CDC propozon dozën e katërt të vaksinës kundër Covid

27 Tetor 2021, 11:49Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara janë tashmë në procesin e administrimit të dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.

E teksa vijon procesi për dozën e tretë, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka vendosur në “tavolinë” propozimin dhe për dozën e katërt.

Në një deklaratë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se disa njerëz të moshës mbi 18 vjeç, mund të marrin një dozë të katërt të vaksinës kundër Covid-19.

“Qoftë Pfizer ose Moderna, do duhet të jenë në gjendje të bëjnë një dozë të katërt”, thuhet të njoftim.

Doza e katërt duhet të jepet të paktën gjashtë muaj pas dozës së tretë përforcuese të vaksinave Pfizer ose Moderna, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

3 komente në “CDC propozon dozën e katërt të vaksinës kundër Covid”

  1. Shqiptari says:

    Sikur ta pinim cdo mengjes me kafen do ishte me mire.

    1. Arjan says:

      ahahahahahahhahahaha…sa do ta thosha une po e ke thene para meje…

  2. helena e trojes says:

    Pjese nga filmat dhe teatrot shqiptare

    hajde shosha shosha
    merrni qumesht
    hajde qofte te ngrohta
    merrni kinina kunder malarjes
    shkrepse te mira te parrezikshme te fabrikes Llapshin

    Hajde vaksina, merrni vaksina, 3 per 4! 2 per 3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje