Akuza e fortë e Bashës: Bossi i kokainës ka rezervuar një kat pallati në mes të Tiranës, Ramën e njoftuan partnerët ndërkombëtarë

28 Tetor 2021, 11:23Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë nga foltorja në Kuvend.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për zvarritjen e procesit të rindërtimit, Basha tha se pandemia nuk kishte penguar ngritjen e një kulle me 50 kate në mes të Tiranës.

Madje ka shkuar edhe më tej, duke i bërë me dije se një “boss kokaine” kishte rezervuar një kat në ndërtesën që ende nuk ka përfunduar, por nuk përmendi emër.

Basha u shpreh se partnerët ndërkombëtar e kanë informuar kryeministrin se një bos kokaine ka rezervuar një kat të tërë në këtë pallat.

“Se çfarë katastroffe ka qenë me pandeminë dhe me rindërtimin shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para për propagandë, faktet janë aty. Aty ku ende njerëzit jetojnë në çadër, apo në banesa me qera.

Hajdutët e fatkeqësisë kanë planin që në zonën ku rrafshuan pallatet në Kombinat të ndërtojnë projektin, për të pastruar paratë që politikanët i kanë vjedhur qytetarëve, sigurisht në bashkëpunim me paratë e krimit që mban regjimin.

Sigurisht nëse ka diçka për të mbajtur duart me hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë. E regjimit të instaluar duke blerë vota, duke shkrirë në një regjimin me partinë dhe të parit të këtij regjimi që krekoset me këtë pleh që nuk ka lidhje me demokracinë dhe me rrugëtimin europian.

Ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë sot. Ndërkohë që Covidi ju pengoi të ndërtonit shtëpi, nuk ju pengoi të ngrihej kulla me 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët, krimin e organizuar dhe bosët e kokainës.

Siç e di edhe ti fare mirë, siç e di dhe unë nga partnerët tanë, ndoshta ta thotë dhe drejtori yt i ri se cili bos kokaine ka rezervuar çfarë kati te ndërtesa më e lartë në Shqipëri, që Covidi nuk e ndaloi”, tha Basha.

5 komente në “Akuza e fortë e Bashës: Bossi i kokainës ka rezervuar një kat pallati në mes të Tiranës, Ramën e njoftuan partnerët ndërkombëtarë”

  1. Let's go Edver says:

    Jo bre, po e tradheton dashnorin, thua?
    =
    lol
    =
    Kamarjeri vs Piktori

  2. Britney Spears says:

    Per ke e ka fjalen pak ndihme?

  3. Murrizi says:

    Gruaja dhegocen e MYSLYM MURRIZIT, pyetni!!!!

  4. Dashi says:

    a ti je rrot kari o Lyl!

  5. Basha karajfili …t’i jep llogari per vilat e tua,,,,me cfare biznesi merresh per aq para maramendese ,apo ke akoma pare nga ato te firmave piramidale…
    nga leket e popullit fukara qe shiten shtepi e cfare kishin…….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje