Vrasja e Remzi Hoxhës, gazetari: Ilir Kumbaro është arratisur në Brazil

25 Tetor 2021, 17:23Politika TEMA

Ilir Kumbaro, një prej të akuzuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës rezulton të jetë arratisur në Brazil. Gazetari Artan Hoxha tha në studion e ABC përballë koleges Juli Xhokaxhi se informacioni i fundit ishte se ai qe arratisur nga Britania e Madhe në Kinë, por së fundmi është zbuluar se ai ndodhet në Amerikën Latine.

“Ilir Kumbaro në Amerikën latine. Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete. Informacioni i fundit ishte se mund të ishte larguar nga Britania në Kinë. Nga kërkimet që kanë bërë vetë bashkëpunëtorët e vet, ai ndodhet në Brazil. Nuk po punohet ende në Shqipëri.

Është një ngjarje që e ka penalizuar Shqipërinë gjithandej. Është një ngjarje që ka emra, ka autor. Prokurori që hetoi çështjen, vdiq në rrethana që nuk i sqaruam dot kurrë. Drejtori i SHIK-ut të Tiranës u rikthye në detyra të rëndësishme dhe shërbeu si drejtor i tatimeve”, u shpreh Artan Hoxha.

Hoxha ndau detaje nga vendosja e emrit të një rruge në Shkup “Remzi Hoxha”. Ai tha se kjo është rruga e tretë që merr emrin e tij, ndërsa familjarët i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare vendosjen e një pllakate përkujtimore në Vain ku dyshohet se është vrarë dhe një rruge në Tiranë ku ai është rrëmbyer.

“Ky ka qenë përvjetori më me pak impakt në Shqipëri. Familjarët e tij janë përpjekur të jenë gjithmonë me prezencë në Shqipëri dhe Kosovë. Këtë radhë kishin zgjedhur Shkupin.

Qyteti i tretë me hapësirë shqiptare, që ka vendosur një rrugë me emrin Remzi Hoxha. Kemi tre rrugë, në Ferizaj, Kaçanik dhe tani edhe në Shkup rrugë me emrin Remzi Hoxha.

 Nipi i Remzi Hoxhës ka marrë emrin e gjyshit të tij. Ata i kërkuan autoriteteve shqiptare të vendoset një pllakatë në Vain dhe Tiranës t’i vendosë emrin një rruge, aty ku është rrëmbyer. Ajo që ka ndodhur me Remzi Hoxhën është provuar që kemi të bëjmë me krim shtetëror.

Familjarët nuk e kanë çuar çështjen në gjykatë ndërkombëtare për t’i shkaktuar një dëm shtetit pasi është krim shtetëror. Fakti që është nga ngjarjet e rralla ku nuk është gjetur trupi”, deklaroi Hoxha.

10 komente në “Vrasja e Remzi Hoxhës, gazetari: Ilir Kumbaro është arratisur në Brazil”

  1. Zoni ijes says:

    Ja ja gjeti vend strehimin ketij ky muzhiku, o zot sa fytyre mut eshte sa here flet vetem rrena nxjerr
    Per mua ky eshte i lidhur fort me boten e krimit
    SPAK duhet ta investigoj dhe do nxjerrin material te pa pare

  2. Sali bolleku per familien e tij says:

    Nuk ka rendesi ku eshte,por si jeton,kush e furnizon me dollare…
    Mos familja berishovic e furnizon me dollare qe te jetoj e te udhetoj e te maskohet.

  3. Iliri says:

    Vrasja e Remzi Hoxhes? Ai jeton diku me identitet te rreme qe ti shpetoje denimit qe ka gadi ne vendin e tij, Maqedoni, per pjesmarrje ne atentatin ndaj ish Presidentit Kiro Gligorov. Lojrat me “vrasjen” e tij i sherbejne fshehjes tij.

    1. ben says:

      Iliri-hajde mendje te ndritur qe me paske! Nga i nxirrni keto gomarlleqe more aman? Nuk ta uroj kurre as ty dhe as ca te tjereve si ty, qe te te ndodhe ajo qe i ka ndodhur ketij te shkretit. Sipas teje Remzi Hoxha jeton i fshehur duke praktisur familjen …
      Keto jane alibirat e ‘qytetarit dixhital” qe vetem handikapatet i besojne.
      Nje fjale e vjeter shqiptare thote:
      “Mire se na ngordhi kali, por nuk na lene rehat as mizat …”

  4. Sindikata e Suflaqeve says:

    Mirela Kumbaro koordinon me Brazilin.

  5. sokol Gogo says:

    Cfare ishte ne te vertete Remzi Hoxha? Biznesmen duralumini apo spiun?
    Spiun per llogari te kujt?

  6. Vranakonti says:

    Me dollar e furnizon Sali Berisha per sherbimin e madh qe Kumbaro i beri Saliut. Dihet kushe e vrau Remzi Hoxhen, por keta te drejtesise shqipetare nuk kane koqe t’ja thon pa le pastaj t’a hetojne. Ai qe heton Sali Berishen duhet t’i ket koqet sa te demit.Kurse hetuesit tane i kane sa te lepurit.

  7. Perse na boni cirk me Ambasadoret Angleze ktu dhe derdhni shampangna me kta Maskarenje
    qe ne shekuj kane punuar kunder Shqiperise dhe Coptuan Harten e ktij KOmbi
    rrembyen Florirn e Bankes etj etj poshtersi pafund
    dhe asnji bir Kurve ne ate vend ,nuk del ne TV ta therrasi nqs nuk vjen ta Konfrontoje direkt ne FB
    dhe pyes se kujt Morali i sherben Politika e Anglise duke ndihmuar arratisjen e nji Krimineli
    te shume kerkuar ne Shqiperi ?????
    Pra ju thjeshte derdellisni medieve ,me terheq vendeje ne Oponion ,nderkohe qe nuk veproni
    dhe nuk investigoni asgje !
    Cdo te thote kjo metode qe nuk zbardh e nuk ve para pergjegjesise asnji ?
    Mesiguri qe Shteti Angleze di saktesishte se ku ndodhet Krimineli .
    Boll me bla bla bla hapni gojen veproni ose heshtni e mos gojoni medieve kot

    1. oficeri says:

      Fare e thjeshte pergjigja per pyetjen qe shtron-Interpoli funksionon ne baze te ligjeve dhe marrveshjeve nderkombetare duke respektuar ligjet e vendit ku arrestohet nje i kerkuar nga nje vend tjeter. Keshtu, njera nga rregullat kryesore eshte qe shteti qe ka kerkuar ekstradimin te dergoje kerkesen brenda nje afati te caktuar brenda te ciles i ndaluari mundet te mbahet ne gjendje arresti. Kur keto afate kalohen dhe nuk dergohet leter kerkesa, i arrestuari lirohet.
      Dikush, ne anen tone i vonoi letrat dhe kur ato arriten, Ilir Kumbaro ishte kohe qe kishte lene qeline.

  8. Bino says:

    Siguro që berisha në lidhje me struktura të britanisë në kohën që ishte president, i dhanë mundësinë e largimit kur kumbaro ishte në arrest shtëpie dhe me byzylyk në këmbë. Për berishën është njeriu që paraqet shum rrezik për atë çka ai ka kryer në emër të berishës. Sot ai kërkohet nga njerëz të berishës për ta zhdukur dhe ashtu do ndodhë. Shteti në bashkëpunim me këdo shtet tjetër, do ta kish nxjerrë në brimën e miut po të donte, po nuk duan, sepse është histori me njerëz në pushtet ku u implikuan me dashje dhe pa dashje në shum krime. Kumbaros kërcënimi i parë i vjen nga vet berisha, pastaj nga ligji. Kumbaro dhe sefgjini janë bashkë për të eleminuar njëri tjetrin me një urdhër të berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. A
    Ada Hysi

    Thjesht termi "krim shteteror", sic e pame dhe dje ne vendimin e Strasburgut per "21 janarin"; tregon se keto jane ngjarje te medha me prapavije nga matrixi; pastaj nese kllounet e politikes shqiptare i zbatojne me/pa vetdije, eshte thembra e akilit ne keto dinamikat e jetes se dashur ne matrix.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje