Fatos Lubonja e dredh: Nuk kam mbështetur djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, më keni keqkuptuar

27 Tetor 2021, 09:38Politika TEMA

Fatos Lubonja ka qenë një ndër gazetarët që e ka mbështetur publikisht aksionin e opozitës për djegien e mandative dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore.

Por duke qenë se ky aksion dështoi dhe çoi në fitoren e mandatit të tretë të Edi Ramës, Lubonja tani thotë se në fakt ka thënë ndryshe.

Ai shkruan për “Panorama” se nuk ka qenë për bojkotin e sistemeve formale, por atyre informale, dhe këtu thotë se ka parasysh ologarkët.

“Ka qenë një fazë kur kam mbështetur ardhjen e Ramës në pushtet në 2013 jo pse kisha besim se ai do të sillte ndryshim, por me idenë se shqiptarët duhet ta provonin Ramën sa më parë që të bindeshin përfundimisht se edhe ky është pjesë e sistemit në mënyrë që të shpejtonin krijimin enjë opozite antisistem. Me këtë ide, më 2015 kam mbështetur lëvizjen qytetare me në krye kandidatin e tyre Bojaxhi për Bashkinë e Tiranës si dhe më pas “Libran” e Ben Blushit.

Duke parë dështimin e Bojaxhiut dhe Blushit, në një fazë të dytë i jam kthyer opozitës së vjetër me idenë (pragmatiste) se për të ardhur në pushteti PD ishte “e dënuar” të godiste edhe sistemin bashkë me Ramën, pasi tashmë ato ishin bërë dy anë të së njëjtës medalje.

Në fakt, opozita provoi të bënte disa akte që u interpretuan si dalje nga sistemi, siç ishte çadra me sloganin “për republikën e re” apo kur la Parlamentin. Por këtu më duhet të sqaroj se me sistem nuk kam parasysh institucionet formale, por “institucionet” informale që qëndrojnë prapa kësaj fasade, që ndryshe i quajmë kapësit e shtetit.

Kurse opozita e çadrës dhe e braktisjes së Parlamentit e përqendroi sulmin e vet tek Edi Rama, pa kryer goditje serioze ndaj anës tjetër të medaljes, për shembull pa mbështetur fuqimisht njerëzit e Astirit apo protestuesit e Kukësit, pikërisht për shkak të miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj të vjetër të sistemit.

Më në fund, duke parë se partia e Ramës po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme pasi grumbulloi rreth vetës të gjithë oligarkët e sistemit dhe mediat e tyre duke rrezikuar asgjësimin e çdo hapësire të mbetur demokratike, kalova në një fazë të tretë kur fillova t’i mëshoj idesë, aspak entuziazmuese, por si alternativa më realiste e mbetur: “më mirë tri banda se një bandë””, shkruan Lubonja.

5 komente në “Fatos Lubonja e dredh: Nuk kam mbështetur djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, më keni keqkuptuar”

  1. Jon says:

    Gezata Tema, ky tipi ne FB ka diku te 10 like. Se kuptoj pse i jepni hapesire dhe amplifikoni deklaratat e tij. Lereni ne pune te vet, apop edhe ju cte beni tani, puna me e lehte

  2. 1 says:

    Tani je ne fazen e katert dhe kerkon rikthimin e Berishes ne pushtet.Ske faj burgu te shkateron dhe ti duhet te vizitohesh

  3. Naim Frashëri says:

    Jo Fatos ,po Putana Lubonja e Dredh.
    Spiuni i Babait te Vet,
    Ky Psikopat Ordiner.

  4. gjergji says:

    Mos genje o Fatos.Hiq dore nga genjeshtra e mashtrimi.Ti o Fatos,Bejtja,Shkullaku,Hoxha e shumica e opinionistave te ekraneve televizive ishit perkrahesit e fuqishem te gjitha veprimeve idiote te kryera nga PD bile ishit e jeni stimulantet kryesor te agresivitetit te jashtezakonshem te demonstruesve ne protestat e organizuara nga PD.Ishit per “cadren” e PD dhe per “djegjen e mandateve”,ishit e bet thirrje per protesta te ashpra e agresive,ishit kunder zgjedhjeve vendore,zenedhesit kryesor te degjilimitetit te parlamentit pas daljes se opozites nga parlamenti.Jeni grupi i gazetarve kryesor qe perkrahni njeriun me te korruptuar re shtetit shqiptar,ishit ju qe mashtruat kombin mbi vrasjen e 4 protestuesve,ishit ju qe kolegut tuaj ju “dhuru” plumbi ne at proteste e ju e braktiset ate. Jeni ju,ky grup gazetaresh qe delni hapur ne perkrahje te Berishes e veprimeve te tija e nuk thoni te verteten kryesore se :Berisha eshte pesonaliteti me i korruptuar shqiptar i 30 viteve te fundit i shpallur boterisht nga DASH qe mbeshtetet nga dokumentacione te ndryshme te ndodhura ne drejtorir qenrore te DASH.e jo vendim personal.
    Ishit ju qe sulmuat policin e shtetit ne kryerjen e detyres saj,ne vend qe ta perkrahnit ate si cdo njeri .Jeni ju qe hedhni balte per cdo gje,shumica krejtesisht te padrejta e shfrytezoni “lirin e fjales e shtypit” per qellime personale keqdashese.
    UN TE KUPTOJ MIRE GJENDJEN TENDE AKTUALE,QE PASI SULMOVE E BALTOSE CDO AKT APO VEPRIM TE QEVERIS HEDH TEZEN:NUK TE KUPTUAM. sI INTELEKTUAL NE EMIGRACION TE THEM TURP TE KESH se ato qe ti ke shruar dalin nga truri yt tashma i demtuar rende(pasoj e burgimit te gjate) e fjalet nga gjuha yte e gjate.

  5. qazim says:

    Hik mor pirdhu,deshtak ne rini,deshtak ne pleqeri.Kurdohere,deri sa te tundesh kembet do te ngelesh DESHTAK.Mjere ata qe te ndegjojne dhe mbeshteten prej teje.Fryme e keqe e trasheguar qe atehere kur ishe ne bllok e kujtoje se ishe bota ngaqe te llastonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje