Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy

25 Tetor 2021, 09:37Blog TEMA

Nga Fatbardh Kadilli

1- Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri, as tjetri nuk japin zgjidhje. Asnjëri nuk do të tërhiqet. Do t’i shkojnë deri në fund. Berisha do mbledhë njerëzit.

Basha do mbajë vulën. Do shkojnë në gjykatë si ciftet që divorcohen. Do ndajnë plaçkën. Po demokratët çfarë fitojnë? Asgjë të vlefshme përveçse, nga një kryetar do kenë dy.

Kushdo që të fitojë mes Bashës a Berishës, do kontrollojë një PD të vogël. Një PD e ndarë nuk fiton.

Basha është humbës. Berisha është i mundur. Si do shkojmë përballë Ramës? Me kryetar të mundur dhe me parti më të vogël?

2- Basha e ka tkurrur partinë dhe e drejton me një ekip privat. Për këdo që ka vëmendjen më të vogël për punët e PD-së është e qartë që

Basha drejton me ekipe personale. Forumet janë kot. Janë për dekor. Nënkryetarët, Sekretarët dhe bashkëpunëtorët i ka si dekor. Ata nuk guxojnë të bëjnë beteja politike. Kënaqen me postin. Sa kohë qëndrojnë në rresht do jenë dekor i “paster”.

3- Ndërsa Berisha po shkel territor, Basha po rrit tonet. Ai po i quan llum ata që shkojnë pas Berishës. Pyetja është kjo: Si i ndan Basha

kush nga ish ministrat dhe ish drejtorët janë të korruptuar? Pse ata që shkojnë pas Berishës janë të korruptuar dhe këta që shkojnë pas

Bashës jo? Pse Bardhi, Alibeaj, Duma, Rushaj, Tabaku, Çollaku, e shumë e shumë drejtorë janë të pastër? Ndërsa Noka, Paloka, Bylykbashi, Spaho e drejtorë të tjerë janë llum?

4- Basha flet për “oligarkë”. Vetëm flet. Nuk akuzoi. Thjesht u përmendi emrat. Kastrati dhe Mane. As nuk u trimërua as nuk u çlirua.

Po, pse për këtë ishim keq? Kjo e bën lider? Kjo e ndan nga e keqja? Me të drejtë shtrohet pyetja, a ka marrë financime nga këta dy oligarkë? A është financuar PD nga këta? Nëse po, çfarë vlen që i përmend emrat? Njerëzit pyesin: A ka pasur kompania e kunatit kontrata direkte ose indirekte me këta oligarkë? Këtë duhet të sqarojë Basha.

5- Basha është Problemi i sotëm – Berisha shkaku i këtij Problemi.

Foltorja është bërë si faltore. Shkojnë e falen të dëshpëruarit nga kryetari. Kanë të drejtë që kanë inat Bashën. Por të falesh në faltore nuk e zgjidh problemin. Ngushëllohesh, por nuk shpëton nga problemi. Ndjekësit e Berishës mendojnë se do shpëtojnë nga një kryetar, por po prodhojnë një kryetar dhe më të fortë. Nuk shpëtohet partia duke forcuar dhe mitizuar Kryetarin, apo rivalin e tij. Nuk zgjerohet demokracia e partisë nga kryetari. As nga Basha, as nga Berisha.

Kryetarët që humbin dhe nuk largohen e kthejnë partinë në monopol. Një parti monopol i Bashës, apo i Berishës është njëlloj e kapur. Të dy kanë të njëjtat metoda. Të dy kanë të njëjtët klientë në biznes, në media.

6- Dinamika e konfrontimit në distancë mes Bashës dhe Berishës po na çon drejt një Kuvendi traumatik. Një Kuvend i tillë, nuk do sjellë asnjë zgjidhje. Heq Bashën që e ka bërë PD monopol. Kthen Berishën që e ka pas gjithnjë monopol. Ose dhe me keq: Do heqim Lulin për të vënë Nulin? Heqim një Zero dhe shtojmë një Zero?

7- Demkratët të rikthehen tek Manifesti. Manifesti Politik për Ringritjen e PD i ka përgjigjet. Një parti më e madhe se kryetari dmth Partia e fortë – jo kryetari. Kryetari ka vetëm një shanc. Humbi? Ikën.

Këta që kanë humbur kanë pasur më shumë se një shanc.

Propozimet e Manifestit sot i përdor Berisha. Por, ai nuk mundet, edhe po të dojë, nuk mundet që t’i verë në jetë. Flet për primare. Zgjedhje primare me Berishën Kryetar nuk mund të ketë. Demokratët e dinë përfundimin e primareve të Berishes. Fitonte Basha, si i zgjedhuri i tij. Zgjedhje kemi bërë, por fitues ka dalë gjithnjë i preferuari i Berishës, sic del sot i preferuari i Bashës.

Flet për parti të hapur. Parti të hapur ku kthehen ata që u mërziten dhe ata që u përzunë nuk është parti e hapur. Kryetari të përzë, kryetari të kthen. Kjo nuk është hapje. E hapur është partia kur t’i sjell ata që nuk i ke pasur kurrë. Këta do vijnë kur të jemi të

sinqertë dhe të pastër e të papërlyer. S’ka të tillë në PD?

8- Çfarë zgjidhjeje na shërben në Partinë Demokratike?

-Basha duhet të ikë. Berisha nuk duhet të kthehet.

-Basha të japë dorëheqjen. Berisha të mos kandidojë. Ta thotë qartë.

Ata që ndjekin foltoren ta dinë që jane atje për ndryshimin e partisë, apo janë që të rikthejnë Berishën.

-Kuvendi të caktohet vetëm pas largimit të Bashës. Kuvendi duhet t’i shërbejë demokratëve, askujt tjetër.

-Me ikjen e Bashës hapet gara. Zgjidhet kryetar i ri.

-Kuvendi të bëhet më vonë për të vënë punët në vijë.

Kjo është një zgjidhje për të gjithë. Nuk është vetëm për dy.

Për një PD të pastër, të fortë dhe konkurruese!

2 komente në “Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy”

  1. dy BB duhet te largohen dhe zjarrin SHQUPIT says:

    Ne Pd tani duhet te filloj pastrim fizik dhe kete e ben doktori qe ka prevoj nga 1998 qe me arkmortin e Azem Hajdarit shpartalloi deren e kryeministris, per kete e garantoi pd se ky eshte i duhuri
    Tani besoj se eshte radha e bashes
    Sali Lushaj me bandat e berishes eshte gati pret vetem urdheri dhe keta kamikaz berisha i ka ne shumice
    Lul basha duhet te marrin plackat ti vene zjarrin shqupit kjo sa me shpejt fiton basha dhe shqiperia
    opozit te dalin dulja, ndoka paloka, dashi e ca budallenje te tjere
    tung per sot

  2. John says:

    Me sa shoh unë i vetmi pretendent me dy pare mend, në atë parti është Kadilli. Është koha që demokratët t’i thërrasin mendjes. Asnjë shqiptari të ndershëm nuk i intereson shkatërrimi i PD-së. Basha dhe Berisha e kanë përfunduar ciklin politik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje