Kriza energjetike, Luljeta Bozo: Kush e dinte se do kishte tre vite thatësirë?

25 Tetor 2021, 12:42Politika TEMA

Deputetja socialiste Luljeta Bozo, anëtare e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese tha në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, se rënie me një metër e nivelit të Fierzës do sillte ndryshime të mëdha.

Ajo deklaroi se nëse do konstatohen shkelje do kemi të drejtë të flasim për keqmenaxhim të situatës energjetike.

Bozo shtoi se nuk ka një keqmenaxhim të kaskadës, duke ngritur pyetjen se kush do e kishte menduar se do kishte një thatësirë të tillë që do zgjaste për tre vite.

“Hidrocentrali i Fierzës ku bie niveli qoftë edhe me një metër është një gjë e jashtëzakonshme. Ka disa terma që nuk ka të drejtë asnjeri t’i shkelë. (Më fal të mbaroj, dy fjalë, unë nuk flas shumë). Kush i mbush rezervuarët?

Unë jam inxhiniere ndërtimi. Nëse ka vërtetë shkelje kemi të drejtë të flasim. Nuk besoj se ka një keqmenaxhim të kaskadës. Skavica do ishte rregullator por erdhën ndryshimet dhe nuk u krijuan mundësitë. Kush e kishte parashikuar se do kishte tre vite një thatësirë të tillë”, deklaroi Bozo.

1 komente në “Kriza energjetike, Luljeta Bozo: Kush e dinte se do kishte tre vite thatësirë?”

  1. Indignados says:

    Zonja Bozo
    Menaxhimi nuk eshte = me menaxhimin e prurjeve te ujrave te shiut, kaq gje duhet ta dini. Me mire flisni per termetin dhe sigurime e ndertimeve (qofte edhe te digave te hidrocentraleve) por mos merrni persiper te flisni per ceshtje per te cilat sic duket nuk ia keni haberin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje