Doza e tretë e vaksinës, imunitet gati të plotë kundër Covid

23 Tetor 2021, 15:30Bota TEMA

Doza e tretë e vaksinave krijon imuntitet thuajse të plotë kundër Covid-19. Ky është rezultati i të parit test të plotë për dozat përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech, kryer në Britaninë e Madhe.

Mes 5 mijë personave të imunizuar me dy doza, 109 prej tyre ose 2.2% shfaqën simptoma infektimi. Ndërsa në një tjetër grup me të njëjtin numër personash të imunizuar edhe me dozën e tretë përforcuese, vetëm 5 prej tyre u infektuan ose 0.1% e tyre. Doza përforcuese iu injektua atyre një vit pas dozës së dytë.

Mediat britanike shkruajnë se këto rezultate i japin qeverisë së këtij vendi një mbështetje të madhe për të inkurajuar qytetarët të injektojnë dozën përforcuese, teksa Britania po përballet me shifra rekord infektimesh.

Suksesin e dozës së tretë në reduktimin drastik të infektimeve e dëshmon edhe Izraeli, një ndër vendet e para në botë që nisi vaksinimin masiv që në Dhjetor të 2020-ës.

Edhe pse vaksinimi me dy doza Pfizer shmangu shtimin e vdekjeve, nuk e parandaloi dot valën e re të infektimeve me variantin Delta. Ndërsa ky grafik tregon se me përparimin e injektimit të dozës përforcuese, vala e infektimeve është reduktuar ndjeshëm.

2 komente në “Doza e tretë e vaksinës, imunitet gati të plotë kundër Covid”

  1. Lil says:

    Aahtu that dhe me dy doza ju,tani merruni me te treten.
    Dakord po ju besojm se me dy doza skeni efekte ne kohe shtrirje,dhe pse ska studime per me shume se 1 vit.
    Po dozen e tret Ku e dini ju se car efekti Ka ne kohe shtrirje te zgjatur?
    Ah po Ben test per 1 muaj dhe e dine kta.
    Q…no Robt ,asnje Mo’s marri vaksin me,mosbindje civile dhe e shifni Brenda 1 muaji sdegjoni me per covid.
    Po vazhduam kshu,ne b…e do e.kemi me 80 booster do arrijm Der SA t ikim NGA kjo bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje