Incidentet në derbi, FSHF-ja masakron Partizanin

27 Tetor 2021, 18:38Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që lamë pas në Kategorinë Superiore dhe kategoritë inferiore. Skuadra e Partizanit është ajo që e ka pësuar keq teksa është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë për thyerjen e stolave dhe hedhjen e flakadanëve në fushë.

Gjithashtu edhe Ilir Daja është pezulluar për 2 sfidat e ardhshme për protestat ndaj zyrtarëve të sfidëve.

Nuk ka shpëtuar as Tirana që është dënuar me 2 milionë lekë të vjetra për dëmtimin e stolave në “Air Albania Stadium. Më poshtë njihuni me gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës.

NJOTIMI

KF Tirana, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 64/1, 64/5, 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2 komente në “Incidentet në derbi, FSHF-ja masakron Partizanin”

  1. Roberto says:

    Ca lesh komisioni disipline jeni o plehra??? Denoini me burg ata qe shkaterrojne pronen dhe mos u merrni me gjoba. A i keni pare ndeshjet jashte?? Nuk ja mban askujt te hedhe shishe apo sende te forta ne fushe ndersa ketu hani gjoba sepse lejoni Ultrasit e njeres apo tjeters skuader si dhe tifozat e dhunshem perfshire edhe ata te Kosoves.Po nuk denuat sic duhet i gjithe stadiumi do gjymtohet.

  2. Sportedashi pyet: says:

    Kush i futi mietet piroteknike, tymusat, kapsollat dhe fishekzjarret brenda ne stadium?
    Nese jane futur nga jashte stadiumit edhe pse u be nje kontroll para hyrjes nga policia , drejtuesi i larte i shtetit duhet te marri masa te rrepta ndaj vartesve te tyre sepse Ata jane kopromentuar duke i lejuar keto mjete piroteknike.
    Nese keto mjete piroteknike jane futur para se tifozet te futen ne stadium , kryetari i FSHF duhet te japi dore heq Jen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje