A do të shkojë Rama në Komisionin Hetimor për zgjedhjet? Përgjigjet kryeministri

27 Tetor 2021, 20:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të paraqitet në Komisionin Hetimor për zgjedhjet. Edhe pse nuk ka marrë një ftesë nga opozita, ai thotë se është në dispozicion dhe nuk ka asnjë problem për të folur për gjërat që do ti kërkohen.

Pas mbledhjes me krerët e degëve të PS, në selinë rozë, kryeministri Rama u shpreh se PD tashmë i ka humbur zgjedhjet dhe se historitë me masakra, sipas tij janë propagandë.

“Nuk kam asnjë problem, unë nuk kam pasur një ftesë, por jam patjetër në dispozicion. Nuk kam asnjë problem për gjërat do më kërkohet për të thënë atë që unë kam për të thënë. Nuk kam probleme. Ai është një komision që është ngritur me kërkesën e opozitës. E dimë si kanë rrjedhur ngjarjet.

Ai është një komision që është ngritur me kërkesën e opozitës. E dimë si kanë rrjedhur ngjarjet. Nuk ka jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë, apo të angazhuar në zgjedhje si një votues i lirë, pa qenë i lidhur drejtpërdrejtë me një parti, por nuk ka as mes demokratëve dhe kjo del për ditë e më e qartë se PD ka humbur zgjedhjet. Pastaj këto historitë me masakra dhe përralla të tjera janë propagandë që është puna e tyre”, tha Rama.

Kujtojmë që Komisioni Hetimor ka nisur punën, por disa herë me radhë mbledhjet nuk janë zhvilluar normalisht, pasi mazhoranca i ka braktisur punimet.

Nga ana e saj, opozita ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të thirret në Komision dhe se kjo kërkesë nuk do të hidhet në votim.

2 komente në “A do të shkojë Rama në Komisionin Hetimor për zgjedhjet? Përgjigjet kryeministri”

  1. zylyf kasemi says:

    Po është se Edi ju a bëri çarçaf partinë , jeni ju guakë …..
    Kurrë mos e kërko të keqen tënde tek tjetri.
    Ju u bëtë gazi i rruzullit me ” faltore” e kërkoni të qeverisni.

  2. lejlek says:

    Edi bën mirë të urdhërojë Salillarët të hapin nënkalimin te ura e Lanës në Astir sepse njeriu kalon pesë xhade për të kaluar në Laprakë…… përmes makinash e shoferësh nula.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje