Banesa e biznesmenit Nazmi Çangu ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit.
Burimet bëjnë me dije se 10 persona të armatosur kanë grabitur shtëpinë e biznesmenit rreth orës 1 të natës. Ata kanë hyrë në banesë kanë mbyllur në një dhomë familjarët, ndërsa biznesmenin e kanë mbajtur në një dhomë tjetër ku e kanë lidhur dhe dhunuar.
Grabitësit kanë dhunuar biznesmenin pasi i kanë kërkuar që t’i jepte çelsin e kasafortës që kishte në shtëpi. Ata kanë marrë rreth 100 mijë euro, lekë dhe flori.
“Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
£-100 .000 euro nuk mbahen, kemi banka me bollek
Amen!