Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret plot mister, mungojnë 2 telefona, “zbërthimi” i tyre pengesë për hetimet

26 Tetor 2021, 13:05Kronika TEMA

Prokuroria e Kavajës ende nuk ka marrë të dhëna nga telefonat celularë, që ju gjetën katër turistëve rusë që humbën jetën në hotelin luksoz në Qerret të Kavajës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë të llojit Iphone.

Ekspertët nuk kanë mundur dot që t’i hapin telefonat për të marrë të dhëna të cilat do t’i ndihmonin hetuesit për të kuptuar se me kë kanë komunikuar  turistët përpara tragjedisë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e izralitëve dhe telefonat pritet që të dërgohen në Izrael për t’i hapur ato.

Sipas grupit hetimor kjo kërkesë është bërë pasi sipas tyre zbardhja e bisedave apo telefanata që ata kanë kryer mund ta ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë një enigmë tjetër e hetuesve është se turistëve i janë gjetur vetëm dy telefona, megjithëse ata ishin katër persona.

Nuk dihet se cilëve nga familjarëve rusë i përkisnin telefonat dhe nuk dihet se cili nga viktimat kanë qenë pa telefon. Edhe pse hetuesit kanë kontrolluar për gjetjen e telefonave të tjerë, nuk kanë mundur të gjendet as në pishinën ku u gjenden viktimat dhe as në dhomat që ata kishin rezervuar në hotel.

2 komente në “Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret plot mister, mungojnë 2 telefona, “zbërthimi” i tyre pengesë për hetimet”

  1. Roberto says:

    Shikoni se mos i kane marre personeli i Hotelit. Dikush orej tyre do i kete marre ose???????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!. Mbetet per tu verifikuar nga organet e hetimit.

  2. Daj Semi says:

    Po i cuat ne Izrael zëre se i çuat ne Rusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje