Teuta ndal vrullin e Egnatias dhe i bashkohet Tiranës në krye. Laçi rikthehet tek fitorja

23 Tetor 2021, 15:47Sport TEMA

Një gol i Sherif Kallakut nga pika e bardhë e penalltisë i jep tre pikët Teutës në transfertë ndaj Egnatias, me durrsakët që lënë pas krahëve humbjen ndaj Tiranës dhe u bashkohen pikërisht bardhebluve në krye të renditjes.

Nga ana tjetër ndalet sulmuesi Pedro Augusto, që këtë herë nuk arrin të shënojë e bashkë me të, ndalet edhe vrulli i Egnatias, që kishte grumbulluar 8 pikë në katër javë, duke u shfaqur si befasia më e bukur e këtij fillim-sezoni.

Laçi merr më në fund fitoren e parë në debutimin e trajnerit të ri, Sero Noka . Skuadra bardhezi fitoi minimalisht 0-1 ndaj Kastriotit në transfertë, ndërsa ndeshja u vendos nga një gol I shënuar nga Mentor Mazrekaj.

Pjesa e parë ishte e qetë nga të dyja ekipet që krijuan pak raste. Në pjesën e dytë, Laçi shton më shumë presionin në portën e Kastriotit dhe në mintuën e 72-të, Mazkrekaj përfiton nga një pakujdesi në mbrojtjen krutane dhe me një goditje klasi e dërgon topin në rrjetë.

Kastrioti tenton deri në fund për të barazuar, por Laçi mbrohet mirë deri në fund dhe kurbinasit marrin kështu 3 pikëshin e parë të sezonit. Me këtë fitore, Laçi shkon në vendin e 7-të me 5 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 9-të me 4 pikë.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje