti tregonte Botes se nuk e duam Komunizmin….
    Sal Ram Berisha ishte iniciatori i ketyre shkaterrimeve……….edhe sot mbas gati 30-Vitesh, shqipetaret mendojne se te vjedhesh Energjine apo Ujin nuk eshte veper penale….shumica atyre qe ndjekin sot Sal Ram Berishen jane ata qe mendojne se duhet te vije prap Koha kur sundonte ai Tradhetar i Popullit shqipetar…….koha kur (si ju e pershkroni ne Rreshtat tuaj ) , kush nuk vjedh eshte budalla……….keta Njerez pa shprese, mendojne se Berisha do ti sjelle edhe njehere ashtu si ata e kane perjetuar……..Keta jane tanet…ska nevoje ti paguajne as dritat e as Ujin……..Miljardat e shkaterruara nga pas 90-ta kane qene Kapitalet e para te atyre qe filluan te benin Bisneset e tyre te para ne ” Kapitalizem”
    Eshte teper e thjeshte te shikohet Biografia e tyre Financiare…..nuk jane shume…….1000-2000 Njerez………
    Por se pari duhet te largohet perfundimisht nga Skena Politike shqipetare ” Udheheqesi i tyre shpirteror”….Sal Ram Berisha…ai eshte “Shpresa” e fundit e Llumit te shoqerise Shqipetare………sepse Analfabeti gllaberon pa menduar dy here per pasojat sesa Njeriu i thjeshte me dy Para Mend ne koke…….dhe menjehere gllaberuasi hyn tek Kategoria ” e te forteve” , “guximtareve” , ” e atyre qe se rrujn per kerkend n`bote “……dhe me e bukra eshte se keta Gllaberues i kundervehen cdo Njeriu qe eshte kundra Sal Ram Berishes si KOMUNIST…….Harrojne qe komunizmi ishte pjese e cdo Familje shqipetare….pa me te voglin perjashtim…………Pasuria Kombetare eshte e te gjitheve dhe ata qe kane perlyer duart ne eleminimin e saj duhet te denohen si Tradhetare te Popullit shqipetar……me dije apo pa dije………duhet shume Kohe dhe mund , por nje Dite duhet te filloje shqipetari ti thote Mikut, Mik e Derrit, Derr
    Gllaberuesi

    1. emigranti says:

      SHOKU JE SHUME I SAKTE , POR NE SHQIPERI JAN SHUME PAK NJEREZ SI TY

  2. Ed says:

    FATOS NANO SALI BERISHA ILIR MUTA GRAMOZ PASHKO ME SHOKE E SHKATERUAN VENDIM PER INTERES TE SERBIT DHE GREKUT.

  3. lexuesi says:

    A e dini se cme ka thene nje eksponent i PD ne vitin 1993?.Te uroj sukses ne shkaterrimin e prones perbashket!.U skandalizova per nuk kisha cte beja dhe ai vazhdoi ne te tijen.

  4. Taulant says:

    Shkaterrimi i ekonomis komuniste ne Shqiperi ishte nje strategji Euro-Amerikane.
    Harruat sa shume e donin Boris Jeltsinin keto vende sepse ai po shkaterronte gjithe ekonomin Ruse per ti shnderruar Ruset ne skllever te Euro-Amerikaneve.
    Rusia shpetoi nga ajo gjeme kur pushtetin e mori Putini.
    Ishte ambasadori Amerikan Rajson qe i kerkoi Berishes shkaterrimin e gjithckaje Komuniste dhe arrestimin e Fatos NAnos.

    1. Daja i Samiut says:

      Me ty me siper kete here jam plotesisht dakort (heret e tjera ja fut dhe ti si ai me siper ILYRIA ) qe shkaterrimi i ekonomise “komuniste” ishte taktike e SH.B.A ve per interesa kuptohet skllaveruese. Kaq shpejt e harruat Gramoz Pashkon qe ne çdo tre fjale nje ishte ” çeku i bardhe nga Amerika” dhe bastardet injorante me ne krye “kepucarin” Hajdarri i suleshin prones se perbashket dhe e shkaterronin nga themelet !!!!!!! Pa frike miliarda euro deme iu shkaktuan ekonomise sone te brishte dhe per keto sabotime asnje nuk doli te vinte gishtin se kush ishte fajtori , qe te gjithe e dinim .

      1. Ne venat e tua Sal nuk ka asnje pik gjak shqipetar. says:

        Daja I Naimit dhe Abdylit……..
        Cfare ka shkruar ILYRIA me duket se e ke lexuar mbrapsht……..
        mesa lexova vete asnjehere nuk eshte permendur shkaterrimi i ekonomise “komuniste” nga amerikanet, pra taktike amerikane………
        perkundrazi , ai shkruan se ishin komshinjte tane jugore e veri-lindor qe e pakezuan dhe e financuan nepermjet Sal Ram Berishes e PD shkaterrimin perfundimtar te atyre Aseteve qe i kishin mbetur Shtetit shqipetar…………
        Daja i Samiut……..lexojini edhe njehere ato Rreshta e ndoshta do e kuptoni se e keni perceptuar gabim shkrimin e ILYRIA……KLM.

  5. Shqiptari says:

    Rrespekte per kte tem sa brilante dhe te vertet qe zoti Muraçi i sjell te vertetat historike kti populli me kujtes te cunguar , keshtu thuhet e verteta si ne kte artikull brilant qe nuk i heq as nje presje , rrespekte zoti Aranit Muraçi jeni nje shqiptar i vertet , ai qe thot te verteten e ngjarieve te trazicionit esht shpres per te ardhmen , rrespekte, kto ngjrje i kemi par me syt tan ne vitet 91 , sa fitoi PDja te nesermen u pren me sepata e hanxhar te tera pemet qe te çonin ne kombinat dhe ne laprak nga anarshistet sikur te ishte aksion , limatriçet tornot presat paisjet dhe makinerit e uzines traktori u shkulen me kavo duke i terhequr me ziza dhe terhiqeshin ne mes te rruges per tu shitur per hekur , makineri te reja qe vlenin miliona euro , mos llogarit ne kombinatet tekstile dhe uzinat e tjera , hekurudha shkonte deri ne han te hotit e kemi ber me aksion punuam dit nat , vandalet i shiten i vodhen i shkaterruan , dhe mbas ktyre vandalve qe bastisnin çfar u dilte perpara , vinte Besnik Mustafaraj me turmen e mashtrusve qe filmonin shkaterrimet dhe ja shisnin filmimet axhensive te huaja i thoshin shikoni si na la komunizmi , ky legen e bir kurve qe shiti godinen e ambasades shqiptare ne Paris dhe ndertoi vilen afer dajtit ku gjoi studion si mendimtar i madh dhe gezon milionat e vjedhura , kta ishin PDistet kta kadavrat qe mblidhen sot mas saliut . Kta kan shkaterruar Shqiperin ky esht realiteti .

  6. A says:

    Në Lezhë ka mirditorë, dihet!
    Motoja e mirditorëve është: gjëja e tjetrit është e imja!!!

    1. Like hajduti says:

      ??????? e bukur kjo , se dija …..tung

  7. Olsi says:

    Nuk me intereson evropa , ne duhet te veme prap ligjin e vdekjes, ushtria me detyrim, kush vjedh, plackit, shkaterron sidomos pronen e shtetit, te paguaje , dhe nese nuk ka te paguaje , te futet ne pune vullnetare 10 ore ne dite, derisa te paguaje denimin qe meriton. Nqs nuk bejme kete gje, mos prisni as nga amerika e as nga evropa, keta keshtu na duan bordello dhe geto per boten e 3.

  8. Indignados says:

    Po si po e zhvasin tani Shqiperine? Apo zhvatja e ripjelljes eshte zhvillim. Rrini me historite e se shkuares dhe sulmoni opoziten sikur sot eshte opozita e keqja e ketij vendi. Ka emra zhvatja e sotme nen hunden e syte tuaja zoti hazetar ndodh, unless ju jeni pjese e zhvatjes. Ju e i dini se cilet jane, por syte ju kane errur se s’keni marre sufllaqen e rradhes

    P. S. Nuk jam eme Saliun as me Lulin, por jam ne opozite me pushtetin sic duhet te jete cdo gazetar

  9. Mihali says:

    Eshte evidente edhe sot’97-ta , lufta civile,’98 -ta grushti i shtetit qe me gjthe se ne deklarojm qe kemi plotsuar kushtet Europa akoma na sheh jo me sy te mire dhe jo dashamires kur shikon njeriun me te zi ne historin e Shqiperis qe levize per te mar pushtet.Bota gjithe tmerohet nga figura e ketij krimineli qe te gjithe ja dime emrin , ai eshte njeriu qe ka djegur disa her Shqiperin,qe kur hap gojen i vjen era gjak dhe del uleret si deri i plagosur dhe gati qe te shqyej edhe nje here Shqiperin.Atij i qelbet gjithe famija nga bemat e gjithe pjestarve te saj per pasurimin e jashte ligjshem me anen e firmes se babit,vjehrite dhe burit kryeminister.Tani eshte plagosur nga ciftja amerikane.Ashtu i plagosur eshte edhe me i terbuar.
    Do ta duroj edhe nje her ky popull kete monter te djegij edhe nje her shqiperin ? Ky njeri i terbuar quhet Sali Berisha,ky nuk kerkon vetem PD-n por te gjthe shqiperin ta kthej ne ciflik te tij. Ja pse se pranon Europa ta antarsoje Shqiperin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje