Partia Demokratike ka dorëzuar dy kërkesa në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Becchetti.
Kërkesa për Gjykatën Kushtetuese është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti.
PD kërkon të hetojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro. Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni u rrëzua nga shumica socialiste, por PD është e vendosur dhe për këtë arsye ka dërguar çështjen për zgjidhjen e kompetencës në Kushtetuese.