Deputetja e PD Merita Bakiu ka bërë përgjegjës për helmimet në Krujë, kryetarin e Bashkisë Artur Bushi, ndërsa ka kërkuar që ai të dorëhiqet.
“Jemi të shqetësuar për situatën dikush duhet të mbajë përgjegjësi. 1200 qytetare te helmuar nga uji i pijshem. Kryetari i Bashkise Artur Bushi duhet te jape doreheqjen. Pergjegjes kryesor per helmimin masiv te krutaneve. Në përgjigjet që kanë ardhur mendohet se është kontaminimi i ujit”.
Ndërkohë, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se qeveria duhet te kishte pranuar që të diskutonim sot në parlament mbi këtë çështje të rëndë. Duke e quajtur këtë një krim masiv, deputeti shtoi se institucionet duhet të lëvizim që të gjejnë përgjegjësit.
“ Çfarë ka ndodhur kush e ka shkaktuar, së paku 1200 qytetarë të Krujës janë shtruar në ambientet spitalore pa ëprmendur këtu gjithë pjesën tjetër që është në shtëpi. Kush e ka shkaktuar pse e ka shkaktuar e patë dje përgjigjen e kryeministri, kam pirë vetëm një gotë nujë para ca kohësh dhe tani sdua tja di. E ka detyrë politike, njerëzore, ligjore, e hedhin topin. Bashkia ujësjellësi policia prokuroria, njerëzit atje janë duke vuajtur, askush nuk u ndodhet afër. E gjithë kjo verbëri është një problematikë që duhet ta ngremë.
Me kërkesën që paraqitëm në parlament për ta diskutuar. Skemi projektligj tha kryetarja e parlamentit. Të mos e kërkojme tani por pas disa muajsh pasi të ketë ndodhur ndonjë ftkeqësi tjetër? Jo duhet bërë sot kërkesa e llogarisë. Qeveria duhet te kishte pranuar te diskutonim sot ne parlament helmimin masiv. Vetem nga kembengulja e PD, nga prania jone e vazhdueshme ne Kruje, insotucionet po levizin nga nje kembe per te nxjerre pergjegjesit. Ky eshte nje krim masiv. Ky është një krim masiv dhe duhet të gjejmë përgjegjësit”, deklaroi Alibeaj.
Ta quash krim, duhet ta denoncosh zyrtarisht ne prokurori. Ne paralament fjala “krimi” s’duhet permendur per ata qe kane mend dhe kuptojne qe perse i zgjedh populli parlamentaret.